Reshjet e shiut përmbytin Fierin, dhjetëra hektarë nën ujë

DITA Online

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore.

Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e ujit duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15  ha tokë bujqësore  dhe  sipërfaqe me sera.

Në Zharrëz është përmbytur edhe një pulari.

Bashkia Patos ka ngritur grupet e emergjencave civile për të marrë masat e nevojshme.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *