Kur shoh…
Kur shoh gjoksin e kërcyer,
që del nga këmisha,
s’di se ç’Zot më mban mbërthyer,
që s’hidhem mbi sisa!
21.12.2008
Kush ka puthur…
Kush ka puthur buzë prej çupe,
i ka buzët plot me mjaltë,
kush ka pirë prej asaj kupe,
nuk ka vdekje as në baltë!
Dhjetor, 2002
Mos u habisni!
Shtatë yje ka Arushë e Vogël,
shtatë yj’ që ndrisin nëpër netë,
po kur un’ sytë hedh në qiell,
nuk shikoj shtatë-po gjithnjë tetë.
Mos u habisni miq të dashur,
mos u habisni ju me mua,
shtatë yje janë të Arushës,
dhe një është vajza që unë dua.
Dhe shtatë janë mrekullitë,
e Botës gjer në lashtësi,
porse për mua janë tetë,
e teta mrekulli je ti.
Dhe jeta ka dy dimensione,
po njoh tri e s’është çudi,
dy janë ata që dinë të gjithë,
i treti dimension je ti.
Mos u habisni miq të dashur,
kjo nuk është vetëm fantazi,
ç’do vlente koha-hapësira,
sikur në Botë mos ishe ti?!
15 Maj 1978
Ti…
Ti dallëndyshe s’je,
që shkon e vjen,
pa mua si më le,
sërish më gjen.
Bruksel,24.04.2003
Sy të verbuar…
Prej teje një të vërtetë,
e kam mësuar:
“Fajtorë jeni përjetë,
sy të verbuar!…”
Më mirë ëndërromë!
Eh-ajo qepallë,
halë e hollë gruri,
më hëngri të gjallë,
më lojti nga truri!
Cicëzat e bardha,
cicëzat me maja,
lërmë t’i puth një herë,
se s’bëhet hataja!
Lermë t’i puth një herë,
Vito-moj lanete,
se i ke të tuat,
por s’i ke për vete!
-Nuk i kam për vete,
po as ty s’t’i jap,
po t’i dhashë një herë,
ti m’i kërkon prapë.
E duron dot zjarrin,
a mund të përgjigjesh?!
Më mirë ëndërromë,
se në zjarr të digjesh!
05.05.2003
Edhe për vete
Qe djegur lisi-qe bërë zgavër,
në anë të udhës ai nxinte,
për tjetër zjarr edhe rrufe,
tani aspak s’donte t’ja dinte!
A.DUKA
