Shahini: Unifikim total të arsimit mes Kosovës e Shqipërisë

Bora Basholli

Në festën tradicionale të abetares së përbashkët “Ne festojmë të bashkuar”, sot në Prizren, ministrja e Arsimit, Besa Shahini , informoi për reformën që po kryhet në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

“Një ndër gjërat që po krijojmë është krijimi i bazës së hapave të parë drejt një përafrimi me Akademinë e Shkencave në Kosovë me synimin që një ditë të kemi një akademi shqiptare që është autoriteti më i lartë i shkencës për të gjithë shqiptarët. Ky është një synim yni i përbashkët për ta zhvilluar në vijim”.- tha Shahini ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes Shqipërisë e Kosovës në fushën e Arsimit.

“Që para se të vija në krye të MASR, ka nisur një proces për unifikimin e kurrikulave. Sot kemi një plan-program që përdoret si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kemi një Abetare dhe shumë libra të njëjtë. Dhe së bashku me Ministrin Shyqiri Bytyqi kemi synimin të shkojmë drejt një unifikimi total që ka të bëjë me arsimin parauniversitar. Për ne, kjo është shumë e rëndësishme për të rritur cilësinë e arsimit shqip jo vetëm në rajon, por tek të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Me trajnimin e mësuesve në të dy vendet, duhet të arrijmë në atë pikë që një mësues nga Kosova të mund të japë mësim në Shqipëri dhe anasjelltas. Gjithsesi kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, ministrja shqiptare foli edhe për “Programin e Shkëmbimit të Nxënësve mes Shqipërisë e Kosovës”, realizuar për herë të këtë vit. “120 nxënës në total nga të dy vendet realizuan bashkërisht përgjatë 2 javëve proceset mësimore dhe zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore.

Programi i kaloi në mënyrë tejet pozitive pritshmëritë tona dhe në vjeshtën që vjen synojmë të dyfishojmë si kohën e programit, ashtu edhe numrin e nxënësve pjesëmarrës”, theksoi ajo.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Proceset demokratike ne shqiperi si vendi me pergjegjeshem jo vetem ne shqiperi, pore edhe ne kosov dhe hapsiren shqiptare ceshtje e arsimit mori nje deformim jashtazkoniste te rende.
    Politika keqdashes dhe e qellimeshme e Berishes dhe e Rugoves beri te mundu coptimin dhe ju kundervune ashper drejtshkrimit shqiptare, kryesishte njesimit te gjuhes shqipe.
    Per kete problem banda e Tropojes me ne krye Berishen organizuan kurese disa mujore dhe seminare tek plepat ne Durres( Atje ku u ciptua edhe drejtesi dhe ne vende te juristev profesioniste u vune juristet e plepave) Per te fundosur njesimin e gjuhes shqipe.
    Berisha me politiken shkatrruse st te te gjith vlerave edhe ne sektorin e arsimit mori masa te ashpra per ta shkatrruar gjuhen e njehsuar.
    Keshtu vetem ne shqiperi gjat sundimit te tije kemi pasu 5-6 abetare te ndryshme . libra gjuhe te ndryshme ku u dha pririoritat dialekteve duke ndertuar nje gjuhe sipas dialekteve zonale dhe jo sipase kongresit te drejteshkrimit.
    Kjo situat e tille vazhdoi deri ne vitin 2013-te .
    Me ardhjen e Edi Rames ne Qeveri, si ne gjith sektoret e tjer te rendesishem edhe ne sektorin e Arsimit u moren masa te rendesishme per ta rikthyer gjuhen shqipe ne bunaret e saje.
    Keshtu gradualishte u arrite qe ne shqiperi te kemi , nje abetare per te gjith shqiptaret ku me siguri kete vite edhe shqiptaret e malit te zi e kan nje abetar si te gjith shqiptaret.
    Keto masa qe sote i paraqet Ministreja e Arsimit kan gezuar mbare shqiptaret. Aktualishte po ecet me hapa te medha drejte njehsimit te gjuhes shqiper ku shqiptaret se shpejti do te ken nje mirkuptim te madhe ne mes zonave te ndryshme te shqiperise dhe ne tersi ne Kosov dhe hapsirat shqiptare.
    Edi Rama si reformattor i rendesishem vuri dore edhe me ket fushe.
    Pikrishte per keto masa te forta ne sherbim te Kombit tone sote edhe opozita dashakeqese qe e coptoi gjuhen shqipe dhe te gjith shqiperin kerkojn largimin e Edi Rames.
    Imarshin te keqen Edi Rames dhe Qeveris se sukseseshme socialiste.!

  • Unifikim , por jo sipas kercenimeve te hijenave greke e serbe , per t`ua lene atyre ne dore , qe te rishkruajne historine e kombit tone ! Une nuk kam besim tek asnje nga politikanet tane te sotme , ne Shqiperi , apo per rreth ! Ndihem teper i zhgenjyer edhe nga mashtrimet e Edi Rames !

  • Ju lutemi shume zonje , qe gjithecka ta beni ndershmerisht , me vetedije te thelle kombetare , me objektiva e strategji afatgjata dhe jo per ” show ” e konsum politik , sikurse po na ushqen perdite k/ministri yne , qe “harron” neser , ate qe ka deklaruar me pompozitet sot !
    Me politikanet e sotme tane , njerezit kane rene ne pasivitet , mosbesim total dhe deri urrejtje te thelle ndaj cdo politikani , duke i pare si simbol korrupsioni , krimi , te pa pergjegjshem dhe vegla te neveritura te sherbimeve sekrete !

  • Nji stradegji e jashtezakoneshme e ktij Pushteti
    per te arritur bashkimin kombetare .
    Veprat e ktij Pushteti flasin me shume

    e me qart per gjithe shqipgtaret ,
    sesa

    debatet televizive e Corben qe gatuan Media e Kazanit
    mbi kte Pushtet .

    Eshte koha ,qe Rama te braktisi Lojen e Kazanit ,

    te injoroje gjithcka nuk ka te beje interesat e vendit

    dhe lere brenda Kazanit gjithe banden e Kakofonise

    bandave te halese shpelles .

    Pushteti eshte ne rrugen e Drejte dhe duhet ti referohet

    seriziotetit e jo bla bla bla-se rrugeve ,duke i injoruar ato

    cdo lehje te rrugaceve ,duke ruajtur dinjitetin e vet Shteetit e mos rene ne batakun e llumit te rruges

  • Muk kam asnje priviligj nga Edi Rama ase qe me nje mua bile nuk besoi qe ase me ka lexuae. Pore shqiperise i duhet te pakten edhe dy mandar Edi Rama . Edi Rama po e qon shqiperin ne binaret e intersave kombetare.
    Lufta qe i behet Edi Rames eshte lufte e inspiruar nga Qarqet antikombetare duke i ven ne levizje argatet e tyre ketu ne shqiperi.
    Une kam besim qe Edi Rama nuk do te dorzohet para ketyre qarqeve antikombetar ku kobure e tyre ne dore eshte vete Sali Berisha.!

  • Zonjen Shahini e ndjej si nje ambasadore te mrekullueshme,per unifikimn e arsimit dhe kultures,per tu integruar,ne kontinentin ku na ka vendosur vet Perendija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *