Misteri i vjedhjes së vulës së fermanit nga Arkiva e Shtetit

Bora Basholli

Pas denoncimit për vjedhjen e vulës së Fermanit të Manastirit të Kamenës, në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë, e cila është mbi 400-vjeçare, mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet ku janë pyetur 15 shtetas, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale.

Ata janë marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me ‘zhdukjen’ në rrethana të mistershme të singjilit që i përket shekullit të shekullit të XVII.

Është bërë vendimi i ekspertimit dhe së bashku me një patrullë policie dhe një pjesëtar të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, fermani i Manastirit të Kamenës është dërguar pranë Laboratorit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku dhe është bërë ekspertimi për të përcaktuar nëse penjtë që mbanin vulën janë prerë me mjet mprehës apo janë këputur si pasojë e kohezionit.

Aktualisht sipas drejtorit të këtij institucioni Ardit Bido për Report Tv pritet akti i ekspertimit dhe Fermani është kthyer pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave pasi i është nënshtruar analizimit në laboratorin E Drejtorisë së Policisë Shkencore.

Po rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, pasi një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur.

Duke qenë se kamera e brendshme në godinë ka rezultuar e fikur, pritet të bëhet edhe ekspertimi mbi serverin e kamerave, për të përcaktuar mënyrën sesi është fikur serveri, por edhe detaje të tjera që mund të jenë me shumë vlerë për hetimin.

Sipas Arkivës së Shtetit theksohet se kemi të bëjmë me një vulë fizike plumbi e viti 1640 që ndodhej bashkëlidhur me një dokument në pergamenë, për të cilin theksohet se është i paprekur.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ate vule dhe qindra dokumenta te tjere me vlere te pallogariteshme per historine e vendit tone e ka vjedhur ish drejtoresha e arshives ne kohen e sundimit te Saliut ajo Nika qe del per jave ne studiot
    televizive dhe derdellis pambarim per ballin dhe perkrahesin e zjarrte Sali.

  • Ajo vule nuk i duhetkujt nese shqiperia e deklaron te vjedhur listen e gjereva te trashegimise t vjedhura : nuk munden me u shit me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *