Dita e Jetimëve, Manastirliu: Kthehen në familjen biologjike 42 fëmijë

Bora Basholli

“42 fëmijë në institucionet e përkujdesit janë rikthyer në familjen biologjike; 92 fëmijë janë vendosur në kujdestari brenda rrethit familjar dhe 25 fëmijë janë birësuar”.

Një vit pas shpalljes së planit të de-institucionalizimit për fëmijët pa kujdes prindëror, në Ditën e Jetimëve, Ministrja Manastirliu prezantoi rezultatet e punës së deritanishme të skuadrave të terrenit, me synim kthimin e fëmijëve në familjen biologjike ose vendosjen në kujdestari alternative.

“Çdo politikë e re apo program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtohet nga interesi më i lartë i fëmijës. Por ne kemi një detyrë mbi detyrat: të kujdesemi për femijët pa kujdes prindëror. Për ne është parësore bashkimi i fëmijëve me familjen biologjike kurdo kur është e mundur një familje biologjike apo kujdestare dhe në rastet kur janë më të rritur, për ti përgatitur për një jetesë të pavarur”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se po punohet për përshpejtimin e planit të de-institucionalizimit, pra daljes së fëmijëve nga institucionet dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta, Manastirliu tha:

“Grupet e punës kanë bërë një vlerësim të thelluar të çdo fëmijë në institucion, duke përfshirë dhe hartimin e planit zhvillimor jo vetëm të fëmijës por dhe të familjes, aty ku ajo ekziston. Pas procesit të vlerësimit për 232 fëmijë të institucioneve të kujdesit social, u konkludua se 46 fëmijë do të kthehen në familjet biologjike, duke mbështetur dhe fuqizuar familjet me shërbime psiko-sociale, mundësi strehimi dhe mundësi punësimi”.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *