At e bir, gjysmë shekulli në luftë

Ornela

Nga Bashkim Koçi

Eshtë një familje në Skrapar, në fshatin Vlushë, e cila nuk është lodhur kurrë, në breza njerëzish, për të qënë në shërbim të vendit, të Atdheut. Nëse do të bënim një veprim të thjeshtë aritmetik, të mblidhnim shumën e viteve që familja Mançe i konsideroi të “humbura” për vete e me vlera të jashtëzakonëshme për çështjen kombëtare, do të meret vesh që ky kontribut kap një periudhë goxha të gjatë, afro gjysmë shekulli.

Nuri Vlusha (Mançe) …

Ai që nuk e tradhëtoi betimin, të cilin e kish bërë  qysh sa ishte i vogël, se do të pozicionohej si armik i çdo tiranie nga të huajtë, ishte Nuri Vlusha (Mançe). Për Nuri Vlushën, këtë patriot me rrënjë të thella atdhetarizmi, gjaku e fisi, liria ishte thelbi i shpirtit të tij, i mendjes dhe i zemrës, pa të cilën edhe shpirti, edhe mendja, do të thaheshin si bima pa ujë. Veprimtaria e tij për t’u bërë pjesë e pandarë e grupimeve patriotike, që luftonin si ëndërrimtarë të mëdhenj për çështjen kombëtare, filloi shumë herët, kur punonte si emigrant në Turqi e që ende nuk i kishte mbushur moshën 17 vjeç. Ka qenë viti 1905, vit kur Nuri Vlusha kishte filluar të mësonte shkrim e këndim me ndihmën e bashkëatdhetarëve, të cilët kishin parë e ndjerë se ky djalë mbante brenda vetes shumë forcë, shumë durim dhe pasion për të bërë diçka për vendin e tij. Njohja me burra emërmëdhenj si baba Meleq Staravecka, Dule e Hasan Koprëncka, me Maliq Skraparin e atdhetarë të tjerë, të cilët u kishin vënë shpatullat dhe mendjen çështjes kombëtare, për Nuri Vlushën u konsiderua fat dhe si një derë e hapur nga ku do të niste një rrugë të vështirë dhe me shumë të panjohura për moshën dhe formimin e tij si atdhetar. Ai ishte shumë i zgjuar dhe nisej gjithmonë me idenë që kur dëgjonte një fjalë të kuptonte dy. Për aq vite sa qëndroi e punoi në Turqi arriti të konkludonte se gjëja më e vështirë në jetë ishte vendimi për të vepruar, sepse pjesa tjetër do të ishte thjesht këmbëngulje dhe vendosmëri njerëzore. Nga ata patriot, me të cilët ai luftoi e bashkëpunoi, ju dha rasti për për të mësuar çdo të thoshte të ishe i vemëndshëm për të dëgjuar, çdo të thoshte të mos harroje çka të kishin thënë apo se si i kishe bërë të ndjeheshin që ti të ishe si frymë e re e së ardhmes. Po të kemi parasysh se Shoqëria e Stambollit udhëhiqej dhe frymëzohej nga kleriku bektashi baba Meleq Staravecka, aktiviteti patriotik i Nuri Vlushës mbante brenda vetes disa veprime e qëndrime të prera që do të thoshte se ai, edhe pse djalë i ri e pa përvojën e duhur për t’u ndeshur me të keqen, kishte kuptuar se liria dhe pavarsia nuk mund të arriheshin aq lehtë, por që këkonin vuajtje e mundime të gjata. Sigurisht që në këtë mjedis ku kultivohej besnikëria dhe vetmohimi për çështje të mëdha të kombit, ai arriti të kuptonte se nuk duhet të kishte frikë për të guxuar, pavarësisht rreziqeve dhe pengesave që do t’i dilnin përëpa.

Nuri Vlusha e kishte shumë të qartë dhe ishte i vetdishëm se erërat dhe dallgët janë gjithmonë në krah të detarit të zot. Me këto mendime ai një ditë do të merte rrugën drejt Amerikës, andej ku çështja shqiptare shikohej e vlerësohej si parësore, si një kërkesë emergjnte e që kërkonte nga çdo shqiptar që të ngrinte zërin me të gjithë fuqinë që kishte. Ishte viti 1911, vetëm një vit përpara shpalljes së Pavarësisë. Në Amerikë u vendos në qytetin Sallbric, qytet ku iu mundësua të punonte në një uzinë metalurgjije në të cilën gjendeshin edhe shumë emigrantë të tjerë shqiptarë. Ai si njeri optimist, ku edhe nëse diku dukej katastrofa, bëhej të shikonte mundësinë e  zgjidhjes. Shumë shpejt Nuri Vlusha arriti të organizonte shoqërinë “Vatra” të cilën e mori përsipër ta drejtonte vet, duke u çfaqur në sy të bashkëkobasve të tij si një i ri optimist dhe me aftësi organizuese. Se cilat ishin aftësitë e Nuri Vlushës si organizator dhe njeri me influencë në komunitet, mud ta ilustrojmë vetëm me një të dhënë e cila na i thotë të gjitha: vetëm për një periudhë relativisht të shkurtër arriti që shoqata “Vatra” në qytetin e Sallbricit të kishte në radhët e saj 600 antarë dhe që të konsiderohej dega më e fuqishme në të gjithë Amerikën. Dhe kjo u arrit sepse drejtuesi i “Vatrës”, Nuri Vlusha, ishte i kthjellët në vendimet që merte dhe se ishte i bindur që njeriu bëhej i pathyeshëm kur vë në balancë të drejtë faorcën e tij me pasionin për të përballuar punë të mëdha. Pra qëllimi ishte të bashkoheshin në një grusht të vetëm dhe të luftonin për çështjen e Atdheut; të ndihmonin për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë e cila po përgatitej nga plaku i Vlorës, Ismail Qemali.

Shpalljen e Pavrësisë shqiptarët e Amerikës e shikonin si një problem për të cilin nuk duhet të heshtje përpara fuqive të mëdha. Eshtë fakt i njohur që “Vatra” bëri lëvizjet e duhura për të sensibilizuar shtete të fuqishme si SHBA, Angli, Francë e Austri që të njihnin shtetin shqiptar, që t’i jepej autonomia dhe të bëhej komb i pavarur e sovran. Nuri Vlusha ishte një ndër ata patriot të shqiptarëve të Amerikës që e shikonte plot besim të ardhmen e Shqpërisë, se shumë shpejt do të finalizohej pavarsia e ëndërruar në shekuj, ajo pavarsi për të cilën ishin derdhur lumenj gjaku. Dhe nuk zgjati shumë. Fiks pas një viti Ismail Bej Vlora ngriti flamurin e mëvetësisë, duke formuar për herë të parë shtetin aq të ëndërruar të shqiptarëve. Për Nuri Vlushën dhe të gjithë anëtarët e “Vatrës”, ashtu si për çdo shqiptar, shpallja e pavarsisë merte vlera të mëdha jo vetëm për çka ofronte ajo për vendin, për kombin dhe ardhmërinë e  Shqipërisë, por edhe nxirrte në sy të botës se çfarë ishte sakrifikuar për të arritur deri aty.

Mbasi kishin kaluar disa vjet, (rreth vitit 1919), Nuri Vlushës iu desh të kthehej në Atdhe. Ai tashmë jo vetëm që ishte rritur, por ishte bërë edhe më i pjekur. Sapo kishte mbaruar lufta e Dytë Botërore e cila e kishte lënë vendin në gjendje të mjerueshme. Prezenca e trupave italiane dhe franceze kishte krijuar një situatë politike kaotike. Qeveria e Durrësit nuk kishte mundur të mbante vendin nën kontroll, por ajo që e bënte gjendjen më të zymtë ishte fakti se Shqipëria rrezikohej nga copëtimi territorial dhe ca më keq, qëndrimi i fuqive e mëdha të Europës nuk ishte miqësor. Planet e fshehta francize synonin t’ia dorëzonin Korçën grekërve. Pra shkurt, kur Nuri Vlusha mbriti në Atdhe situata në vend ishte tepër të tensionuar.

Forca e karakterit dhe e vendosmërisë për të qenë në frontin e parë të luftës nuk mund të imponohet, por fitohet. Në kahën që Nuri Vlusha ishte kthyer nga Amerika sapo ishte krijuar Komiteti i Shpëtimit Kombëtar të Korçës dhe ndërkohë ishin ngritur rëpartet e para të armatosura që do të rrethonin Korçën. Nuriu, pa as më të voglin ngurim, u gjend mes luftëtarëve. Pas këshillimit me atdhetarët e dëgjuar të asaj ane, Hysen Zaloshnjën e Ai Koprënckën, ai lëvizi fshat më fshat për mobizimin e forcave vullnetare të cilat më pas u grumbulluan në Gjergjevicë dhe mundën që të çlironin Korçën dhe aty mandej të ngrihej flamuri shqiptar.

Ky luftëtar i vendosur kur e shikonte të arsyeshme që duhej vepruar menjëherë, i mbyllte pa u menduar shumë portat e dyshimit, e bëjmë të mos e bëjmë. Ishte kjo forcë e vullnetit të tij që në pranverën e vitit 1920 të vihej në krah të Riza Cerovës, të Muço Kapinovës e Ali Koprënckës dhe në krye të 300 skraparlinjve të merrtë pjesë në luftimet kundër forcave italiane në Leskovik, Përmet, Tepelenë, Kaninë, Panaja të Vlorës etj. dhe që pas tre muaj luftimesh të hidhnin ushtrinë italiane në det.

Jeta politike e Nuri Vlushës ka qenë e aktive, shumë e vrullshme. Në vitet 1921-1923 ai mori pjesë në të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Skrapar për mbështetjen e Ali Koprënckës i cili do të shpallej edhe deputet. Ndërkoh ai qëndronte në krah të forcave fanoliste. Madje ngjarjet e Revolucionit të Qershorit të vitit 1924 bënë që të përfshinin edhe Nuri Vlushën. Por rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit, ashtu si shumë patriot të tjerë, atë e dëshpëroi shumë. Bashkë me Riza Cerovën, Muço Kapinovën, Ali Nishicën, Ali Koprënckën, Myrto Cerovën e shumë të tjerë, u detyruan të arratisen në Greqi ku nuk do të rreshtëte veprimtarinë e tij antizogiste, duke bashkëpunuar edhe me atdhetarë të tjerë si Hasan Prishtina e Esat Deshnica.

Amnistia e rreme që shpalli Ahmet Zogu në vitin 1926 bëri që të gënjejë edhe Nuri Vlushën. Ai erdhi në Atdhe, por shumë shpëjt ra në kurthin e ngritur nga shërbëtorët e regjimit, duke përfunduar në burg. Nuk qëndroi gjatë. Për mungesë të fakteve ai u lirua, por nuk u shpëtoi kurrë survejimeve dhe ndjekjeve të cilat ia bënë jetën të padurueshme dhe që e detyruan të shkonte përsëri në emigrim, në Selanik ku do të bëhej anëtar i KONARES.

Forca e vullnetit është ajo që e bën njeriun të jetë në kërkim të arritjes së qëllimit për fitoren. Nuri Vlushës nuk i mungonte as vullneti e as logjika për të përqafuar të mirën, të ishte në krah të progresit. Në vitin 1935, kur filloi Lëvizja e Fierit, ai do të bëhej pjesë aktive e Kryengritjes, por pas shtypjes së saj, dhe sidomos pas vrasjes së Riza Cerovës, ai nuk mund të vazhdonte më tej veprimtarinë e tij atdhetare. Në këto kushte u detyrua të emigronte, të shkonte  në Australi, ku Nuri Vlusha nuk harroi që, edhe në kontinentin e largët, të shërbente e kontribonte për Shqipërinë. Ai aty organizoi Shoqërinë “Skënderbeu” ku u përfshinë të gjithë emigrantët shqiptarë të Australisë. Madje Nuri Vlusha u zgjodh N/Kryetar i Shoqatës. U kthye në Atdhe në vitin 1948 kur vendi ish në liri, i çliruar nga pushtuesit nazifashistë e ku familja e tij, si rrallëkush, u përfshi e gjitha në lëvizjen nacionalçlirimtare. Por ai që do të jepte kontribut të jashtëzakonshëm në këtë Luftë do të ishte i biri i tij…

Qemal Mançe

Ky djalë i zgjuar dhe plot vullnet nga fisi i Mançellarëve të Vlushës e kishte bindje të palëkundur se njeriu më përpara duhej të mësonte të ecte, e pastaj të mundëte për të vrapuar. Këtë filozofi e kishte mësuar nga babai, Nuri Vlusha, i cili në çdo hap që hidhte si luftëtar e patriot, “maste shtatë herë e priste një herë.”

Shkollën fillore Qemali e filloi në fshatin Leshnje, ngjitur me Vlushën, aty ku mësonte edhe Kahreman Ylli, por përfshirja në luftën italo-greke gjatë viteve 1940-1941, do ta bënte “fajtor pa faj”, duke e internuar në Athinë, në Greqi. Aty nuk qëndroi shumë kohë, mbasi fillimi i Luftës së Dytë Botërore, i krijoi mundësinë që të kthehej pranë familjes, e cila ishte ndër të parat që u përfshi në lëvizjen nacionalçlirimtare. Por fati Fati, shpesh, për të arritur te njeriu, kalon brenda kushteve që i krijon karakteri i tij. Veterani i Luftës Nacionalçlirimtare, Mustafa Bakiasi, mban mend se i riu Qemal Mançe ishte njeri me karakter të fortë dhe ndoshta kjo gjë e bënte të ishte i syhapur dhe i vemendshëm për çka ndodhte rreth e rrotull. Në gusht të vitit 1942, me ndërhyrjen e Xhelal Starveckës, në shtëpinë e tij u organizua mbledhja e parë ku do të projektohej goditja e milicisë fashiste për të çliruar qytetin e Çorovodës e që u arrit  më 5 shtator të vitit 1942. Në kujtimet e tij Qemali tregon se në këtë takim ai kontaktoi për herë të parë kamandantin e Çetës së Skraparit Mestan Ujanikun, komisarin Gjin Marku dhe Xhelal Staraveckën, të cilët ndikuan që mbas këtij takimi të bashkoheshin me Çetën edhe djali i xhaxhait Hysen Mançe dhe kushërinj e tjerë.

Qemal Mançe dinte të ishte pronar i vullnetit të tij dhe shërbëtor i ndërgjegjes të kultivuar e të trashëguar nga një fis i tërë. Duke u nisur nga ndjenja atdhetare, nga urrejtja ndaj pushtuesit, në tetor të vitit 1942, u bë pjesë e rininë antifashiste, duke u berë përgjegjes i saj në krahinën e thellë të Potomit, ku luftohej nën komandën e patriotit Avni Kapinova.

Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mënçuri, sesa atëherë kur i duhet të marë një vendim të rëndësishëm. Ishte muaji shtator i vitit 1943 kur Qemal Mançe vendosi të kalojë pranë shtabit të Qarkut të Beratit me Qemal Vokopolën, i cili kryente detyrën e intedentit të shtabit. Në Operacionin e Dimrit, ai mësoi se xhaxhai i tij, Nurçe Mançe, ishte vrarë nga gjermanët. Por lufta ishte luftë dhe nuk mund të largohëshe nga fronti për t’i hedhur një dorë dhè njeriut të tij të dashur. Disa muaj më pas, luftëtarit Qemal Vokopola, të cilin ai e kishte komandant, iu ngarkua një detyrë tjetër shumë e rëndësishme, për të shkuar në Zonën e Parë Operative në Vlorë, ku e shoqëronin partizanët e vjetër Sadik Koprëncka, Ahmet Prishta dhe Laze Qeshibesi. Por asnjë njeri nuk mund ta kuptojë atë që nuk e ka përjetuar. Në kujtimet e Qemal Mançes gjetëm të shkruar këtë ngjarje e cila, kur tregohet tani në paqe, duket e pabesueshme: Pasi e kryem misionin e ngarkuar në Vorë, u nisëm për në zonën e Beratit dhe pasi kaluam lundrën e Selenicës, u futëm në zonën e Mallakastrës. Në fshatin Greshicë, kemi rënë në përpiekje me forcat kolaboracioniste, me ballistët e asaj zone. Mbasi rezistuam shumë në luftime, duke na favorizuar edhe tereni, çamë rrethimin më 26 prill të vitirt 1944. Aty u plagosa në gjurin e këmbës së djathtë, por shoku im i fuqishëm dhe i paharruari Ahmet Prishta, më mori në krah dhe, duke u tërhequr bashkë me shokët, na çoi në një shtepi në afërsi të fshatit Greshicë. Atje morëm një kafshë dhe duke bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, deri sa hymë në zonën e Skraparit. Më çuan në spitalin partisan të fshatit Vlushë (spitali ishte ngritur në shtëpinë tonë). Atje më mjekoi me kujdesin më të madh doktori i nderuar italian Dalesio. Në operacionin e Qershorit gjermani e dogji shtëpinë tonë si dhe spitalin, ndaj u shpërngulëm. Unë shkova përsëri me shokët e mi, në frontin e luftës. Me urdhër të Shrtabit të Qarkut, pas Kongresit të parë të Rinisë në fshatin Helmës të Skraparit, kalova përsëri përgjegjës i rinisë në zonën e Potomit dhe pak ditë më vonë u dërgova në Qarkun e Elbasanit, në zonën e Librazhdit, po më të njënjtën përgjegjësi, atë të Rinisë, deri në çlirimin e Shqipërisë.” Për kaq sa shkruan ky ish luftëtar në kujtimet e tij mund të themi pa mëdyshje që ata kanë qnë heronj të vëtetë. Kujtojmë për lexuesin se nga plumbi që mori Qemal Mançe në përpiekjen me ballistët në fshatin Greshicë, mbeti invalid për tërë jetën.

Eshtë një gjë që duhet shkruar. Fshati Vlushë i Skraparit ka një histori disi të veçantë dhe heroike, i përfshirë në të gjitha kohrat në përpiekjet që janë bërë për liri e pavarsi kombëtare. Mund të sjellim në këto radhë vetëm tri ngjarje të mëdha që kanë lënë gjurmë gjatë luftës Nacionalçlirimtare:

Gjatë operacionit të dimrit në 14 janar të vitit 1944 një detashment ndëshkimi gjerman, me porosi të eksponentëve të Ballit Kombëtar, bënë një masakër të padëgjuar kurrë në ato anë, duke vrarë 22 burra dhe djem të pafajshëm në qëndër të fshatit. Një masakër e vërtetë. Ata janë shpallur të gjithë Dëshmorë të Atdheut, por mbeti një plagë që dhemp ende për faktin se të gjthë ata burra u vranë për shkak të qejfmbetjes të një ballisti, të cilit i zoti i shtëpisë, kur ai bujti për “mik”, nuk i theiri dashin e kopesë, por i bëri përshesh me rehani. Për të ilustruar poshtërsinë e tyre po sjellim atë çka shkruante gazeta “Dielli” në Boston me numër 5767, datë 26 mars 1947 me titull: “Dy fjalë për ballistët”: “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më…por mënt vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxinë përpara botës si pro italianë e pro gjermanë. Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste… mos u varni torbën, po u tregoni vendin. Dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës.

Në Vlushë më 17 Mars 1944 u formua Brigada e 7-të sulmuese e Ushtrisë Nacional-Clirimtare. Për këtë ngjarje është ngritur lapidari në pllakatën e të cilit janë gdhendur emrat e të gjithë dëshmorëve të kësaj Brigade partizane e cila luftoi kundër nazistëve gjermanë deri në Vishegrad.

Po në Vlushë ka funksionuar spitali partizan në shtëpinë e personazheve të këtij shkrimi, Nuri e Qemal Mançes. Në këtë spital është mjekuar edhe “Heroi i Popullit” Zylyftar Veleshnja e dhjetra luftëtarë të tjerë të cilët morën plagë në frontin e luftës. Spitali partizan ka funksionuar nga muaji prill deri në qershor të vitit 1944.

Por le të kthehemi tek personazhi ynë Qemal Mançe. Thuhet se në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi, ndërsa  në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen. Qemal Mançe ishte nga ata njerëz që dallohej për intuziazmin e tij, por edhe të ishte këmbëngulës për të kryer detyrat. Atij pas çlirimit të vendit, edhe pse ishte dhe mbeti invalid lufte, nuk iu mënjanua qoftë edhe një herë punëve të vështira, nuk u bëri bisht përgjegjësive për të cilat ishte në gjendje t’i përballonte me shumë sukses. Kryesisht ai punoi në sektorin e ndërtimit si drejtues dhe zbatues të shumë veprave industriale, të kulturës  dhe të fushës së bujqësisë. Qemal Mançe ishte përfaqësues i atij kontigjenti drejtuesish që ndalej kur ngjitej dhe jo kur binte. Në rrethet e Beratit, Vlorës, Lushnjes, Gjirokastrës dhe Elbasanit, ku ai drejtonte ndërmarrjet më të rëndësishme dhe më të fuqishme, siç ishin ato të ndërtimit, mbahet mend edhe tani, pas disa dekadave, si drejtues i talentuar e që shpesh thuhet se “kjo vepër është ndërtuar në kohën kur Drejtor ishte Qemal Mançe”.

Qemal Mançe, ndonse i kishte rrudhat në ballë, por jo në zemër. Shpirti i tij nuk u plak kurrë. Kur pas viteve ’90 doli në pënsion ishte dhe mbeti një ndër veteranët më aktiv të qytetit të Durrësit, propagandues i flaktë i vlerave të luftës Nacionalçlirimtare. Ndërkoh, sa qe gjallë, ai mbajti detyrën e N/Kryetarit të Organizatës së Invalidve të Luftës të Popullit Shqiptar. Për kontribut të shquar në Luftën Nacionalçlirimtare, por edhe në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e vendit, është dekoruar me shumë Urdhëra e Medalje. Ai gëzon edhe titullin e lartë “Nderi i Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it”.

Share This Article
8 Comments
  • Historia nuk sajohet,,Historia jetohet.
    Ky shoku Koci ka mbledhur ca emra Skrapari dhe e kam vene re,qe rrotullohet me ato Mucot e tij,sikur cdo ngjarje historike kombetare vertitet tek Mucot e Skraparit dhe cdo personazh i ketij duhet te kaloje patjeter neper Mucot.
    Nga Skrapari ne kuvendin e Vlores ka firmosur Xhelal Koprencka.Perfaqesues i Skraparit ne Luften e Vlores ka qene Riza Kodheli.
    Kryengritja e Fierit ka qene nje komplot sporadik,qe u shua para sa te niste.Me 5-6 pushke te xhandareve ne Lushnje,kryengritja u shpernda.Pa e bere bam
    Komplotistet u arrestuan,dy tre u pushkatuan,te tjeret u falen.U denua me vdekje ne litar Maneku,se ai nga torturat i futi vetes nje gozhde te ndryshkur dhe po vdiste nga tetanozi.Qemal bej Vrionji,qe ishte koka kryengritjes u denua ne shtepine e tij nen pjergull.Te denuarit ngriheshin dhe perplasnin kokat me vilet e rrushit dhe i thonin Qemal beut:-I mbare rrushi sivjet Qemal bej!Riza Cerova iku kot nga frika,se kush po e kishte mendjen tek Riza Cerova,ca brekegrisur Skrapari.Komplotin e pregatiten Ali Shefqet Shkupi,komandant i xhandarmerise ne lirim,Ismail Tatzati,Qemal bej Vrioni,Shefqet bej Verlaci,Nuredin bej Vlora,qe do te behej kryeminister pas rrezimit te Zogut.
    E kam vene re qe cdo personazh i keti Kocit duhet te kaloje neper kryengritjen e Fierit,se duhet permendur Riza Cerova.Ka te gatshem nje grup prej 5-6 skraparllinjsh ,ca Muco Kapinova,Riza Cerova,Ali Koprencka,Hysen Zaloshnja,qe jane si komisjon i byrose politike te Skraparit dhe cdo personazh i ri duhet te kete marre dore tek keta.
    Ju moren mente edhe ca intelektualeve me shkolle perendimore si Koste Cekrezi dhe Jakov Mile,qe e hengri nga enver hoxha ,qe ta kujtonte mire komplotin e Fierit.Enver Hoxha tallej me Mustafa Kacacin;-Ctu desh ty o Mustafa qe shkove me mente e bejlereve?Bejleret shpetuian,ti e hengre burgun..Hengri dhe nje koqe plumbi Mustafa Kacaci,nga shtabi pergjithshem,qe nuk e pa nga i erdhi.

  • O Demo te keqen nena sic duket keta burra patriote ja paskan lene sateme( nenes tende) brenda.
    Kane bere histori burrat skrapalinj

  • HA HA HA BRAVO DEMO JA NXORRE NE SHESH RRENAT KETIJ SPIUNI KOMUNIST … BASHKIM KOCI … PASKAN BERE PER VENDIN PO TE ISHIN BURRA JA THONIN ENVERIT NE SY SIC E BERI TUK JAKOVA QE I THA PARTINE KONUNISTE E KRIJUAN SLLAVET DHE JO TI …. POR KETO TRIMAT NGA SKRAPAI JA PASKAN THITHUR ENVER HITLERIT .PRA E PASKANE TRADHETUAR POPULLIN … PASKAN LUFTUAR PER CLIRIMIN E SHQIPERISE PER TEKAT E KOMUNISTAV PER INTERESAT PERSO TE DISAVE LABERVE APO GJIROKASTRITI ENVER ….HK MOR ZHULS SE JU SHANI BALLISTAT ..POR KOMUNISTAT BENE ME SHUM KRIME S E BALLISTAT DHE NAZISTAT SE BASHKU ..POR QE TRUNI JUAJ I KALBET SI KAP DOT DISA GJERA TE THJESHTE PER NJE NJERI NORMAL POR JO NJE ANALFABET NGA SKRAPARI MERCI

  • Ti Demo qenke nje kokerr gomari qe nuk e paske shokun. Po c’te duhet ty o Demush qe kerkon te redaktosh ca gjera, ca fakte historike te cilet jane shkruar ne vandake me libra e nuk ka burr nene qe t’i cbeje? Ik o Demke dhe mos u mer me hitori sepse je fare i percipte ne keto pune..

    • Po ty o mijush gjirizesh pse te digjka kaq shume sumatricja per ato cfare mendojne dhe shkruajne te tjeret. Si ka mundesi qe ndyresirat nuk i referohen aspak artikullit, por kapen si idiote me individin?

  • Degjo ti shqip,pamvaresisht se me ke ofenduar,ti tregon veten dhe une nuk bie ne nivelin tend.
    Skrapari ne historine e Shqiperise,e ka tagrin deri tek Skrapari.Pjesemarrja ne komplotin e Fierit nuk e ben Riza Ceroven figure qendrore te historise se Shqiperise.
    Ay komplot pati me pak ndikim se sa kryengritja Saliut ne 98 kur arriti te pushtoje ca institucione qendrore.
    Se cfare roli,cfare detyrash ka kryer ne sherbim te organeve te spiunazhit te BRSS,gjate kohes kur ka qendruar ne kete vend,per kete mund te flasin me mire studiuesit e arkivave te KGB-se,por nuk mendoj se e nderon kete fshatar nga Skrapari.
    Per Hysen Zaloshnjen,ose xha Hyseni tregojne anekdota plot,por nuk besoj ti dije autori i shkrimit,sepse eshte katundar dhe e shkruan historine sipas muzeut te fshatit.
    Bejleret ,agallaret e Tiranes shkonin tek kioska e xha Hysenit ne rrugen e Elbasanit dhe shprehnin pakenaqesine per regjimin terrorist qe u kishte konfiskuar pasurine,burgosur,persekutuar
    Qanin hallet me njeri tjetrin se edhe xha Hyseni nga takem i bejlereve ishte,por kishte ndihmuar partizanet.
    Ndalon nje dite aty Kadri Hasbiu dhe i kerkon ca zagare te mire gjahu,se kishte degjuar qe xha Hyseni kishte zagare te mire.Ky kur niset per Skrapar,ndalon ne sallhanen(thertore) e Beratit dhe mbledh qente e kazanave,ja dergon Kadri Hasbiut…Ministri i brendshem ndalon nje dite tek kioska xha Hysenit,dhe i thote:Cfare qensh ishin ata o xha Hysen,?Mua me gjete te me japesh qen rrugesh?
    -E ke gabim shoku Kadri!Ata jane qen proletare,ashtu si i doni ju me biografi te mire!

  • Flm z Bashkim. Shkrim i mire per te treguar luften qe Kane bere patriotet per Kombin. Shtepite e Manceve jane djegur dy here nga gjermano ballistet se ishin spital partizan.
    Vetem njerez te. Degraduar e mbeturina te bashkepuntorve e tradhetarve nuk ju pelqejne keta lloj artikuj.
    Lavdi Dëshmorëve te atdheut dhe respekt kush luftoi e punonoi e punon per kombin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *