Gjermania ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen këtë vit.
Qeveria federale në Berlin ka raportuar në NATO këtë javë se synon të rrisë shpenzimet deri në 47,32 miliardë euro.
Kjo përkon me një rritje prej pesë miliardësh në raport me vitin 2018 dhe me 1,35% të PBB-së së vendit.
Qeveria amerikane e presidentit, Donald Trump ka kritikuar Berlinin për mosarritje të objektivave të NATO-s sipas të cilave vendet anëtare duhet të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen, sipas një angazhimi të përcaktuar nga vetë anëtarët në vitin 2014.
v.l/ Dita

Po militarizohet prap Gjermania ?Ky eshte kerceim per Europen neqoftese vjen ne pushtet e djathta ekstreme!
Ky është kufiri te thana për Rusinë jo kërcënim për Europën.
E po duhej t`iu terhiqte veshin Trampi , qe te mblidhnin mendjen , mos i perlaje ariu polar ! Cdo e keqe , ka edhe ndonje te mire .