Më shumë se 9 grabitje, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi

Bora Basholli

Shkatërrohet një bandë shqiptare që sistematikisht kryente plaçkitje me armë në pikat e karburantit, në objektet private nëparkimin e makinave dhe të shtëpive në pjesë të ndryshme të Atikës.

Për rrjedhojë pas një operacioni policor të organizuar në Athinë, Kaisariani, Nea Ionia Acharnes dhe Artemis u arrestuan gjashtë anëtare të grupit, të moshës mes 22 dhe 41 vjeç, të cilët, sipas policisë, kanë kryer më shumë se nëntë plaçkitje me armë dhe një vjedhje.

Ata akuzohen për krijim organizate kriminale që kryen plaçkitje dhe vjedhje të rënda në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu me këtë grup është arrestuar edhe një 26-vjeçare greke e akuzuar për fshehje krimi pasi ka strehuar një kriminel 40-vjeçar shqiptar edhe ky pjesë e grupit.

Nga hetimet e policisë bëhet me dije se të pandehurit, për gjashtë muaj, rresht kishin formuar një organizatë kriminale që sistematikisht kryente grabitje të armatosura.

Personat tashmë të arrestuar vepronin në grupe prej dy deri në pesë persona, me një përbërje të ndryshme për secilin rast. Sulmet kryheshin zakonisht ne mëngjes nëpër biznese pas kërcënimit me armë zjarri dhe me armë të ftohta të mprehta.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *