Guardiolën është duke festuar ende fitoret e njëpasnjëshme, pasi e mbylli sezonin me çdo trofe të mundshëm, të fituar brenda ishullit.
Në Angli, përveç fitoreve, 48-vjeçari po flitet edhe për trikon e tij gri.
“The Sun” shkruan se tifozët e Sitit e konsiderojnë atë një hajmali, aq sa shumë sa po e kërkojnë në dyqane për ta blerë, të paktën edhe për një tjetër vit.
Trikoja e famshme është përdorur 30 herë nga trajneri këtë sezon, shpjegon tabolidi, duke u interesuar më gjatë rreth historisë së saj.
Kushton 1.200 sterlina dhe është prodhuar nga shtëpia e modës së preferuar nga kryeministrja Tereza Mej, “Herno”.
Ka edhe një këshillë për ata që nuk ia lejojnë vetes një çmim të tillë: “Në Asos mund ta gjeni edhe për 30 sterlina”. Por ekziston mundësia për të blerë edhe atë origjinale, të veshur nga tekniku spanjoll, i cili ka vendosur që ta nxjerrë në ankand për bamirësi.
“Është verë dhe për pak nuk do të më shërbejë më”, ka thënë ai.

j.l./ dita
