Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi bën të ditur në një intervistë për “News24” se formula për përbërjen e KQZ-së do të ndryshojë dhe për këtë çështje do të kërkohet edhe bashkëpunimi i opozitës.
Cili është qëndrimi që mazhoranca ka për KQZ, kam këtu parasysh që është një institucion që po funksionon vetëm me anëtarët e propozuar nga e djathta, dhe mungon prania e anëtarëve të tjerë?
Qëndrimi ynë ndaj KQZ nuk ka ndryshuar, është i njëjti me atë që ne kemi mbajtur edhe kur ishim ne opozitë dhe tashmë në mazhorancë. Ky institucionin në mënyrën se si u operua në mënyrën e ndryshimin e përbërjes se tij, e ka humbur besimin e palëve si një arbitër i paanshëm. Ne e konsiderojmë institucion me legjitimitet të cunguar dhe munguar, prandaj gjykojmë se duhet të rikthehet legjitimiteti dhe te përcaktojmë bashkërisht se cila do te ishte formula për të patur një institucion larg ndikimeve politike dhe të karakterizohet nga paanësia dhe profesionalizmi.
Çfarë nënkuptoni me rikthim të legjitimitetit?
Legjitimitet i vendimmarrjes përcaktohet nga legjitimiteti i procedurave të emërimit dhe shkarkimit të një anëtari. Përsa kohë një anëtar u pushua në kundërshtim me ligjin dhe u emërua një anëtar në formë antiligjore, mendojmë dhe gjykojmë se legjitimiteti i këtij institucioni është i cunguar dhe prandaj vlerësoj se veprimtaria është e përligjur.
Por në situatën aktuale që ndodhet KQZ-ja, cila mund të jetë zgjidhja, kujtoj këtu që kjo administratë zgjedhore do përballet edhe me zgjedhje të tjera, siç janë ato lokale në Korçë?
Zgjidhja varet nga ajo sesi palët, ne si shumicë do bashkëpunojmë dhe është e domosdoshme të bashkëpunojmë, e të biem dakord që KQZ-së ti rikthejmë legjitimitetin, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, konsiston ne rikthimin e anëtarit të KQZ jo në mënyre nominale, pasi u largua në mënyrë të paligjshme . Pastaj ngelet për tu parë nëse ky organizëm i KQZ e konsideron të paanshëm dhe te baraslarguar, ky proces është i rëndësishëm të zhvillohet në bashkëpunim mes të gjitha palëve. Ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për palët , mes opozitës dhe pozitës, dhe ti japim këtij institucioni besueshmëri. Të mos jetë një konsensus për hir të konsensus, por te jetë një institucion realisht i pavarur.
A mund të kemi realisht një KQZ të pavarur?
Ligji KQZ-në e përcakton si të pavarur, por mënyra si funksionon nuk e siguron këtë. Duhet ta rikonsiderojmë këtë formulë të rindërtimit të KQZ, që nga njëra anë të sigurojmë kontributet e partive politike, në procesin e ndërtimit të administratës zgjedhore, por te jemi te sigurt se nga niveli më i ulet deri te më i larti , te mos jete shprese e vetme e interesave të forcave politike. Partitë të heqin dorë nga tendenca për të pasur njerëzit e tyre, që vijnë nga lidershipet politike, ky mekanizëm nuk e siguron pavarësinë, duhet të gjejmë një mekanizëm që ata që do jenë anëtar të KQZ të kenë besimin e gjithë anëtarëve pavarësisht si kanë ardhur. Kjo konsiston në ndryshimin e kodit zgjedhor, dhe duhet si çështje të kthehet në axhendën e politikës dhe jo shumë vonë
A do të jetë kusht , mos propozimi i emrave aktual të KQZ?
Anëtarët aktual të KQZ mund të jenë përsëri kandidat, qenia ose jo e anëtarëve aktuale nuk është thelbësore për këtë proces, thelbësore është pasja e një KQZ që të gëzoj besimin e palëve.
1 Comment
Celibashi foli mire gjate intervistes duke thene qe KQZ-s t’i kthehet legjitimiteti dhe pavaresia e tij nga partite. Mirepo ne pyetjen e fundit i shkelmon te gjitha cfare komentoji duke thene anetaret aktual te KQZ, mund te jene perseri kandidat, por a ka “komunista” me te vendur ndaj PD per t’i sherbyer asaj me perkushtim si Lefterie Leshi, Hysen Osmani, Klement Zguri dhe ajo malokja nga shpellat kane bere dhe bejne antiligjin ne cdo vendim te marre. Per zgjedhjet vendore qe jane te per vendet vakant, vazhdojne si gjysem KQZ te prishin procesin zgjedhor per kryetar ne Bashkine e Korces duke larguar me urdher te Saliut kandidaten e FRD. PD me 71 vota ne parlament ne menyre te dhuneshme dhe antiligjore hoqi anetarin e LSI duke caktuar Klement Zgurin, nje beniamin i vjeter i antiligjit, me preteksin se e djathta eshte mazhorance dhe te kete shumicen ne KQZ, por “haroi” qe numrat e deputeteve te LSI shkuan Majtas. E majta ka 84 deputetedhe te vendosi ne parlament me te njejten llogjike dhe “ligj”sic veproi Saliu, duke vendosur plus 2 anatare te caktuar nga e Majta dhe duke ja hequr Saliut, sipas rregullit dhe numrave qe perfaqsojne ne Parlamen, ku nuk do te kene goje te llapin, veproni se numrat i keni rrugen ju a ka percaktuar Saliu..