Breshëri plumbash në familjen e punonjësit të bashkisë, çfarë deklaroi i riu

J L

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xhulio Mara, në Selenicë.

Ky i fundit është punonjës në Bashkinë e Selenicës, shef i shërbimeve publike.

Policia ka njoftuar se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vetë Mara ka deklaruar se nuk e di se perse dhe nga kush është sulmuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *