Haradinaj: Gjermania konfirmon mbështetjen për vizat, urime Kosovë

Bora Basholli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania edhe njëherë e konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një status në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

“Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.

Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë. Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.

Urime Kosovë”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Urime Ramush,Urime Kosove!Kush ecen shtruar,shkon shendoshe dhe shkon larg-thote Italiani.Kam besim qe do te arrini rezultate para nesh,do te kurorezoni garen evropiane,,mundesisht amerikane,sepse jeni popull me DINJITET.I thoni derrit derr dhe Dajes,daje.
    Keni udheheqes si Ramushi,qe nuk tutet nga Istikami kombetar,.Nuk shperblen ARMIKUN,se keshtu eshte stili i fundit Ramist..Armikut i thote ndal!Ketu eshte Kosove shqioptare,do paguash taxen,nuk eshte Serbi.
    Me udheheqes si Ramush Haradinaj,qe nuk fluturojne me pras ne b ,Kosova do shkoje perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *