Bregdeti shqiptar njihet për bukuritë e tij të shumta, të cilat shpesh mbesin në hije nga ndotja e pakujdesshme e njerëzve me mbetje urbane.
Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Ndërmarrjen komunale të pastrimit kanë zhvilluar ditët e fundit një aksion pastrimi në plazhin e Durrësit.
Prefekti i Durrësit, Roland Nasto,bëri të ditur se “ky aksion po vijon në kuadër të pastrimit të vijës bregdetare në prag të sezonit turistik”.
Sipas tij, në qendër të aksionit ka qenë pastrimi i plazhit nga “Apolonia” deri tek “Iliria”, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë përveç ndërmarrjes komunale edhe bizneset, apo qytetarë vullnetarë, si dhe ata që kanë shtëpitë pranë këtij plazhi.
Bashkia e Durrësit vazhdimisht gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, ka zhvilluar aksione pastrimi në plazhin e Durrësit.
Këto aksione shërbejnë jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban, por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.
v.l/ Dita

Nuk punohet me aksione ne kapitalizem,porta me pune te paguar cdo dite.
Por edhe kontroll cdo dite.
Ky eshte shtet …muti!