Të ardhurat lokale tejkalohen me 1.5 miliardë lekë

Bora Basholli

Me rreth 1.5 miliardë lekë është tejkaluar plani i mbledhjes së të ardhurave nga taksat lokale, në 4 mujorin e parë të këtij viti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bën të ditur se, të ardhurat nga taksa lokale janë rritur me 40% në raport me të dhënat e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale, që ndërmori qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorët e huaj, po jep rezultatet pozitive edhe në mbledhjen e të ardhurave financiare për bashkitë, që janë faktorë në më shumë investime për komunitetin dhe zonën.

Sipas ekspertëve, rritja e të ardhurave i adresohet edhe vënies në funksionim të sistemit Informatik të Zyrës me një ndalesë. Pjesa më e  madhe e bashkive në vend kanë vënë në dispozicion të qytetarëve ambiente moderne zyrash shërbimi me një ndalesë, ku janë vendosur edhe sportelet e shërbimeve që ofrohen nga qeveria qendrore ADISA duke e bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët për shërbime dhe veprime financiare.

Modernizimi i këtij shërbimi që ofron më shumë se 76 shërbime lejon shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor por edhe ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe burokracinë në shërbime.

Qeveria po çon me tej konsolidimin e Reformës Territoriale dhe Administrative, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian si modeli që zhvillon autonominë e bashkive dhe i zhvillon ato sipas nevojave dhe karakteristikave që kanë.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Normal qe jane rritur te ardhurat lokale se eshte rritur numri I lejeve te ndertimit per pallate. Taksa e ndertimit eshte rritur nga 2% ne 7% si dhe jane shtuar taksa te tjera lokale. Problemi eshte ku shkojne keto taksa, pasi cilesia e jetes ne qytet si Tirana bie per shkak te dendesise se madhe te ndertimit, trafikut te makinave, ujit te pijshem ne rubineta, kanalizimeve, plerave si dhe ajrit qe thithim.

  • Gjithe vemendja tek parate tuaja.

    Gjysma e ketyre perfundojne ne llogarite bankare

    te hajdutave qe votojme perpikmerisht sa here ka

    votime.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik,

    Eshte fajtor per keto vepra penale dhe jo viktime e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *