Muzikë dhe spektakël dritash për 130-vjetorin e Kullës Eiffel në Paris. Ajo është për Parisin si “Big Ben”-i për Londrën, apo Koloseumi për Romën. Kulla u ndërtua për dy vjet, dy muaj dhe pesë ditë me më shumë se 18 mijë pjesë hekuri dhe u prezantua për publikun në maj të 1889-ës.
“Dama e hekurt” u hap për publikun në 15 maj të 1889-ës si ekspozim universal që festonte 100 vjetorin e revolucionit francez. Fillimisht e lyer me të kuqe të fortë, u bë okër në vitin 1892, dhe më pas e verdhë në 1899. E lodhur për shkak të numrit të madh të vizitorëve, rreth 7 milion çdo vit ajo pritet të kryhet sërish, orë të 18-ën herë që nga ndërtimi i saj.
E gjatë 324 metra, 7.300 ton peshë, kulla nuk u pranua menjëherë nga francezët. Madje ndërtimi i saj u shoqërua nga një polemikë shumë e madhe, denoncime dhe peticione nga ata që e kundërshtonin. Për ekspozimin universal në vitin 1889 u hap një konkurs shumë i madh, që u fitua nga industriali Gustav Eifel, me keqardhjen e madhe të shumë artistëve të epokës, mes të cilëve dhe shkrimtari Guy de Maupassant.
Në shekullin XIX ishte simbol i një France që arrin fuqinë e saj industrial. Një shekull më pas përvjetori i saj u festua me disa organizime. Gjatë viteve Dama e Hekurt ka gjetur hapësirë në skenën ndërkombëtare duke përcjellë mesazhe politike dhe njerëzore.
v.l/ Dita
