Rrëfimi i Joan Gaspart: Shkuam në aeroport me tank për të firmosur me Maradonën

DITA Online
ESPAÑA FÚTBOL: BARCELONA, 04/06/1982.- El futbolista argentino Diego Armando Maradona, en el momento de la firma como jugador del F.C.Barcelona acompañado del presidente Jose Luis Nuñez. EFE/Kike Pérez de Rozas SPAIN FOOTBALL: BARCELONA, 04/06/1982.- The Argentine footballer Diego Armando Maradona, at the time of the signing as a player for the F.C.Barcelona accompanied by President Jose Luis Nuñez. EFE / apj

Nëpërmjet një rrëfimi në kanalin e Youtube “Idols”, ish-zv.presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka treguar se si drejtuesit e klubit katalanas u shoqëruan me tank, kur shkuan për të firmosur me Diego Armando Maradonën në Argjentinë. Bëhet fjalë për vitin 1982.

Mbaj mend se shkuam në aeroport me tank sepse policia na tha se kishte rrezik të na sulmonin në rrugën nga hoteli drejt avionit.

Të largoje Maradonën nga Argjentina në atë kohë ishte si një sulm ndaj tifozëve të Boka Zhuniors. Kështu që u futëm në tank dhe me makina dhe motorë policia na kanë shoqëruar deri te shkallët e avionit.  Ata nuk na braktisën derisa u ulëm”, u shpreh Gaspart.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *