16% më shumë eksporte të materialeve të ndërtimit dhe metaleve

Bora Basholli

Materialet e ndërtimit dhe metalet, kanë shënuar rritje të eksporteve me 16% në muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

INSTAT bën të ditur se, eksportet e këtij grup mallrash zënë vendin e tretë në totalin e eksporteve shqiptare.

Sipas INSTAT, për 4 mujorin e këtij viti u realizuan 16 miliardë lekë eksporte me një rritje prej 13% në muaj prill 2019, kundrejt këtij muaji një vit më parë.

Eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve është i shtrirë kryesisht në vendet e rajonit, por edhe në disa vende të Bashkimit Europian, si Italia, Greqia, Gjermani.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *