Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i Majorit Klodian Tanushi, komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni, i cili humbi jetën në krye të detyrës në misionin e NATO-s.
Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij në vendin baltik, ndërkohë që në orën 13:10 aeroplani ushtarak me trupin e pajetë të Majorit Tanushi u ul në aeroportin e Rinasit.
Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.
Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.




o.j/dita
