Ç’po ja thotë bilbili,
me vajtim i shkreti,
Mbi njëqind milion,
na mori Beketi!
Ç’po ja thotë bilbili,
lart e nga Tomorri,
ca thonë i ka ndarë
ca thonë vet’i mori
Ç’po ja thotë bilbili,
brënda në Tiranë,
neve korrupsioni,
Po na bën hatanë!
Shto e shto të Lulit,
shto dhe të Beketit,
është bërë si kurban,
gjysma e buxhetit!
Ç’po ja thotë bilbili,
vetëm duke qarë,
se s’gjen dot një punë,
të na vejë mbarë!
Ç’po ja thotë bilbili,
si ja thotë përhera,
sivjet për çudi,
s’po vjen as pranvera!
Bilbili vazhdon,
gati në lëngatë,
po kur do mbarojë,
ky dimër i gjatë?!
Kur do shkrijë në male,
dëborë e Dhjetorit,
se kemi përpara,
zgjedhjet e Qershorit!
Ndaj ja thotë bilbili,
poshtë e nga Poçemi,
ca thonë-do t’i kemi,
ca thonë- nuk do kemi!
Po Luli-si Luli,
shurrën hedh përpjetë,
thotë-pa opozitën,
zgjedhje s’do të ketë!
O Luli Zeusi,
ti që nis rrufetë,
të ndoqën nga zgjedhjet,
apo ike vetë?!
Ike-dhe Sistemit,
ti i bëre kakën,
deshe Shqipërisë,
që t’i vije flakën!
Po dhe mund t’ja vësh,
o dem i tërbuar,
se aksioni yt,
ende s’ka mbaruar!
Nga duet i shkarë,
Lulash e Monikë,
Rendi Kushtetues,
është në rrezik!
Ilir Presidenti,
bën thjesht konstatim:
“Nuk ka pse të shkojmë,
gjer në konfrontim!”
Si një OJQ-ë,
po na flet Ai,
kur gjysmën e çëshjes,
e ka në shtëpi
Lum për Presidentin,
që e kemi ne,
që gruas së tij,
nuk i vë dot fre
Që rrugën e duhur,
asaj t’i tregojë,
që nga konfrontimi,
Vendin ta shpëtojë!
Ç’po ja thotë bilbili,
me oi-oi,
si s’pe një ditë paqe,
o moj Shqipëri!
Si s’ecëm një herë,
ne në rrugë të mbarë,
të vetmit që mbetëm,
ende mesjetarë!
Gjithandej dëgjon,
vetëm gjuhë shpellarësh,
protestat po bëhen,
si dyndje barbarësh!
Qafën korruptive
po e trashin derrat,
Më e keqja është
Po rrafshohen vlerat!
Ndaj vajton bilbili,
në faqet e “Ditës”,
këtu po rrafshohet,
çdo vlerë e traditës!
Çdo vlerë e traditës,
dhe e historisë,
i thurr himne Rama,
lumpen tradhtisë!
Ndaj vijon bilbili,
zog me zë të butë:
“Punët po na venë,
mut edhe më mut!”
Arben Duka

Arben Duka ,me i pelqyer dhe me real rrjeshti i fundit.
1-Po nis me Astirin : Shqiperia s’mund te veje ne Europe me derrin dhe birin e derrit.l ati dje mbyllte turizmet per te qirasur sekretaret e partise se punes.Sot plaku matuf ,me i shemtuari ne bote ,gezohet per molotovet:sot 1 neser 2 ,kujt i sherben kjo, o pig !
I biri njeriu me nul ne shkolle ,qe ndjek qorrazi , pa ideal plakun me te zi.Nuk e di,nuk e kupton :PD eshte parti e djathte dhe duhet te na mbroje ne,pronaret tironas dhe jo zaptuesit shpellare qe solli gomari spiun-vrases-mafjoz berisha, o pig bir pig-u !
TIRONA NUK ESHTE SHPELLE ,POR KRYEQYTET EUROPE ,DHE DO TE BEHET SI TE JETE ME E MIRA ,PA C’KA PSE S’E KUPTOJNE INJORANTET DHE SHPELLARET.
2-Tellallet nuk pushojne se foluri per Ramen.
Mjaft me llafe o teveqele ,behuni burra nje here- beni padi,dhe mbaron kjo pune ! Por ,ju jeni me te dhjerre dhe endeni rrugeve se keni humbur koskat per te lepire.
Dhe populli thote ” nga qorri, ai me nje sy eshte mei mire !
3-Spresoj qe SPK te ndaje shapin nga sheqeri !