Fshehu dënimin me burg, deputeti Selami Jenisheri rrezikon mandatin

DITA Online

Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri edhe pse ka marrë mandatin e deputetit, rrezikon ta humbë atë.

Kjo për shkak se ai ka fshehur dënimin, duke mos e deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit.

Deputeti Selami Jenisheri në formular është shprehur se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Jenisheri u betua këtë javë në Parlament.

v.l/ Dita

 

Share This Article
3 Comments
  • E mor selom jeniceri ci bere vehtes.per nje cope mandat.jo per gje,por me dukesh se nuk ke kellqe per ate pune.megjithate qenia e nje takemi si puna juaj ne listat e pd ,tregon nivelin e listave te pergatitura nga pd ne 2017.fatkeqsi per shkodren te perfaqsohet nga ky nivel.

  • Hahaha parti pensinistesh.Jemi vend i cuditshem.Nxirreni ne pension Janisherin.Ose jo me pare denoheni (per mashtrim te fshehjes se denimit kesaj rradhe).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *