Maratonisti bullgar Krasimir Georgiev, ka arritur në Tetovë në kuadër të sfidës së tij për të vrapuar nga qyteti Varna i Bullgarisë, përmes Maqedonisë dhe të përfundojë në Durrës të Shqipërisë. Ai tashmë dhjetë ditë është duke vrapuar kurse synon të kalojë 1 000 kilometra. Projekti për këtë maratonë mbahet nën moton “Konektivitet” dhe është nën patronazhin e tre Kryeministrave Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Në Tetovë, Georgiev u prit nga përfaqësues të Komunës, të cilët organizuan edhe një pritje modeste për të.
“Jam një njeri që sfidoj kauza të ndryshme. Fillimisht ishte si një ide, ishte një ikje, këtë e flisnim me kolegët e mi. Ky qëllim është i rëndësishëm për Bullgarinë për Maqedoninë, për gjithë rajonin. Kjo është dita e 10 që kam filluar këtë rrugëtim” është shprehur Krasimir Georgiev.
Ndryshe edhe në Shkup, Ministri i Financave Dragan Tevdovski, Kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësues nga Federata e Atletikës së Maqedonisë kanë përkrahur maratonistin bullgar Krasimir Georgiev, i cili synon të kalojë 1 000 kilometra, në 20 qytete të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi është që të dërgohet një mesazh dhe përmes sportit të bëhet lidhshmëria e ekonomive dhe qytetarëve të tria vendeve. Korridori 8 lidh Detin Adriatik dhe të Jonit, kurse kalon edhe përmes Maqedonisë së Veriut.
v.l/ Dita


Lidh Detin Adriatik dhe Detin Jon?! Perse 1000 km rruge duhet te lidhen? dhe rruga kalon nga Bullgaria?!
Car korrrrrrupsioniii!!