Hillari Klintonit i bie të fikët, përplas kokën

anazapta

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka pasur një problem shëndetësor ditën e djeshme. Sipas mediave amerikane, zonjës Klinton i ka rënë të fikët dhe ka përplasur kokën. Departamenti i Shtetit ka njoftuar sot se shefja e diplomacisë amerikane është në gjendje të mirë dhe po pushon në shtëpinë e saj.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit vjen menjëherë pasi në mediat amerikane filluan të qarkullonin hipotezat se Xhon Kerri do të emërohej në postin e sekretarit të shtetit. Sipas gazetës “Chicago Sun Times”, Obama ka zgjedhur senatorin e Masaçusetsit si kreun e ri të diplomacisë amerikane.

Ndërkohë, sipas CBS, gjendja e të fikëtit të zonjës Klinton është shkaktuar nga dehidratimi i provokuar nga një virus i përhapur në aparatin e tretjes. Ka qenë pikërisht ky virus shkaku i anulimit të pjesëmarrjes së saj në samitin e miqve të Sirisë, në Marrakesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *