Ditën e sotme kanë marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tre kandidatë të rinj.
Përkatësisht KQZ i ka dhënë mandatin Suzana Topit nga lista e LSI-së në Elbasan, ndërsa nga lista e PD-së në Tiranë, KQZ i ka dhënë mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplinit.
Në qarkun e Elbasanit, Suzana Topi ka qenë e fundit kandidate nga listat e LSI-së që ka marrë mandatin pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark.
o.j/dita
