Nga Bedri Islami
Disa ditë më parë gazeta DITA botoi një listë të Gardistëve të 21 Janarit, të cilët u shpërblyen me paga të ndryshme, sipas gradës dhe përfshirjes në vrasjet, plagosjet dhe lëndimet e ndodhura.
Ishte në fakt lista e turpit, por edhe më tej se kaq, ishte një listë kanibalësh, të cilët, si të mos ishin mjaftuar me atë çfarë ndodhi, tani i gëzoheshin pagave shtesë.
Jam i bindur se jo të gjithë ata që morën shpërblimin pagues janë të përfshirë në vrasjet dhe masakrën e 21 janarit për të mbrojtur një qeveri që ishte pjesë e krimit. Shumë prej tyre qëndruan në shkallaret, koridoret, paradhomat dhe mjediset kryeministrore, pasi vetë shefi i qeverisë ishte aty, duke e trajtuar godinën si kullat memece të gjakmarrjes, nga frëngjitë e së cilës ai ishte i gatshëm të qëllonte, çka do e pohonte më pas vetë. Njeriu që kishte bërë gati pesë pushkë snajper, në të katër qoshet dhe njerën do e kishte vetë ai për të vrarë shefin e opozitës, është ende rrugëve, i lirë, i paqetë, agresiv, përmbysës, prishës sistemi dhe vlerash, plangprishës i Shqipërisë.
Përse është më tepër se një listë turpi?
Vendimi për të shpërblyer vrasjet është marrë me 22 janar, menjëherë pas protestës, kur të vrarët e parë ende nuk ishin varrosur dhe kur i vrari i katërt ishte në agoninë e tij.
Është marrë me gjakftohtësinë më të madhe kryeministrore, jo më si një akt frike, por si një shenjë e mospërfilljes së gjakut të derdhur, si dëshmi se gjithçka ishte e përgatitur dhe se, nëse nuk dihej se cili do të vritej, vrasja dihej se do të ndodhte. Pra, e parashikuar gjakftohtësisht, nga dy njerëz me funksione të larta shtetërore, njeri shef i qeverisë dhe tjetri i përkëdheluri i tij, ministri i Brendshëm.
Vendimi për shpërblim, sipas një paramendësie njerëzore, është marrë pasi është bërë e qartë se dy skenarët e përgatitur si alibi për gjakun e derdhur kishin dështuar: Skenari i parë ishte dhënë nga vetë shefi i qeverisë, sipas të cilit, demonstruesit ishin vrarë nga afër, nga brenda radhëve të tyre, pasi opozitës i duhej të derdhej gjak për të marrë pushtetin. Në ndihmë të shefit të qeverisë ishin vënë edhe dy mjekë, të cilët morën përsipër rolin e specialistëve të krimnalistikës, duke i hapur rrugën shefit të qeverisë për mashtrimin e parë të madh.
Skenari i dytë do të dilte përmes alibisë së trilluar për çadra pistoletë dhe stilolapsa pistoletë, për makina të ngarkuara me armë që prisnin tek “Taivani”, për njerëz të armatosur që do të sulmonin godinën qeveritare e deri tek përcjellja e kërcënimit ndaj shefit të opozitës.
Deri në mbrëmjen e 21 janarit askush nuk foli për shpërblimin e gardistëve. Edhe shefi i tyre, me një shenjë në syrin e tij, nuk dihej nga ishte goditur.
Pas zbardhjes së të vërtetës se nga kishin ardhur plumbat e vërtetë dhe se cilët ishin vrasësit, gjë që tani do të ishte me figurë të plotë dhe asnjëri nga të vrarët nuk ishte sulmues i rrethimit qeveritar, atëherë Berisha mori vendimin për të shpërblyer gardistët. Shefat e mëdhenj me nga 4 rroga mujore, mes tyre edhe vrasësit, të vegjlit me nga një rrogë mujore. Rreth 380 milionë lekë (të vjetra) ishte shpërblimi për gjakun e derdhur.
E gjitha kjo që gardistët të heshtnin, që vrasja të njihte shpërblimin e saj dhe që shefi i qeverisë dhe ministri i tij i brendshëm të qetësoheshin se nuk do të tradhtoheshin. Pastaj fshinë serverin qeveritar, mblodhën letrat, hoqën përgjimet, dhe përgatitën vrasjet e tjera, të cilat nuk ndodhën jo se nuk deshën, por sepse tani u futën në lojë struktura të tjera.
Kanibalizmi shkoi dhe më tej. Shefi i gardës në një listë dhe shpërblimin e parë, me 4 paga mujore ia dërgon vetes, megjithëse e di fare mirë se nga pushka e tij ka patur të vrarë, pavarësisht se kush e kishte tërhequr këmbëzën. Shefi i di fare mirë, por besnikëria shpërblehet, qoftë edhe me të keqen ndaj të tjerëve. Dy vrasësit kryesorë morën dënime foshnjore, gjaku u shit, kanibalizmi qeveritar u harrua dhe tani gjërat janë kthyer pas, në një vorbull mbytëse, nga e cila nuk shpëton dot ky vend.
Është një listë kanibale që njerëzve duhet t’ua kujtojë gjithnjë se çfarë mund të bëjë një shef qeverie kur gjaku e zë si një dopietë mizore. I dëshmon se cili ishte misioni i një njeriu ministër që mendon se gjaku mund të lahet përmes pagash mujore. Që sjell të vërtetën se si vrasësit nuk qetësohen nga gjaku, por gjakun e kthejnë në katër paga mujore. Që, pikërisht këta njerëz kërkojnë të rivijnë në pushtet, rishtas përmes gjakut që e kërkojnë dëshpërimisht shumë.
E gjitha që shfaqet është një vijë makabre e pashoqe në të gjithë historinë tonë të pas vitit 1990 dhe nuk do të jetë e mundur të vijë edhe një herë.
Në natën e vrasjeve shefi i qeverisë vendos të shpërblejë vrasësit dhe vetë vrasësit bëhen pjesë e lojës së gjakut. Pagesa e natës bëhet qetësimi i një njeriu halucionist, i cili pushtetin nuk e do më vetëm për egon e tij politike, por edhe përtej saj. Ai e ka kërkuar gjithnjë destabilizimin dhe shkatërrimin e vendit, mundësisht deri në themel dhe, nëse nuk e arriti në vitin 1991, nëse nuk e bëri dot ligjërisht në vitin 1994, përmes projektkushtetutës mizore; nëse nuk e bëri në vitin 1997,kur për herë të parë një njeri bën thirrje për luftën e veriorëve kundër jugorëve; nëse nuk e bëri në vitin 1998 kur pushtoi institucionet, nëse nuk e bëri në vitin 2011 kur vrau gjakftohtësisht përmes një urdhëri mizor, kur gjithçka po shuhej dhe njerëzit po largoheshin, synon ta bëjë edhe një herë tani.
Ai është në veten e tij, në rolin e tij.
Faji nuk është vetëm i tij, megjithëse është fajtori kryesor. Pjesë e fajit është edhe qeverisja e tashme, e cila, ndërsa hap dosje për gjëra meskine, që mund të dënoheshin me gjobë, bën sikur harron fajtorin e madh të 30 viteve, pa të cilin Shqipëria kishte qenë ndryshe, krejt ndryshe nga sa është tani.
Gabimi fatal socialist i vitit 1997, kur toleruan fajet e një rrënimi dhe lufte të predikuar civile nuk është thjeshtë nga zemra e mirë apo se janë tolerantë.
Socialistët në pushtet përgjithësisht janë të frikësuar dhe vuajnë nga kompleksi i së djeshmes të paravitit 1990. Ata toleruan të patolerueshmen, rrënimin e shtetit dhe u bënë, më tej, palë e njëmendtë me të.
Tolerimi i fajit solli mosndëshkimin e skajshëm. Ky mosndëshkim solli riciklimin e së keqes dhe tani vendi gjendet para një situate absurde, kur me ngulm, parreshtur me ngulm, synohet të ketë një përplasje civile, me pasoja për të nesërmen, rishtas gjakderdhëse, edhe një herë nga i njëjti burim frymëzues , ardhur përmes të njëjtit njeri, dhe kjo si duket do të jetë një spirale që do të vijë duke u rritur.
Asnjëherë dhe në asnjë vend tjetër, veçse në regjimet fashiste, një pushtetar nuk shpërblen vrasësit që të nesërmen e vrasjes dhe në mënyrë kaq masive. Kur ende nuk ishin varrosur të vrarët dhe nuk ishin mjekuar të plagosurit.
A u duhet besuar edhe një herë?
***
Botuar në Dita. Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Nuk duhet besuar sepse ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
Po ai ish gardisti qe Rama e ka kandiduar ne Burrel per kryetar bashkie figuron ne listat e shperblimit??????????
– Degjuam krisma zoti… Bedri !
– Cfare? Ku? Kush degjoi krisma? He me flisni, kush ka degjuar krisma? (heshtje varri). E shkoni pra qe krisma s’ka patur. Por edhe nese ka patur, ato do kene qene shume larg…
Qe thua ti zoti Bedri (qe s’thua asgje me shume nga ato qe jane thene e sterthene), njeri prej gardisteve te 21 janarit, i cili ndryshe nga dita e krimit eshte vene jo ne sherbim te tutorit te tij te dikurshem, por ne sherbim te “liderit te madherishem” te poetit Den Buka, dyshohet se mund te kete marre dhe ai nje goxha llokme nga torta e banketit te shtruar ne shqup nje dite pas masakres shteterore kunder protestuesve me duar ne xhepa.
Katapultimi i tij ne majat e sociopateve eshte aq i papergjegjshem dhe absurd, sa qe po e kundermon ambjentin me mijera kilometra larg nga era e atij te thatit me apostrof ne mes.
Pushka top Bedri Islami
Pushka top Bedri Islami
JU LUMT B.ISLAMI PER KTE NGJARJE TE TMERRSHME,KRIMINALE,KARSHILLEKU QE I BEN POPULLIT,PS DHE EDI RAMES KY NJEI BASTARD ME I KEQI SE ESAT TOPTANI,AHMET ZOGU TE NE,APO HITLERI,STALINI,PINO ÇETI,KIM JONGU ETJ,NE VENDET E TYRE NE KOHE E SISTEME TE NDRYSHME.
-SB KA 30 VJET QE TALLET ME POPULLIN DHE QEVERIT SOCIALISTE,KU NE PD NE KTO VITE KY NJERI KA SUNDUARE SI PRESIDENT E K.MINISTER,KU EDHE ALEKSANDER MEKSIN SI TE VETMIN K.MINISTER TE PD-DESH E ELIMINOI NE RINAS NE KTHIM.
-DHE QEVERIT E PS I KA RREZUARE SA HERE KA DASHUR DUKE I GRRYERE NGA BRENDA SI KALI TROJES PER MEFSHESIN E TYRE OSE NGA FRIKA E MENTALITETIT KOMUNIST…SI PUNA E QEROSIT QE SA HERE E NGACMON “QERJA” KRUAN KOKEN I TMERRUARE.NDAJ SB KA DEKLARUARE SE “QEVERIN E PS E REEZOI VETEM ME MILITANTET E LAÇIT E TE MAMURRASIT. “NDAJ SHPESH JA BEN ME SY P.MAJKOS,PASI KTE E RREZON SHUME KOLLAJ.
-POR DUHET THENE SE SB LUFTEN NDAJ KOMUNIZMIT E HUAZON EDHE E SHFRYTEZON PER TU BERE QEJFIN ATYRE QE E SULMUAN PER 50 VJET E NUK E RREZUAN DOT,NDONSE HODHEN NE MALET E MARTANESHIT ME QINDRA SPIUN TE TIPIT HAMIT MATJANI,KU KAPTER NISHANI I SALIUT I DEKOROI DHE QE SOT JANE HEDHUR KUNDER LNÇL DHE, UDHEHEQSIT E LUFRES ÇLIRIMTARE PO I SHPALLIN ARMIQ.
.KJO ESHTE NJE NGA ARSYET QE SALI BERISHA KA BERE E PO BEN SI TI DOI KOKRRA E QEJFIT NE 29 VITE..DHE..
.NGA FRIKA,PRESIONI.. MUND TE JETE NJE NGA ARSYET QE KM RAMA REABILITOJ MIT’HAT FRASHRIN ME CEREMONI SHTETRORE.
-FAKTI QE PER KRYEBASHKIAK NE MAT KANDITON NJE VRASES I 21 JANARIT,PAVARSISHT SE KA VRARE APO JO,TREGON SE REABILITOHET VET AI DHE I GJITHE TABORRI GARDES ME NE KRYE KOMANDANTIN ANDREA PRENDIN,MINISTRIN FLOKXHEL-LULIN DHE KILLERIN KRYEMINISTER-URDHERUES PER HAPJE ZJARRI.
-PER KTE RAST DREJTESIA E DEGJENERUARE SALISTE E KISHTE SHUME KOLLAJ TE NXIRRTE FAJTORIN ME NJE PYETJE TE THJESHTE:” KUSH URDHEROI TE QELLOI.” DHE DIHET SE KUSH.
-NE PD NUK BEHET ASGJE PA URDHERIN E TIJ.
-EDHE DJEGJA E MANDATEVE,MOSVOTIMI NE 30 QERSHOR,DESTABILIZIMI,LUFTA CIVILE SI PERHERE BEHET ME URDHERIN E TIJ.SB ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE.
-POR PER KUNDER SHUME TE TJERVE.. UNE MENOJ SE EDI RAMA NUK KA ÇI BEN SB VEÇ ZOTIT QE E LINDI 75 VJET ME PARE.SB KA MBROJTJE BD/KOMBETARE DHE JETA E TIJ SIPAS UDB+KGB+ASFALISE,E KO..KUSHTON SA 3 MILJON ALBANEZ TE KUDO-NDODHUR.
-LOBIMI RUS ME FIRMEN E LULIT DHE BEKIMIN E SB FLET SHUME.FLM
Pushka top o Bedri e prasi ne byth te shqiptareve qe njeri vret e vazhdon te kerkoj gjak e tjetri sehirxhi qe i duhet pushteti qe i “fal” vrasesi ! Nuk pushon krimineli e sle rehat kte popull te gjej rugen ,e “paqesori” mbushur thesin me vota shqiptaresh ri e nuk ve dor !!!! Burracak ???? Pazare ??? Kompromis ??? Qendrimi i tij quhet TALLJE ! Ska si te jet ndryshe , kur ne cdo 10 dit kurdisen protesta mercenaresh , qe sa vin e behen me agresiv ! I pari ngarkuar deri ne gryk me hajni e krim e ky me pasivitetin shum te dyshimt …….
Thashe se po fliste per Listen e kandidateve per kryetare bashkie. Rilindas dhe kriminele.
2 in 1 si i thone..
Berisha eshte nje kriminel, kurse Edvin Rama eshte nje kryeshkerdhate, langaraq, hajdut miliardash, partner ne vrasje dhe mosndeshkimin e saj.
Zoti Bedri si nje ish fans i juaj kur luftohej per rrezimin e kucedres biberishiste ju pyes publikisht:
.
Me te vertete besoni se Edirama po i ben keto budallakije me koken e tij apo eshte dikush “INTELIGJENT qe i tund ndonje cop leter ku ka ngrene NJE LUGE CORBE TE PRISHUR
OSE ME NDRYSHE
kur do te na kritikoni qofte dhe nje here te vetme ne amerikaneve ?
PSE ELEZBIBEROAMERIKANET E MBROJTEN SALI KRIMINELIN NE 6 MAJ 2013
.
Besoj qe mbi 80 perqind e shqiptareve Sot Jane Kunder Rames..POR BESOMENI SE MBI 90 perqind e tyre jane kunder
RIARDHJES
NE PUSHTET TE JUNTES SALI BIBERISHISTE.
Me vjen keq por ka nje REZONANCE PERFEKTE ME SULMET E VOA-S ME Shqiptaret nuk kane cfere humbasin i kane humbur te gjitha,,por nje vlere te madhe njerzore mund ta fitojne shume shpejt..Dinjitetin..
.
Dhe kjo arrihet duke thene te verteten e hidhur..pambarimisht te hidhur..
.Lexoni me kujdes ju lutem:
.
1-Sali Biberisha.. ka qene ..eshte.. dhe do te jete …nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
2-Sali Biberisha eshte kriminel shume dimensional i kthyer ne perbindesh por absolutisht nuk eshte fajtor….
Fajtori nr 1 eshte Donald Luli i rradhes qe ne menyre te kuptueshme eshte lexuesh fermanesh i berishisteve te Washingtonit & Brukselit qe nga Wisneri ..Podestat e deri te Elez Biberaj.
.
Fajtori nr 2 eshte KOQETREDHURI Edi Rama me Pisaistat e tij duke shtuar dhe intelektualet si Kadareja qe deri tani nga mijra krime te Biberishes nuk e kane hapur sqepin..
_______________________
Izet Haxhia-Mero Baze-Bedri Islami -Alban Dega dhe shume te tjere me shkrimet e tyre direkt apo indirekt kane kritikuar apo akuzuar Elez Biberaj si “nentoka serbe ne amerike” i cili eshte faktikisht Sali Berisha Amerikes.
Kam shume argumente qe tregojne se pa u “rrezuar”Elezi=sali berisha amerikes” ai Saliu i Shqiperise do ju nxjerr uje te zi akoma
_______________________
Argumenti me i “ububujshem” eshte si me poshte:
COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
Philip T. Reeker, ; Elez H
Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
Gilbert Galanxhi, ..
…..
Ku shtrohen keto pyetje:
E para
Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
E dyta
Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
-Per masakren e 21 janarit
-Per Holokausin e Gerdecit
-Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
-Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
-Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
…..etj etej….
………………….
Pra pyes publikisht Bedrislamin :
A nuk e kuptoni qe Sali Bisha ka nje mbrojtje te fuqishme nga berishistet e WDC & BE ?
…..
A nuk e kuptoni qe berishistet e WDC & BE i kane shternguar bolet me pinca Edirames dhe ai i gjori vecse zbaton skenarin e shkruar prej tyre..si u be ne 1991 apo 2005 ?
Z Bedri! Lexoni ne fjalor kuptimin e fjales “kanibale”! Ndryshe thene antropofag ,”anthropophagus”,Cannibale! Njeriu ha njeriun! Ne se ka nje kanibal sot Shqiperia, ky eshte Saliu dhe klyshet e tij! Bedri! Pa u larguar Saliu Shqiperia s’ka qetesi! Sulmi qe po i beni Rames duke mbrojtur Liken eshte turp!