Avramopulos: Asnjë shtet s’ka kërkuar kthim vizash për Shqipërinë

Bora Basholli

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komisioneri Dimitris Avramopoulos komentoi vendimin e parlamentit në Holandë për kthimin e vizave me qytetarët shqiptarë.

Ai pohoi se nuk dëshiron të hyjë brenda çështjeve të brendshme të një vendi anëtar të BE-së, por shtoi me siguri se në Komisionin e BE-së nuk ka arritur asnjë ankesë.

“Deri më sot komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave apo futjen në lojë të mekanizmave për pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Evropë. Por nëse mund të ndodhë që komisionit marrë një njoftim të tillë ne do bëjmë një analizë të kujdesshëm të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo dhe në përputhje me të dhënat dhe informacionin  e disponueshëm që ka të bëjë me rrethanat specifike të vendit X.

Ai tregoi se si do të veprohet më tej nëse një kërkesë e tillë mbërrin në Komision.

“Së pari nuk bëjmë asnjëherë komente se çfarë vendoset në vendet anëtare, por për deri sa thelbi  i pyetjes suaj, që ka të bëjë me pezullimin e vizave.

Më lejoni të them se komisioni nuk ka marrë asnjë kërkesë për penalizim të vizave për asnjë vend në Europë, i cili përfiton nga lëvizja e vizave.

Nëse kjo ndodh, më besoni se ne duhet të bëjmë një analizë të thellë mbi informacionin e disponueshëm me vendet specifike të vendit x dhe mbi rrethanat”, tha komisioneri.

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Si asnje shtet?!!!!
    Vete Shqipria e saliut dhe e lull hollandezit ka kerkuar.
    Madje keta antishqiptar kane filluar te djegin vendin per ti bere qefin cdo armiku te Shqiperis.
    Keta duan ti shikojne shqiptaret te vriten me njeri tjetrin per interesat e tyre..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *