Nëse konsumohet dy herë në javë, hudhra e pagatuar thuhet se përgjysëmon rrezikun për të zhvilluar kancer të mushkërive.
E zbulon një studim kinez i kryer nga “Jiangsu Provincial Centre for Disease Control and Prevention”, e botuar online në revistën “Cancer Prevention Research.” Kërkuesit kanë analizuar zakonet e të ushqyerit të 1424 pacientëve me kancer të mushkërive dhe i kanë krahasuar ato me zakonet e 4.500 njerëzve të shëndetshëm. Nga studimi u zbulua se, ata që konsumonin rregullisht hudhra të papërpunuara kishin një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të sëmundjes, madje edhe në rast të sjelljeve të rrezikshme, të tilla si pirja e duhanit dhe e cigareve. (Në duhanpirësit më shumë se sa i përgjysmuar, rreziku është i reduktuar me 30%).
Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse të njëjtat përfitime arrihen me hudhrat e gatuara. Në bazë të efekteve pozitive të hudhrës është alicina, një përbërës që vepron si antioksidant.

Hani hudhra o shqiptarë po a kini para që t’i blini? Me ato para qe ju ka lënë saliu dhe për të blerë bukën nuk ju del. Nje kile hudhra kushton 350-400 lek të reja!