Rama intervistë për gazetaren serbe: Taksa, një klithmë politike

DITA Online

Kreyministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren serbe Ksenija Vuçiç shprehet taksa që u vendos nga qeveria e Kosovës, për mallrat nga Serbia është një klithmë politike.

Rama i pohoi gazetares serbe se në fakt Kosova ka pranuar të futet në dialog pa kushte me Serbinë, edhe pse siç theksoi kryeministri përpara saj, shqiptarët kanë qenë viktima të gjenocidit gjatë luftës.

‘Taksa që u vendos nga qeveria e Kosovës nuk është një masë tregtare por një klithmë politike. Kosova ka pranuar të futet në dialog që ishte i dhimbshëm për ta. Le ta pranojmë që shqiptarët kanë qenë viktima të një gjenocidi.

Përsëri ata e kanë nisur atë proces pa kushte. Ndaj duhet të gjejmë një rrugëzgjidhje dhe të nxjerrim mësime nga ngërçet tona. Taksa është një klithmë politike, dhe u e kam mbështetur si një nevojë për të ecur përpara’, tha Rama.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Leri mor denglat e “Trimit” se nuk je kerkushi te leshosh klithma kercenimi.Kosoven na e dha Amerika,nga ju “liderat e shquar ” nga hajvanlliku ka rrezik te humbi fare !
    “Taksa eshte klithme politike” simbas strategut ! Kur ne fakt taksa eshte qendrim ne vend numero,Status Quo, ate qe pikerisht i intereson Serbise,Mos ti fillojne kurre ndonjehere bizedimet.Ta mbaj Kosoven peng, te paralizuar,me ndermjetesine e dy antareve te keshillit te sigurimit me te drejte veto ne OKB. “Luani i Ballkanit “, tund boten.Fjala e RAMBOS ! Sharlatane ! Nga politikat tuaja te “mencura” Popullit te vuajtur te Kosoves i ndalohet levizja e lire,Pa le me te tjerat,

    Duke perfshire USA te paren,gjithe te tjeret Merkel, Makron,etj. jane kundra takses.Ka nje aresye pse refuzojne,apo jo ? Jo se ata jane kunder Kosoves,por situata eshte shume me komplekse.Vucic eshte skile,I thote hapur Europes,nuk negocijoj Kosoven pa Rusine ne tavoline.As ne NATO nuk pranon te futet.Negociata per investime Kineze.
    Kurse Ju,c’fare dipllomacie kenin bere Ju ? Megjithese keni karten me te fuqishme te botes ne dore USA.qe ju mbeshtet, Ju prap e humbisni lojen,vete asgje nuk keni nxjerre ne drite,vetem se trashni zerin kot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *