Zëdhënësja e NATO-s: Të shokuar për vdekjet e ushtarakëve

Bora Basholli

Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e ndodhur në bazën ushtarake “Camp Adazi” në Letoni ku dy ushtarakë shqiptarë humbën jetën tragjikisht News24 ka kryer një intervistë.

Interesit mbi këtë çështje NATO i përgjigjet zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu  për herë të parë i përgjigjet zyrtarisht për një media shqiptarë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në shtetin Baltik.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu  shkruan:

“ Jemi të shokuar në selinë qendrore për vdekjet tragjike”.

Jemi trishtuar thellësisht pasi mësuam për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët ishin pjesë e grup-batalionit kanadez  të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Ata po kryenin një shërbim të rëndësishëm që kishte të bënte me asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse.

Ne mbajmë zi për ta dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të tyre por edhe gjithë kombit shqiptar për humbjen tragjike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Aleatët ua përcollën ngushëllimet e tyre Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut për këtë humbje të tmerrshme.

Burrat dhe gratë nën uniformë me mision e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s përfaqësojnë shpirtin unik të solidaritetit tone Euro-Atlantik dhe të sigurisë kolektive.

Ata vijnë nga vende të ndryshme por ata punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: të mbrojnë sigurinë e kombit tonë dhe të qytetarëve tanë, nën principin udhëheqës të mbrojtjes sonë kolektive “Një për të gjithë, të gjithë për një”

Ne qëndrojmë plotësisht të përkushtuar për të  përmbushur  misionin tonë, ne do vijojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit tonë në misione dhe të ndalojmë që të tilla aksidente të ndodhin përsëri në të ardhmen.

NATO e vlerëson thellësisht kontributin e Shqipërisë për sigurinë euro-atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet tona.

Ne kurrë nuk do ti harrojmë ata që bënë sakrificën më sublime. Mendimet tona janë me familjarët dhe të dashurit në këtë kohë të vështirë”

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Une kam nje pyetje :
    A e kishin bere sigurimin e jetes ushtaraket qe humbet jeten ne krye te detyres.
    Olta te tregoje policen e sigurimit per secilin.

  • Hapni thesin dhe paguani demshperblime per familjet e vitktimave te pafajshme qe u vrane dhe vdiqen nga injoranca dhe idiotesia ne drejtimin e trajnimiit dhe stervitjes ne poligonin e NATO-s ne Letoni dhe ne radhe te pare te pyesni gjeneralet sovjetike te poligonit:

    PSE U VRANE USHTARAKET SHQYPTARE NGA MINA IDIOTE NE NJE POLIGON STERVITJE TE NATO-S?

    sepse:

    Deri tani nuk esht dhene asnje spjegim adekuat dhe informacioni qe jepet ne media me “tollona” enveriste eshte shume kontravers dhe nuk perputhet llogjikisht ne asnje pike ne versionet e paraqitura, cfare hetimi eshte bere nga pala shqyptare dhe pse Ministria e Mbrotjes e Shqypnise i dergoi ushtatarkaet si “Mish per Top” te papajisur me kostume mbrojtese per cmimin te minave te rrezikshme, ne nje kohe qe Bota ka dekada qe e ben cmimin me ROBOTE te cilet nuk rrezikojne jeten e njeriut gjate zbulimit dhe deaktivizimit te minave te ushtrise madje edhe ne vende te pazhvilluara te Botes?

  • Para se ish-korespondentja rumune e BBC me pseudonimin Ana Maria Bota t’u tregoje gazepave shquptare se sa te shokuar paskan mbetur eproret e saj per ngjarjen tragjike, ajo duhej t’i shpjegoje atyre se perse nuk funksionuan sic duhet masat parambrojtese per jeten e ushtarakeve.

    Si mund te flitet per “asgjesim te sigurte” te mjeteve plasese kur jeta e ushatarakut rezulton te kete qene kaq e pasigurte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *