Zgjedhjet europiane, BE paralajmëron për manipulime ruse

DITA Online

Më pak se dy javë përpara zgjedhjeve evropiane, Komisionerja e Drejtësisë e BE, Vera Jourová paralajmëroi për rrezikun e manipulimit të tyre sidomos nga Rusia. “Ne nuk duhet të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve të falsifikohen me anë të ndërhyrjeve qoftë edhe në një shtet të vetëm anëtar. Këto zgjedhje janë përcaktuese për Europën”, u tha Jourová gazetareve të Rrjetit Redaksional Gjermani (RND).

Për politikanen çeke, fushatat e organizuara të dezinformimit nga bota e jashtme synojnë të konstatojnë polarizimet në shoqëri dhe t’i intensifikojnë ato. “Kjo e bën të vështirë dallimin e tyre. Po përjetojmë një garë dixhitale armatimi, Europa duhet të përgatitet”, ka deklaruar ajo.

Komisionerja ka shpjeguar se ekziston një njësi e veçantë në Shërbimin e Jashtëm Europian, që zbulon dezinformime nga Rusia. I ashtuquajturi “Grupi i punës për komunikimin strategjik ndaj Lindjes“(East StratCom Task Force) ka për detyrë vlerësimin e medieve ruse dhe identifikimin e mesazheve të manipuluara edhe në publikime të tjera.

Lufta kundër fushatave të dezinformimit, sipas Jouraves, do të mbetet një çështje qendrore, “edhe pas zgjedhjeve europiane”. Komisioni europian është i shqetësuar prej muajsh nga gjasat që Rusia mund të ndërhyjë në veçanti me anë të të ashtuquajturve “bots sociale”, që do të thotë të krijojë automatikisht kontribute në këto rrjete.

Sipas ekspertëve, fushatat e dezinformimit mund të kenë ndikuar në debatin e referendumit para-Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit 2016 në SHBA.

burimi: dw

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Pamvartesisht nga Putini, kjo Europe nuk mund te shkoje perpara keshtu e komandueme nga Gjermania dhe nga Franca pa marre parasyshe edhe mendimet dhe interesat e shteteve te tjera antare.

  • Edhe Partite qe marrin pjese ne zgjedhjet per PE,po i paraprijne humbjeve me rrezikun e “nderhyrjes Ruse”! Kaq i paafte eshte “kontinenti Europian” sa te mos jete ne gjendje te parandaloi “kete nderhyrje” kur ka perpara edhe pervojen e zgjedhjeve presidenciale Amerikane ,ku Trwmp po zhvillon prej gati tre vitesh me dhjetra seanca gjyqsore dhe qe ka ndryshuar disa prokurore e shefa zbulimi dhe me ne fund deklaroi se ne zgjedhjen e tij nuk ka pasur nderhyrje Ruse!Po Europa nga se friksohet ; nga Rusia apo nga e djathta ekstreme qe po vershon ne shumicen e vendeve te BE?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *