Rama: Fushatë intensive edhe aty ku s’kemi kundërshtarë

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me të gjithë  kryebashkiakët dhe kandidatët për kryetar bashkie.

Rama u shpreh i prerë se zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor.

‘Zgjedhjet vendore do të mbahen ne 30 Qershor, kjo është fjalia që duhet të hapë e të mbyllë çdo komunikim tonin, të çdo përfaqësuesi të makinerisë sonë të pathyeshme elektorale me çdo zgjedhës.

Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, nuk është një datë e zakonshme, është data e përcaktuar sipas Kushtetutës për të dëgjuar popullin sovran mbi vlerësimin e ofertave elektorale në 61 bashkitë e vendit’, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se kundërshtarët e tyre kryesorë që zgjodhën rrugën e disfatës  po i bëjnë qeder Shqipërisë.

‘Kundërshtarët kryesorë zgjodhën rrugën e një disfate me një qeder për Shqipërinë. Qederi do iu mbetet bashkë me turpin në derë’, tha Rama.

Gjithashtu kreu i shtetit bëri me dije se do të ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë.

‘Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se një kandidat po sidoqoftë do të ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë.

Po ashtu natyrshëm do të shpenzojmë të gjitha energjitë tona kudo ku do të kemi kandidatë të opozitës politike apo kandidatë të pavarur.

Opozita e deridjeshme është kthyer fatkeqësisht në shëmbëlltyrën e një fantazme duke sjellë hijen e  frikës me rrëmujë, destabilizim, gjunjëzim të shtetit dhe rënie të institucionit’, u shpreh Rama.

o.j/dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Sot doli dhe u tha shqiptareve se nje personi qe mund te pengoje zgjedhjet jo vetem do te denohet rende por do te ndalohet nga USA dhe vendet e BE per te udhetuar drejt tyre.
    Dhe e gjitha kjo e thene nga personi qe njerez me te kaluar dhe te tashme kriminale, trafikante e perdhunues i ka futur ne Administrate, ne Parlament, ne Polici dhe ne Qeveri. Persona te tille jo vetem qe “shetisin” ne tere boten por jane bere edhe tmerri i saj.
    Por jo, problemi i Rames nuk jane keta individe, problem i tij jane ATA qe jane ne mbrojtje dhe kerkim te Demokracise, ata qe luftojne Diktaturen e instaluar tashme, ata qe luftojne per nje te tashme dhe te ardhme pa sundimin e nje klike te korruptuar dhe makute.

  • SHIKOJINI O MILET KETA TRE MBRETER TE KOKAINES DHE BENI SEHIR

    sesi:

    Do te zhvillohen zgjedhjet ne shqypnine enveriste me Gerdallen e Enverit, Gramoz Ruci Krimineli dhe me Pionierin e enverit, Taulant Balla Xibraka dhe me Edvin Drogen cunin e Kristaqit te enverit qe vrau Havzi Nelen ne vitin 1988 qe t’u jepte mesim antikomunisteve ne Shqypni per te mos protestuar kur po binte Muri i Berlinit dhe Komunizmi i ndyre kishte cofur kudo te Bote njehere dhe pergjithmone.

    SHIKOJINI KETA DINAOSAURE PREHISTORIKE TE ENVERIT DHE MENDONI SE CFARE ZGJEDHJETSH DO TE BEJNE KETO KAFSHE GJAKATARE.

  • Ne populli o Ramut nuk e kemi problem kush do fitoje ne kete rreth e bashki ,eshte njelloj per ne .Por ne kemi problem si do ju hedhim ne koshe te plehrave nje here e pergjithmone si PS tende ,PD dhe LSI ,qe i keni rrjepur skalpin kesaj shqiperie te mjere . Tamam si koha ka hedhur pikturat e tuaja ne koshe te plehrave . Besoj kokpalaret dele qorre ,do votojne per interesat e veta kandidate te pamvarur . Ne te kunderten ta mbajne e shendet tollumin . Por cfare fai kemi ne te tjeret qe nuk e hame sapunin per djathe ???!!!

  • Shkurt, po i djeg bytha se nuk do marri votat dhe aty ku ka baze te forte te PS.
    Baza po e abandonon gjithnje e me teper.
    Njerezit e pane cfare maskarai hajdut dhe plere fashiste e zogiste eshte.
    I duhet fushata hajduteve qe te vazhdojne te shesin dhe te blejne cfare u ka ngelur.
    Do shpikin ndonje segment tjeter rrugor me koncesion.
    Po e votuan mileti, harram..
    Dhe Aeroportin ne vend qe ta merrte sigurine shteti, e shpalli me tender..Hajde votoje kete plere te ndyre, spiun te ruseve e te Katarit bashke.
    Qelbesire greke dhe islamike..ne te kater anet e shet Shqiperine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *