Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992, por tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza është ulur në bankën e të akuzuarve.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e karrierës Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50 vjeçari do të gjykohet për zbulimin e ONM-së, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.
Prokuroria e Tiranës çuar në bankën e të akuzuarve ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish-anëtar i Gjykatës Kushtetues dhe e dërgoi atë të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë.
Për shkeljen e dytë, atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim.
Sidoqoftë alibia mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë.
Rezulton se në 1999, Thanza është dënuar, pasi në 18 qershor 1999 në San Gulian bashkë me persona të tjerë dyshohet të ketë vjedhur, por ky vendim nuk është deklaruar prej tij në formularët e dekriminalizimit.
l.h/ dita

Bindo o popull se cfare drejtesie ke patur para se te bahet reforma.Me gjykates kriminel,hajdut rrenacake te pa ndershem njisoj si ato qe drejtuene shtetin nga dita e apre e deri me sot.Njeri ma i poshter se tjetri.
Tashti presim shpresen se mbas rreformet do kemi juriste;gjykates,prokurore avoketen te ndershem e korrekt si me ligjin ashtu dhe me sherbimin ndaj popullit.
Prokurorise se Tiranes.
Pershendetje.
Ju lutem, pastroni zyrat e prokurorise nga Prokurore te Korruptuar, te lidhur me grupe kriminale te cilet ne bashkepunim falsifikojne dosje…mashtrojne…bejne presione brenda zyrave te prokurorise komplet ne kundershtim me ligjin…dhe presionet jane te karakterit se nese nuk paguan njerezit tane Te Vrasin. Keta prokurore hapur dhe ne mes te dites mbrojne persona shume shume te rrezikshem dhe kercenojne viktimat e grupeve kriminale qe te paguajne gjoben qe te fortet ju kane vene. Keta prokurore jane direkt pjesemares ne pastrimin e parave…trafikun e shumave monetare jashte sistemit bankar…shtrengimit nepermjet kercenimeve se nese nuk paguan shumen qe te kerkojne ata (behet fjale per nje grup nga me te rrezikshmit ne Shqiperi) une si prokuror te fus ne koker te burgut….
KJO ESHTE E VERTETE DHE MBAJ PERGJEGJESI PERSONALE.
Une jetoj ne USA nga viti 2009 dhe drejtoj biznesim tim prej 8 vjetesh ne fushen e shitjes se automjeteve ku kompania ime eshte e licensuar dhe me nje rreputacion te shkelqyer.
Pikerisht per kete arsye personat qe po I denoncoj me emer, kane ngritur nje akuze fillim mbarim te manipuluar, kane kercenu a.s r me menyra e tyre, kane mashtrues ne cdo rresht te procesit qe kane sajuar, she per pasoje nepermjet mashtrimit dhe falsifikimin me kane mare shumen 150.000 $, dhe vazhdoni neoermjet kercenime qe shkruajta me siper kerkojne edhe mbi 80.000$ te tjera.
Opgj Shpetim Karakushi.
Prokuror Juluan Zonja.
Gjykates Albert Meca.
Gjykates Artan Gjermeni
Dhe te tjere qe kane mare pjese ne kete proces Mafioz.
I lutem prokurorise te beje gjene me te vogel, te me pyese per kete dhe te dorezoj provat.
Alfred Sakaj.
Chicago. USA.
PO kete EDi Rama e vendosi ne Gjykaten Kushtetuese ne 2013 ???…e pra PD nuk ka lidhje me njerez te denuar nga gjykatat e huaja , vetem Edi Rama …