5000 rrënjë kanabis në avion, arrestohet njëri nga pronarët e Coca-Colës

Elena Tase

Alki David, kreu i Coca-colës greke është arrestuar së bashku me Chase Ergen, partnerin e tij të biznesit pasi u kapën me 5000 rrënjë kanabis në vlerën e 1.3 milionëve dollarë.

Kanabisi u gjet në avionin e tij privat, ndërsa David dhe Ergen pretendojnë se e kanë transportuar si pjesë të biznesit të tyre të ri, për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’, pasi deklaruan se po punonin për të siguruar që ishulli të merrte vendin e duhur si lider në industrinë e kanabisit ligjor CBD.

“Synimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Zvicër për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis, midis produkteve më të kërkuara në botë. Është qëllimi ynë që së shpejti të shohim një rritje në GDP e vendit dhe nga kjo do të përfitojë të gjithë. Është një iniciativë e zhvillimit ekonomik”, thanë ata.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *