Lëvizja e fundit PD-LSI/ Patozi: KQZ të ndal urgjentisht këtë sulm provokues

Bora Basholli

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor. Kështu është shprehur kryetari i partisë më të re Bindja Demokratike Astrit Patozi.

Sipas tij, zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që mesa duket e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.

Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Kritike me vend.Ato nuk jane parti ne parlament.Nuk duan as zgjedhje.Atehere cfare mutin duan SHQUP-isat te perzihen me perfaqesues ne komisione zgjedhore.

  • Meshash me se i drejte , boll me pazare me kriminetin anti-shqiptar Berishovic e Like floririn shkaktarin e gjakderdhjes se 21 janarit .

  • Mesazh me se i drejte , boll me pazare me kriminetin anti-shqiptar Berishovic e Like floririn shkaktarin e gjakderdhjes se 21 janarit .

  • PER HERE TE PARE JAM PLOTESISHT DAKORD ME PATOSIN:
    Si mund te drejtojne procesin zgjedhor ata qe nuk marrin pjese dhe jane kunder zgjedhjeve?
    Si mund te lihet jashte komisioneve zgjedhore partija qe realisht eshte partija opozitare ne parlament? Aq me shume qe ka fillime te mbara me parime demokratike.
    Pazaret per kete problem jane destabilizuese dhe kunder produktive per procesin zgjedhor.
    Shpresojme qe nuk do te mino9het proçesi zgjedhor pa filluar. Ky eshte synimi i debuteteve te veteperjashtuar qe ndjekin taktiken finoke te Sali Berishes.

  • Asnje loje nuk behet pa ramen dhe ps nuk eshte vetem pd ne hall por edhe ps sepse cdo gje qe funksionon ne kete menyre eshte prodhim pd-ps

  • Per here te pare i jap te drejte Patozit. Perbindeshi mi Vicidolit po hedh hapat e pare per te shkaterruar zgjedhjet
    vendore te 30 qershorit 2019.

  • Z Patozi e perforcon thenien e Namik Hotit .Eshte e njejta bajge ,por e ndare ne disa pjese .Prandaj perendimi formoi SPAK ,per te prure politikane te rinj ne politiken Shqiptare . Me principe perendimore ,dhe kjo do sjelle qetesine e perehreshme ne Ballkanin perendimor .Ku i intereson perendimit dhe largimin perfundimtare me Rusin . Kush nuk e kupton eshte vetefajtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *