Jorgo Mandili
Po bëhet një kohë e gjatë, qysh nga 2013, që opozita me ty në krye e ka humbur orientimin. Lundron në “detin e politikës” si një anije pa busull e pa xhiroskop. Pa ide, pa kauza, dhe pa vizione. Je një kapiten i mefshtë, anemik dhe diabolik. Nuk arrin dot të udhëheqësh dhe të frymëzosh “të vetët”, pa le të tjerët.
Lul Basha! Je bërë si “Tatarini”, personazhi i famshëm i Alfons Dodesë, i cili nisej triumfalisht për betejat me tigrat në shkretëtirë, i brohoritur nga turmat, dhe kthehej, kokë varur e i bërë zhele, i shqyer i rropatur dhe i tallur nga të njëjtat turma. Edhe ti po i vjen vërdallë kryeministrisë dhe parlamentit si “kali në lëmë” dhe pret t’i bien k….dashit, se ti dhe e gjithë lukunia tënde jeni të paaftë t’i afroheni dhe t’ia prisni.
Or Lul! Pushteti, për ty o derdimen është një ëndërr e largët, thjesht nga paaftësia e të ideuarit, drejtuarit e të kuptuarit, sepse nuk ke konceptin, madje edhe të atmosferës së rrallë në të cilën rrojnë idetë. “Idetë” e tua janë në fakt asgjë më shumë se “teka” të shprehura në fjalë, diçka e ngjashme me “tekat” e atyre adoleshentëve të llastuar. Sepse të kesh ide, të formosh opinione, do të thotë të kesh arsye dhe të besosh se kjo arsye ekziston si autoritet, të cilit ti i drejtohesh dhe i nënshtrohesh, pranon kodet dhe vendimet, dhe beson se forma më e lartë e marrëdhënieve ndër shoqërore është dialogu në të cilën shtrohen për diskutim arsyet e ideve apo “tekave” që ke.
Ndërkaq, në një kohë që e ndjen veten të humbur, ti përpiqesh të krijosh konflikte, apo të këmbëngulësh deri në budallallëk me qëndrimet e veprimet e tua, duke ndjekur një strategji tashmë të provuar tri herë dështake. Dhe vazhdon përsëri me të njëjtën strategji, duke i përsëritur e përsëritur veprimet destruktive kundër rendit deri në veprime neofashiste, me djegie, shkatërrime, shpërthime molotovësh. Një qëndrim absurd ky i joti dhe i opozitës. Që nuk ju faktorizon. Përkundrazi, ju dëmton. Nuk është e rastit që qëndrimet dhe veprimet tuaja nuk “ngjitin” në popull, që protestat tuaja nuk kthehen në revolta popullore .
Përse ndodh kështu?
Ndodh, sepse ju jeni një opozitë cinike dhe hipokrite. Ju në kërkesat tuaja nuk jeni në koherencë me problematikat dhe shqetësimet e njerëzve, nuk keni të njëjtën gjatësi vale me ta. Tjetër kauzë keni ju dhe tjetër populli.
Nuk mund të përputhet lakmia e juaj për pushtet me “çdo kusht, çdo mjet e çdo çmim” me shqetësimet e hallet e njerëzve të lidhura me mbijetesën e tyre që sa vjen dhe vështirësohet si rrjedhojë e keqqeverisjes së mazhorancës. Dy kauza krejt të ndryshme. Në këtë kontekst, janë hipokrite, boshe dhe cinike veprimet, qëndrimet dhe parullat tuaja në emër të qytetarëve për varfërinë, padrejtësinë dhe nëpërkëmbjen e tyre nga njëra anë, dhe “mëkatet” tuaja në krijimin e kësaj gjendjeje gjatë këtij tranzicioni të lidhura me vjedhjet, koncesionet, zvarritjet me pronat, abuzimet me drejtësinë, me pasurinë etj. Pastrohuni sinqerisht nga këto “mëkate”, që populli t’ju besojë. Nuk mund ta përdorni më popullin si instrument për të realizuar qëllimet tuaja. Këtë shumica e njerëzve me arsye e ka kuptuar, prandaj edhe nuk ju vjen pas.
Në të kundërt të kësaj, ju duhet t’i frymëzoni dhe jo t’i shfrytëzoni njerëzit duke u kthyer në një opozite “rrugaçe”, ku në mungesë të qytetarisë, prevalon vulgariteti. “Vetë qytetërimi s’është gjë tjetër veçse përpjekja e reduktimit të forcës për të qenë “radioja” e fundit”. Standardet, mirësjellja, komunikimi, debati, diskutimi, jo dhuna, arsyeja, toleranca, drejtësia -përse vallë janë shpikur gjithë këto, përse vallë janë krijuar prej paraardhësve tanë të gjitha këto ndërlikime? Ato janë të përmbledhura në një fjalë të vetme -Qytetërim -që para së gjithash është vullneti për të jetuar në një harmoni me të tjerët. Mungesa e qytetërimit është prirja drejt vulgarizimit.
Veprimet, qëndrimet, sjelljet, fjalimet, gjestet, deklaratat, këmbëngulja dhe ultimatumet e tua Lul, me kërkesa e kushte imponuese si thirrjet dhe ulërimat për tërheqje zvarrë, thyerje xhamash, shpuarje gomash e së fundmi mosbindje civile e bllokim rrugësh si dhe përdorimi i një fjalori banal, pra të gjitha këto simptoma patologjike të kthejnë në jetën e përditshme të vulgaritetit të turmës, pasojë kjo, jo vetëm e kësaj gjendjeje, por dhe e verbimit tënd nga kotësia dhe lakmia për pushtet. Komanda mbi jetën publike e ushtruar sot prej një vulgarizimi të tillë, nga pikëpamja intelektuale është ndoshta faktori më i ri, i pangjashëm me standardet e një demokracie europiane, ku pretendon ti t’a çosh Shqipërinë.
Demokracia europiane mbi të gjitha është kulturë. Si pretendon t’a çosh Shqipërinë në Europë kur nuk respekton standardet e qytetarisë? Kur ju fyeni, shani, ofendoni, shantazhoni, kërcënoni? Si mund t’a çosh ti Shqipërinë në Europë me dhunën që ushtron ndaj institucioneve dhe policisë? Me bomba molotovë, me flakët në kryeministri, me djegie gomash, me shkatërrime të pronës, etj., shfaqje këto nekrofilike të turmës tuaj militante? Jo or Lul jo! Europa nuk e pranon dhunën, sepse e di mirë se ushtrimi i dhunës është haraçi më i madh ndaj arsyes dhe drejtësisë. Ndaj ta ka venë edhe “kufirin tek thana”, duke të kërkuar të distancohesh nga dhuna dhe destruktiviteti. Por realisht e jo me hipokrizi.
Prandaj Europa dhe Amerika nuk ju përkrah. Përpos të tjerave, me lënien e mandateve keni ngelur rrugëve, duke krijuar një precedent të padëgjuar më parë. Tani që po kuptoni gomarllëkun që keni bërë dhe kthim pas nuk ka, e vetmja shpresë për shpëtim ju ka ngelur dhuna dhe destruktive, instrumente këto të preferuara të “ustait tuaj”.
Por ju dhe “Ustai” ende nuk e keni kuptuar se Ramën me dhunë nuk e rrëzoni dot ? Përkundrazi po e bëni më autokrat, duke i shtruar edhe rrugën e fitores. Shumica e popullit nuk do më ‘97e 14 shtator. Nuk do më vrasje e shkatërrime. E keni lodhur dhe nëpërkëmbur deri atje ku nuk mban më. Me këtë djersë edhe gjak të popullit janë “majmur”, kryetarë komunash, kryetarë bashkish, drejtorë, rektorë, profesorë e soji e sorrollopi i këtyre dhe juaji. Të gjitha dihen se njerëzit nuk “hanë bar”. Me rroga e ndershmëri nuk vihet gjithë ajo pasuri sado “xhins” i zgjuar të jeni, që në fakt, jo vetëm që nuk jeni, por jeni edhe nën mesataren e intelektit të popullit .
E, përderisa ju me kokëfortësi dhe budallallëk do të mbërtheheni pas strategjisë së dhunës dhe të rrugës dhe nuk do të paraqisni alternativë tjetër qeverisjeje të besueshme dhe me program të realizueshëm, ekip dhe mjete financiare, Edi Rama gjithmonë do fitojë.
Se nuk i ha më njeri ato broçkullat e tua Lul, për pensione mbi 250000 lekë, rroga mjekësh 1200€ , subvencione të fermerëve me qindra milionë eurosh etj., etj ., si “fast food”-e. Nuk e mundni dot Edi Ramën se jeni të pabesueshëm dhe të dhunshëm, hipokritë dhe irracionalë, nihilistë dhe potencialisht të paaftë për të qeverisur se jeni provuar dhe jo vetëm njëherë.
Nëse nuk është kështu na paraqitni “Qeverinë Hije”. Miku im, prof.Gëzim Basha në një status të tij në fb shkruan se:”Ndër institucionet më të rëndësishme të një opozite demokratike perëndimore, Qeveria Hije zë kreun e vendit…emrat e saj i japin publikut një ide të qartë se kush do t’i qeverisë nesër, nëse fiton opozita “.
Opozita me mençuri, zgjuarsi dhe objektivitet duhet të evidentojë të metat e qeverisjes së mazhorancës, t’i transformojë ato në kauza, të frymëzojë dhe të udhëheqë njerëzit drejt zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve të tyre. Çdo ministër potencial në opozitë, duke kritikuar keqqeverisjen, shpalos alternativat e tij se si do ta bënte ndryshe kur të vinte në pushtet. Por jo me fjalë e premtime, por me argumente të shoqëruara edhe me burimet financiare.
Në ç’mënyrë do rritë rrogat dhe pensionet? A duhen rritur pagat toptan për të gjithë mësuesit, mjekët, infermierët, policët apo zyrtarët? Ku është meritokracia si motiv i karrierës së çdo individi? A mund të stimulohen kështu të aftët, krijuesit e të përkushtuarit? Si do t’i bënin ndryshe koncesionet dhe PPP-të? Cila do të ishte formula për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit dhe rrugëve të tjera? Si do të shpëtonte Shqipëria nga përmbytjet? Cilat do të ishin prioritetet në arsim, bujqësi, ekonomi etj., probleme shqetësuese dhe ende të pazgjidhura, që janë bërë “vrimë e zezë” për buxhetin e shtetit dhe efektiviteti është minimal? Cili është vizioni i saj për modernizimin e administratës dhe shërbimeve publike në përgjithësi?
Të merret me problemet dhe zgjidhjet e tyre dhe jo me njerëzit. Kush merret me njerëzit dhe jetët e tyre tregohet i vogël dhe cinik. Jo vetëm kaq. Por këto vizione duhet t’i shpalosin figura të spikatura, me integritet moral e profesional e kurajoz. Nuk krijohet besueshmëri në popull nga të “rinj” të politizuar si Këlliçët, Klajdat, Kërpaçët, Kejtët, Klevistët e ndonjë Sal(anji) apo Brahimllari. As nga të vjetrit, të bërë “reçkë”si Mehdi, Nard, Agron, Sheh dhe “dueti”më i çuditshëm, si “unitet i të kundërtave”-“Pëto-Xheli (shkurtime përkëdhelëse të Shpëtim dhe Vangjel) .
Rinovimi dhe besueshmëria e një partie vjen nga integriteti moral dhe profesional, nga vizioni kurajoz i përfaqësuesve të saj më të mirë, nga programi strategjik i shoqëruar me rrugët dhe burimet financiare gjë që do t’a bëjë të besueshme opozitën para popullit për përgjegjshmëri dhe seriozitet në misionin e saj.
Vetëm kështu mund ta mundni Edhe Ramën i cili për hir të së vërtetës po e keqqeveris vendin. Por fiton. Fiton dhe falë kontributit real që jepni ju në këtë fitore. Që jepni ju me dhunën e rrugaçëritë tuaja. (Vota për Edin nuk është pro Edi, është votë anti-opozitë, votë anti-Sali, votë anti-dhunë. Edi, duke e ditur këtë, me mjeshtëri e shfrytëzon këtë dobësi dhe budallallëk tëndin dhe luan me ty o “ditëzi si “macja me miun”).
Lul! Si një qytetar i thjeshtë, si mijëra të tjerë, duam që edhe ti të sillesh si europian, pavarësisht se thonë që ke mbaruar studimet në Holandë. Gjyshja ime për disa si ty që vinin nga Evropi dhe silleshin si budallenj thoshte: “Pika atij, ka bërë “shkolië apo sjollë””.
Prandaj Lul, së bashku me “taborin tënd paramilitar” , mos i merrni në qafë disa fakirë që futen në burg për ju, por ndërgjegjësohuni dhe hiqni dorë nga kjo strategji e dhunës dhe e destabilizimit dhe tani në prag të negociatave shfrytëzojeni shansin që ju ka ardhur në derë si juve edhe maxhorancës për t’u sjellë si europiane. Dialogoni dhe bashkëpunoni, që së bashku ta bëni Shqipërinë si gjithë Europa, aspiratë të cilën populli e ka kërkuar qysh në fillimet e demokracisë.
Në të kundërt “pashkët” do jenë shumë larg për ju dhe qeverinë, por mbi të gjitha për popullin, që e doni aq shumë dhe sakrifikoheni për të duke e vjedhur, vrarë e varfëruar. I vini gishtin kokës! Durimi ka kufi si për ju që keni ngelë të pandëshkuar edhe për këta të korruptuarit që qeverisin. Se janë të tillë këta prandaj “livadhisni”edhe ju.
Lul i pandëshkuar dhe Ramë i korruptuar! I”vini gishtin kokës”, për të mos e humbur edhe këtë shans historik si herët e tjera për shkak të kokëfortësisë, kryeneçësisë, xhelozisë apo për interesa të ngushta personale, vese këto të një klase politike “adoleshente” dhe mediokre. Lini mënjanë interesat e vogla meskine, personale, partiake, lokale, cinike, vulgar. Tregohuni një herë të vetme europianë në zgjidhjen problemeve: me dialog, negociata, debate konstruktive dhe duke reflektuar kudo e në çdo gjë një sjellje etike (pa sharje, ofendime, akuza etj).
Për herë të parë në historinë e këtij tranzicioni të trishtë bashkohuni dhe të tregohuni një herë të vetme racionalë dhe të përgjegjshëm si qeveria ashtu edhe opozita. Shumë gjëra ju bashkojnë .E vetmja gjë që ju ndan është lakmia për pushtet dhe babëzia për pasurim.
Në të kundërt populli nuk ka për t’ua falur kurrë. Kurse historia do t’u kryqëzojnë në “Shtyllën e Turpit”!.

mos u merrni me lulin ore se ska lidhje ky eshte kukull, po arrestoni ate kriminelin sali komunistin e pastaj flasim ndjehet luli apo jo, ca luli thoni ju
bravo ja ke thene si bur i ditur
Mire Luli, po Edvini?
O FANATIKU I ENVERIT, JORGO MANDILI?
Njeri kamarier i Enverit ne Rinas, tjetri qe e ka babane kriminel, killer, vrastar te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti, disident, antikomunist ne vitin 1988 dhe per kete arsye i meshin me gjithe fuqine e pushtetit te tij LANC-it kriminal jugoallav te Enverit dhe nuk lejon Agron Tufen qe te hape kasaforten per krimet e komunizmit gjate Luftes kur Enveri spiunoi tek fashistet Qemal Stafen nga vila famoze e kunatit te tij Kryefashist, Bahri Omari ku jetonte si levend borgjez me Nexhmje Fashisten qe Edvin Droga i rrit pensionet cdo vit si veterane dhe prandaj i kanoset vitkitmave te Enverit se nuk do te lejoje qe asnje fije floku nuk do t’i ike LANC-it kriminal te Enverit qe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe qe tani po kerkon te ringreje Piramiden Famekeqe te Enverit qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes kur i kalojne prane
HE MO BOLJA FANATIKE ENVERISTE JORGAQ MANDILI NE CILEN ANE RENDON KANDARI YT ENVERIST TANI?
sepse:
Edhe Lul Kamarierin e Rinasit edhe Edvinin e Kristaq Rames qe vrau Havzi Nelen per t’i dhene mesim kokpalareve antienveriste ne vitin 1988 ne, shqyptaret antikomuniste i kemi peshqesh nga ju,
O DERRA TE FERMES SE KAFSHEVE TE ENVERIT
Artikulli ok,por, e para Tartarini dhe e dyta me luanet,se ne shkretetire nuk ka tigra..
Kembana bie per ata qe kane vesh. Por ky Lylzimi s’ka as vesh qe te degjoje e as sy qe te shoh. Lakmia per pushtet ja ka erresuar syte dhe ja ka marre mendjen . Nje shkrim me nje analize brilante per ata qe kane bere shkollen e jo sjolle.
Ky donkishot me gishta perpjet nuk i ve gishtin kokes se ja pret krimineli sali
ktij karrnavaleje rrugesh e funderine antishqiptare ,
i duhet rras ne goje kallashi
ktij karrnavaleje rrugesh e funderine antishqiptare ,
i duhet rras ne goje kallashi
I NDERUAR Z.MANDILI:
-TE LEXOJ GJITHMON NE D I T A.NUK TE NJOH E NUK ME NJEH.KJO NUK KA FARE RENDESI.RENDESI KA SE SA KONTRIBON PER FAMILJEN,SHOQERIN,VENDIN…POR NE KTE RAST E DHE PER PARTIN E LULIT KU VET LULI ESHTE NJE PYKE NE DJELL DHE PARTIA E TIJ KA QENE DHE ESHTE KTHYERE ME KEQ NE NJE BAND SHKATRRUESE PER VENDIN QE PO LE NAM FAQE BOTES.
-KAM 30 VJET QE PO NDJEK KTE TRANZICION VAJ-ME-DET NE VENDIN TIM.DHE MENDOJ QE TE KQIAT NE KTE VEND I KA SJELL VETEM NJE NJERI ME MENTALITET HITLERIAN–AGRESIV-SHPIFARAK-HAKMARRES-INTIGANT-HAJDUT-VRASTAR…TE GJITHA TE KQIAT E MBITOKES:NJERZVE,KAFSHEVE,SHPENDEVE…AI ESHTE SALI RAM BERISHA.
.DHE JU PER FATIN E TIJ NUK E ZINI NE GOJE ATE.POR JO VETEM JU.KA SHUME TE TJERE SI JU NE PD.DHE SHUMICA PREJ TYRE KAN FRIKE.DHE KAN TE DREJTE.POR JU NUK DUHET TE KENI FRIKE.
-ESHTE FAKT SE LULI PO BEN MARRZIRA.POR AI NUK BEN ASGJE PA SALIUN.KETE E DI 99 % E POPULLIT TON,BE DHE SHBA.NDAJ ND/ KOMBETARET PO E KERDISIN LILIN MONEN,POR JO SALIUN,LIKEN.QELLIM ESHTE QE TE VEÇOJNE LULIN.NGA SALIU PASI PO MERR NE QAF VENDIN DHE PD.
-DITE ME PARE SALIU I THOT LULIT” DO BEHESH KRYETAR I PD KUR TE FITOSH ZGJEDHJET..”.KJO DO TE THOT SE LULI KA 6 VJET QE NUK ESHTE KRYETAR DEFAKTO I PD,POR VET AI.DHE LULI DUHET TE BEHET KRYETAR SIPAS METODES BERISHISTE:ME MOS BINDJE CIVILE,DHUNE,DJEGJA,ZJARR NE ÇDO CEP TE VENDIT SI FORCA TE I.S .I.S.DHE SB PRET QE RAMA TE VRASI NDONJE SI NE 21 JANAR.
-DHE 2B I MARRIN UDHZIMET MGA JADHTE PER TE MBAJTUR VENDIN NEN TERROR.LOBIMI RUS ME FIRMEN E LULIT NUK MUND TE BEHET PA BEKIMIN E SB,21 JANARI NUK NDODH PA URDHERIN E SB,KU DREJTESIA E KISHTE SHUME KOLLAJ TE THOSHTE ” KUSH E DHA URDHERIN PER TE QELLUARE..” ,SHITJA E DETIT U FIRMOS NGA LULI POR SALIU ISHTE ATY NE KEMBE.DOSJEN ME 23O MIL.EURO TE RR.KOMBIT E MBYLLI SB ME DREJTESINE E KAPUR PREJ TIJ.
….EH,SHTA ZGJASIM: PA IKUR SB E SHPURA E TIJ NGA POLITIKA E PD,NUK BEHET AS VENDI E AS PD.
-RAMA KA BERE GABIME SI ÇDO KRYEFAMILJAR NE TE TIJEN,POR NUK KA DOSJE PER TE ME ZE E FIGURE,NUK KA VRARE NJERS.AI PO MUNDOHET TE BEJ SHTET NDONSE PO PUNON SI NE RRETHIM.ATE E DO POPILLI QE E VOTON MASIVISHT,E PERJRAHE BE+SHBA PER REFORMAT SHTET-,BERJE E SODOMOS TE REF.NE DREJTESI,KU TE TJERET E SABOTUAN SA MUNDEN ATE.PIKE.
Sulmi qe i behet Bashes,favorizon Edvin D’Ramen,çon uje ne Mullirin e tij.Ti sulmosh te gjith pa dhene ndonje alternative,
stimulon anarkine,zhberjen e Shtetit.Zagaret e rrafinuar te rilindjes,e “kritikojn”D’Ramen,ndersa Bashen e denigrojn deri ne
ate derexhe,sa Edvini te duket engjell para tij.Dhe me kete duan te krijon pershtypjen,se e keqja me e madhe eshte Basha.
Ne te gjith Boten sulmohet pozita,tek ne opozita!Çfar mjetesh ka ne dore opozita,sidomos kjo e sotmja?Kjo opozite minorene
propozoi veting dhe testin e droges per politikanet.Perse ishte kunder pozita dhe Edvin D’Rama qe i kan te gjitha ne dore?
Ishin kundra sepse jan te gjith te dhjere,kembe e krye,prandaj edhe mafiozi D’Rama flet para Drejtesise,qe te shpetoi banden
dhe veten e tij.Largimi i Edvin D’Rames eshte emergjent,sepse eshte armiku i Shtetit dhe njekohesisht i Kombit shqiptare.
Masa ekstreme e dorzimit te mandateve nga Deputetet e PD-s, ishte nje detyrim,pasi konsumoi çdo rruge ligjore, qe rezultuan
te pavlere para arrogances se Kryeministrit Edvin D’Rama,qe ka marre peng sistemin e drejtesise.Protesta eshte gjithashtu nje
mjet demokratik ne”Rruge”,pasi Parlamentin e ka bere te pavlefshem Kryeministri qe perdhos ligjet pa merre asnje pergjegjesi.
Protestat e PD-s te drejtuara nga Luzim Basha,kan qene pothuaj paqesore,por jo xhenaze siç deshiron mafiozi D’Rama dhe
militantet e tij.Nuk eshte çudi perse pjesmarrja ne protesta eshte aq e madhe,dhe ne protesta ka ne mase nga ata qe e votuan
Edvin D’Ramen qe premtoi,premtoi,por ne fund doli se ishin mashtrime. Nese Basha do te bente thirrje per permbysje me
dhune,mbi 500 mije shqiptare do ti pergjigjeshin,per ta shporrur D’Ramen brenda nje ore,aq e madhe eshte urrejtja per
Kryeministrin.Por Basha e ka te qarte,se partneret Perendimore do ti mbyllin dyert,pra do te izolohej,dhe ajo turme qe e ngriti,
po ajo do ta rrezoi.Prandaj edhe ka zgjedhur rrugen paqsore,dhe kjo duhet perkrahur,se mjet tjeter per te larguar D’ramen nuk
ka.Te gjitha tentativat kan deshtuar prej makinacioneve dhe intrigave perçarese te tij.Studentet i mashtroi,rrogtaret shtetrore,
profesorat, i denigroi,rezistence te shoqerise civile nuk ka,atehere,si shprese e vetme mbetet opozita qe ka mundesi dhe
aftesi organizimi.
@sikar qorri
Ik or debil.
Hahaha…debili”prizem”,promovon debilitetin e tij me pergjigje kari!
E ndermjeteson ne menyre perfekte militantin”rilindas”.
Ka vlere diferenca.
Ik ore debil!
@sikar qorri
You are the perfect example of a brainwashed person who is masturbating in front of this newspaper just for political personal pleasure. Head to toe idiot…
Ky eshte zbulimi me i fundit , i Zigur Qorrit ! Ai ka “zbuluar” sekretin , qe e bardha te duket e zeze dhe e zeza te duket e bardhe ! Pse , e paket ju duket kjo … ?, aq me teper kur kete mrekulli e ben “realitet” nje qorr , nga syte , nga veshet e nga trute !
Po, i I tille je ,. sa here qe hap gojen,perderisa u more me mua dhe jo me komentin!
Diferenca flet vete.
Eshte domethenes fakti,qe shume ish votues te”rilindjes”,marrin pjese ne protestat e opozites.
Nuk ke permendur me kryesoren o Mandilli. Gjithe kete katrahure opozita e krijon nga frika e madhe qe ka nga Vettingu. Une nuk e di dhe nuk besoj shume te Vettingu, por kur shoh terbimin qe ka kaplluar opoziten, them se ndofta nuk eshte pa gje. A do behet drejtesi ndonje dite per 4 te vraret ne bulevard, per Gerdecin, shitjen e detit, vjedhjen e 250 milioneve ne Rrugen e Kombit etj etj?! Nuk e di.
Opozita ndofta ka bindjen se me vote nuk vjen dot ne pushtet. Jo se Rama eshte qelibar, por se kjo PD i ka shkaktuar kaq shume gjêma dhe drama ketij vendi dhe ketij populli, saqe Rama duhet ta beje balte fare, qe Berisha dhe Basha te rivijne ne pushtet. Prandaj ata po perdorin metodat e destabilizimit, deshperimit te njerezve qe t’i detyrojne zgjedhesit te votojne per ta. Propozimet dhe keshillat qe Mandilli i drejton opozites do te ishin te vlefshme dhe frytdhenese, nese do te kishim te benim me nje opozite normale. Por opozita e sotme i ka duart e lyera me gjak. Ajo eshte shembelltyre e se keqes. Perveç militanteve askush nuk sheh ndonje shprese te ajo. Sala u be 2 here “nuse”. Edhe heren e dyte, deshtoi totalisht me vrasjet ne bulevard dhe Gerdec, si dhe heren e pare me Vitin e mprapshte 1997. Prandaj ka shume pak gjasa qe ai te rivije per here te trete ne pushtet, i fshehur pas Bashes. Vetem nje opozite e re, e bashkuar, e perbere ndofta nga Topi, Rudina, Murrizi etj mund tu sjelle nje shprese shqiptareve dhe te ndryshoje balancen.
Gardisti i “grupit te zjarrit” ne protesten e 21 Janarit Agron Malaj, kandidat i PS-s per Bashkine e Matit!
Rama dhe Qeveria e tij,e kan pasur mundesine dhe kohen e mjaftueshme per ti konkretizuar akuzat qe radhit ti.Jo qe nuk eshte
denuar askush,por as nuk eshte paditur,jo qe nuk eshte paditur askush,por Rama ka dale ne krah te qeverise Berisha,kundra
familjareve te viktimave te Gerdecit dhe te 21 Janarit,deri ne Strasburg,duke harxhuar Leke me angazhimin e avokateve te Shtetit!
“Agjencia Europiane e Mjedisit i jep detin Jon Greqisë.6 Maj 2019.Enigma e marrëveshjes së Ramës, Agjencia Europiane ia kalon
Detin Jon Greqisë! Në një kohë kur gjakrat midis Shqipërisë dhe Greqisë janë rindezur sërish pas vendosjes nga ana e Bashkisë
së Finiqit të tabelave në greqisht dhe heqjes së tyre nga ARRSH, profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu ka publikuar në
Facebook një tjetër skandal.Sipas denoncimit të Bakiut, rezulton se Agjencia Europiane e Mjedisit në azhornimin e fundit që i ka
bërë hartave të saj, e ka hequr Detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe i ka kaluar të gjithin Greqisë fqinje.“Një ditë të bukur
Pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë.Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin
Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit”.
@sikar qorri
Ik or debo po te them…
Nuk duhet te mungonte militanti debil,bolja “prizem”,qe me ndjek nga pas si zagar rrugesh,si bajge poshte kepuces,
qe nuk ka komentuar edhe nje here te vetme,por vetem leh,se kerkon te haje mutin tim!O bole,akoma nuk je nogpur?!
Ik ore debil!
@sikar qorri
Sic ke nickname ashtu je sikar qorr qe nuk sheh e pastaj nuk di sec shkruan.
Edhe sa vite do te shkojne te nxjerrim nji njeri qe ka mend dhe i ven ne sherbim te popullit.
Ne keto 30 vite vetem karagjoze hajdut e kriminela gezuame duke i votue me shprese se do i gjinden popullit ne dite te veshtire.Kur ditet e veshtira erdhen dhe u shtuan nga keto qe i votuame.
ZERI I WASHINGTONIT EVROPES DEMOKRATIKE DHE KUKAMAT E VLADIMIR PUTANINIT !?
– Amerika e dha mesazhin e saj !
– Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Eshte koha qe kamikazet e mercenaret e stershperdoruar te Sali Karaxhicit dhe Bandes se Gangstereve ta braktisin llogoren e shpartalluar!
Mos te harrojne se askush prej atyre qe u del emri per dhune kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne keto protesta te dores se zeze te Putinit, Beogradit e Athines nuk do ti lejohet te shkelin ne token e Amerikes edhe sikur tu dale dopjo llotaria e vizave ne SHBA !
Aq me pak mund te fitojne shtetesine amerikane, ne baze te Kerkesave per Qendrim te Pehershem ose Per Shtetesi Amerikane. Ne kerkesat vendimtare eshte nje pyetje rrenuese per cilindo:
– A je perfshire ne veprime per permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike !?
Zeri i Ambasades amerikane ne Tirane eshte zeri i Shtepise se Bardhe, te fatit te bardhe te Shqiperise dhe Kosoves eshte Zeri i vertete i Amerikes!
Po te mos kishte shkelur vizen e kuqe te interesave strategjike te SHBA-se ne Shqiperi e rajón, Sali Berisha me familjen e tij, kurre Washingtoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do tua kishte vene vizen e kuqe ketij Lugati e mercenari te stershitur te Kremlinit, Beogradit e Athines… , sic ia hoqi vizen e kuqe edhe bosit te tij terrorist Sllobodan Milloshevic qe vdiq si nje qen i terbuar e i braktisur ne qelite e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage !
Amerika demokratike e njeh Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicin dhe cdo politikan shqiptar apo person qe u intereson, njeqint here me mire se ata vetveten!
Sali Berisha, Lulush Karabush Bashici, Flamur Stanishic Noka, Edi Palokari, Fatmir Medihoxhe Gerdeci e krejt Banda e Gangstereve te SaLikekracise nuk duhet te harrojne se dosjet e vrasjeve, te krimeve te renda, korrupsionit masiv, plackitjes e mega- kusarise se tyre jane sa Mali i Korabit dhe mberrijne deri ne nivelin e Hages !
Nuk ka qene kurre me afer dita qe ata te japin llogari para ligjit e drejtesise per te cilat SHBA- Shtetet e Bekueme te Amerikes kane investuar modelin e tyre te demokracise “ Ne Populli Me Popullin Per Popullin !” per cka ne shqiptaret si shtet e si komb u jemi borxhlinj edhe me jeten tone!
Pse!?
Sepse, jeta pa ligj e drejtesi, pa liri e demokraci sic e deshmojne krejt qarte, keto 28 vjet te demokratures shqiptare nuk eshte jete!
Nuk ia vlen te jetohet !
Haka do shkoje tek i Zoti, tek populli shqiptar !
Edhe ne shqiptaret nuk qendrojme mbrapa: 95 per qind e jona jemi populli me proamerikan ne Bote “ edhe me proamerikan se vete amerikanet” sic pat deklaruar vete ambasadori Withers dhe Instituti Demokratik Amerikan!
“ Tirana dhe Shqiperia eshte vendi me i sigurte se Washingtoni per Presidentin amerikan !” pat shkruar
“ The New York Times” dhe CNN live nga Fushe Kruja gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi.
Kjo eshte e verteta e provuar e sprovuar e miqesise dhe aleances strategjike shqiptaro- amerikane jo sot por qysh kur Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora pat deklaruar ne Torino me 24 nentor 1912, pra kater dite para shpalljes se Pavaresise se Shqiperise se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi, Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj …” !
Cdo koment eshte i tepert!
Sot tymi e flaka, kapsollat shperthyese e Molotovet e Saladin Lul Mona Stanishic Nokes… ne dyert e Kuvendit dhe Qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, sot fjala e Lulush Karabush Berishes qe u transmetua live nga “ Rusia Today” e Vladimir Putinit, u treguan hapur e pa maska shqiptareve dhe nderkombetareve se Banda e Gangstereve te Putinit, Beogradit dhe Athines ne Tirane u vuri zjarrin e flaken aspirates madhore te shqiptareve :
E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
E duam Shqiperine si mbare Evropa !
Zeri i Rusia Today sot u be hapur e drejtepersedrejti Zeri i SaLikekracise dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike!
Amerika po sot si gjithnje e tha fjalen e dha mesazhin e vet te fuqishem demokratik dhe me shqiptar se vete ne shqiptaret kunder dhunes e terrorit antishqiptar e antidemokratik te Bandes se Gangstereve te Sali Berishes e Like Floririt
Mire e thua ti or mik,por “gozhda ankohej nga goditjej e sqeparit”….edhe puna e Lulit e Co…edhe keta s’kane c’ti bejne “sqeparit “,qe i godit nga pas…….perndryshe ua presin “buken”.