Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë ku mbeti i vdekur një person.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

b.b/dita

Si “dyshohet” per nje viktime ?! Mos ka ikur gje me vrap ne drejtim te paditur ?