Një javë përpara se evropianët t`i drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e Gjermanisë duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Evropës e duke dërguar në këtë mënyrë edhe një mesazh të fortë kundër nacionalizmit dhe ekstremit të djathtë.
Protestat janë organizuar në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.
Disa prej pjesëmarrësve thanë se në këtë mënyrë kanë kërkuar të tregojnë mbështetjen e tyre për Evropën sepse druhen që Gjermania dhe i gjithë Kontinenti i Vjetër mund t’i rikthehen një kapitulli të errët të historisë.
“Gjyshet kundër të djathtës” e quajtën ata protestën dhe arsyeja, siç shpjegoi një organizatore, ishin rrëfimet e gjyshërve mbi jetën nën regjimin nazist. Por, edhe pse e mbështesin Evropën, mjaft demonstrues e bënë të qartë mendimin e tyre se Bashkimi Evropian duhet të reformohet nëse dëshiron të jetë i suksesshëm në të ardhmen.
BE-ja ka nevojë për ndryshim, thonë ata, neve na nevojitet një bashkëpunim më i fortë. Protestat në Gjermani po zhvillohen nën moton “Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit”, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti politike.
v.l/ Dita

Demokracia e tejkufishme favorizon ekstremistet e Djathte madje ata do ti kthehen Evropes ne nje bumerag te madhe.
Rrenjet e Fashizmit dhe te Nazizmit nuk jen shkulure ato rigjenerohen nga proceset demokratike.
Demokraci nuk do te thote te rrezikosh te ardhmen e popujve duke u len liri te tejkufishme Nazifashisteve.!
KUSH JANE GJYSHET DHE KUSH ESHTE E DJATHTA NE EVROPE?
sepse:
KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE
dhe:
Se Kulcedra qe po terrorizon sot Boten Demokratike nuk jane ultrasit pijanece ne BE, por Rusia Bolsehvke e Putinit qe po i blen njeri pas tjetrit te gjithe te djathtet duke i futur ne nje thes me te majtet qe jane agjentet e tij te KGB-se famekeqe, ja nje shkrim i vecuar nga interneti:
“Fronti Kombëtar Francez i Marinë Le Pen i kërkoi Rusisë një hua prej 27 milionë euro për të ndihmuar atë të fitonte në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në 2017. Partia franceze e ekstremit të djathtë është fort e lidhur me Rusine e Putinit duke kerkuar borxhe dhe kredi ne të holla përderisa bankat franceze refuzojnë t’i japin hua, tha Wallerand de Saint-Just, arkëtar i Frontit Kombëtar Francez.
“Partia jone po aplikon për kredi marrje nga bankat e huaja … dhe pse jo ato ruse”,
Tha Saint-Just.
Le Pen mohoi se financimi nga një bankë ruse do të ndikonte në politikat e partisë. Në vitin 2014, Partia e saj e ekstremit te djathte siguroi një hua prej 11 milionë eurosh nga Banka e Parë Çeke e bazuar në Moskë.
Atehere ne media dolen thashetheme me pretendime se Le Penit i ishte dhënë borxhi rus si një “shpërblim” për mbështetjen e Partise se Le Penit ndaj pushtimit te Krimese me urdher nga të Vladimir Putin. Akuza u bë në prill të vitit 2015, kur një grup hakerësh rusë zbuluan mesazhe me tekst nga një smartphone që i përkiste Timur Prokopenkës, kreut të departamentit të punëve të brendshme të Kremlinit, ku u diskutua mbështetja e udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë. Ajo ate kohe i mohoi pretendimet. Tani kërkesa për kredi prej 27 milionë euro vjen pasi policia franceze bastisi të mërkurën zyrat e Frontit Kombëtar pranë Parisit, si pjesë e një hetimi mbi dyshimet qe partia po shpërdoron fonde nga BE-ja per asistentë të paguar nga Parlamenti Evropian për punët politike në Francë.”
Idiot
Edhe keta gjyshet e protestave thone se BE duhet reformohet. Kete reformim nuk mund ta bejne ato qe e shkaterruan BE, politikat pseudo-liberale Merkeliane. Jane shume me teper gjermanet dhe europianet qe i tremben jo perrallave me mullinj ere te paraqitur si perbindesha nga Don Kishotet e politikes aktuale se sa humbjes identiteteve kombetare nga dyndjet e klandestineve qe i kane reale para syve perdite.
I qan hallin europianeve ti keshtu? Po shqiptaret ku hyjne ne kete mesele? Nacionalistet e financuar nga Putin do u hapin dyert shqiptareve? Mendoni per veten leri europianet