Policia Kufitare në Himarë u dha ndihmë dhe shpëtoi 2 pushues, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut.
“Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve“, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se ata kishin dalë me gomonen (pa motor) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.
v.l/ Dita

Ju lumt per ate pune paguhen.Ne fakt paguhen edhe te ndalojn gomonet me drog po ktu ndryshojn gjerat.