Patozi: Nuk na ndalin dot ndaj janë tërbuar nga dëshpërimi

Bora Basholli

Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek Bindja Demokratike. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë.

Ky ka qenë reagimi i kryetarit te BD, Astrit Patozi. Më tej Patozi shkruan në rrjetin social se:

Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e Bindjes Demokratike.

Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj hebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Është e pashëmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.
E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.

Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë.

Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • E more Patoz duhet te jetoje nje jete te kuptoje se kujt i ke sherbyer. Pjesa me e madhe e partise ku militove nuk

    pane asnjehere interesat e vendit, por vetem ato te tyret.

    Jane gangstere te perbetuar qe nuk kane nje fije njerzilleku apo zotnilleku.

    Te djathten e kane pare si nje territor te tyre, ku

    ketyre mafjozeve te guxosh tu hysh ne pjese duhet te marresh me pare parasysh pasojat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *