Foshnja varroset e gjallë/ Ndodh e papritura, e ndihmon qeni…

Bora Basholli

Një qen në veri të Tailandës shpëtoi një foshnje të sapo lindur, pasi ishte varrosur i gjallë nga nëna e tij adoleshente.

Foshnja, një dalë, thuhet se është braktisur nga nëna e tij 15 vjeçare, për të fshehur shtatzëninë e saj nga prindërit.

Qeni me emër Ping Pong po nuhaste dhe gërmonte në një fushë në fshatin Ban Nong Kham. Pronari i qenit tregon se ai vuri re më pas këmbën e foshnjës mbi dhe’.

Vendasit e çuan foshnjën me shpejtësi në spital, ku doktorët e pastruan dhe më pas deklaruan se ai ishte shëndoshë e mirë.

Pronari i Ping Pong, Usa Nisaikha, thotë se qeni ka humbur njërën nga këmbët, pasi e shtypi një makinë.

Ai tha për gazetën “Khaosod” : E mbajta qenin sepse ai është shumë besnik dhe i bindur dhe gjithnjë më ndihmon kur shkoj për në fushë. Atë e do i gjithë fshati. Kjo është e mrekullueshme.”

Nëna e foshnjës së sapolindur akuzohet për braktisje të fëmijës dhe tentativë vrasjeje.

Panuwat Puttakam, një oficer i stacionit të policisë Chum Phuang, tha për “Bangkok Post” se tani ajo ishte nën kujdesin e prindërve dhe psikologut.

Ai thotë se nëna adoleshente është penduar për veprimet e saj.

Prindërit e vajzës vendosën ta rrisin fëmijën.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *