Jam kallam, përkulem dhe ngrihem. Po të isha lis nuk do isha ngritur më… Dritëro Agolli feston 84 vjetorin

redaktor

Vitin e kaluar, në muajin gusht, ndërsa ishte me pushime në Pogradec, e mora në telefon dhe e pyeta se si ishte me shëndet e si po ja kalonte atje buzë liqenit të famshëm.

“Normal, tha. Ja ashtu, si kallamat.Përkulem dhe ngrihem. Po të kisha qenë lis, do isha rrëzuar e nuk do isha ngritur më…”

Sot Dritëro Agolli feston 84-vjetorin e lindjes. Është pak a shumë në moshën e Leon Tolstoit dhe të Viktor Hygoit.

I përmenda këta dy emra shkrimtarësh të mëdhenj botërorë, pasi për letërsinë tonë edhe Dritëroi është i tillë. Një shkrimtar më një krijimtari të madhe dhe mjaft i dashur në masën e lexuesve. Në gjerdanin e artë të poezisë shqipe, poezitë e Dritëroi pa dyshim që janë nga më të bukurat.

Dritëroi është një poet i pazakontë. Ai shkëlqeu në vitet më të zymta të diktaturës, por unë mendoj se poezitë më të ndiera, më sociale dhe më shpirtërore ai i krijoi pas vitit 1990, kur botoi disa nga vëllimet më të bukura poetike të tij.

Nuk është ndonjë zbulim të thuash se Dritëro Agolli është një poet i jashtëzakonshëm.

Sepse si askush tjetër ai ka prekur të gjitha aspektet njerëzore, nga lindja te vdekja, nga dashuria tek urrejtja, nga realiteti tek absurdi…

Në mesin e viteve ’80, pikërisht në kohën më të zymtë të diktaturës ai ka botuar një nga librat më të mirë të tij me poezi, të titulluar ‘Udhëtoj i menduar”, një libër që bëri jehonë të madhe jo vetëm për mjeshtërinë e të shkruarit por edhe me nëntekstet e fuqishme që ai shprehte brenda vargjeve të tij.

Dy nga poezitë e tij ishin një alegori e hapur për sistemin: fabula ‘Kali dhe gomari’ dhe një poezi me pak vargje ‘Pela’. Kam takuar shumë njerëz që i kishin mësuar përmendësh dhe teksa i recitonin nëpër tavolina, shkelnin syrin duke thënë “Eh, ku rreh Dritëroi me këto që thotë…”

Por, a nuk janë aktuale dhe sot e kësaj dite këto poezi? Këtu qëndron dhe sekreti i tij si krijues, te gjithëkohshmëria. Demon i fjalës, e ka quajtur Moikom Zeqo.

Ndryshe nga vitet e tjera, ky përvjetor i ditëlindjes e gjen Dritëroin në gjendje të rënduar shëndetësore. Para disa ditësh ai pësoi një frakturë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Por, sikurse thotë Sadija, bashkëshortja e tij e devotshme, gjendja ka filluar të përmirësohet dhe Dritëroi po e merr veten dalëngadalë. Falë edhe gjendjes së tij shpirtërore dhe të humorit që nuk i ndahet asnjëherë. Dritëroi nuk dorëzohet lehtë.

Të gjithë besojnë se ai luan kukamsheftas me vdekjen.

Ai si askush tjetër në letrat shqipe ka nja tridhjetë vjet që i këndon vdekjes, aq sa mund të krijohet një antologji e tërë poetike.

Ashtu si vitin e kaluar u botua një antologji poetike për kuajt, apo dy vjet më parë, në 82 vjetorin e lindjes ai botoi antologjinë “I përndjekuri i dashurisë” me 82 poezi për dashurinë.

E kështu me radhë, nga krijimtaria e tij e bollshme poetike mund të bëhen disa antologji si për tokën, për malet, për fshatin, për zhgënjimet, antologji me fabula etj.

Ai e sheh vdekjen si një dukuri krejt të zakonshme për njeriun, ndaj dhe nuk ka frikë prej saj. Sikur e merr me të mirë, sikur e lajkaton. Po nuk janë të paktë ata që mendojnë se ai tallet me të.

Duke i uruar ditëlindjen, i urojmë edhe shërim të shpejtë Dritëroit.

******

Nga poezitë e Dritëroit

 

Poeti dhe vdekja (1994)

Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,

Ndaj e pres nderuar në shtëpi,

Për respekt-një qengj manar në furrë,

Për humor-një shishe me raki.

 

Do ta ftoj në sofër tok të pijmë:

Vdekja mbretëreshë e unë mbret:

Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,

Dehur do të dalim në qytet.

 

Xurxull vdekja do këndojë: “U prisha,

Moralisht u prisha!…Ah, ç’mëkat!”

Do çuditet president Berisha,

Paska dehur vdekjen ky lugat!…

 

Malli për heronjtë

S’ka heronj ,heronjtë i përzumë

Me lavdi përditë i nanuritëm

Dhe me lajka dalëngadalë i vumë

Një nga një në prehje dhe në gjumë.

 

S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,

Prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan.

Duke pritur heshtën e dremitën,

Dhe ne nina-nana u kënduam.

 

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?

Kush e di kur kthehen nga kjo anë.

Ç’i kërkoni? Pritja është e kot!

S’ka heronj, tani ka pehlivanë!

 

 

Në vendin tim e në vendin tënd

 

Në vendin tim e në vendin tënd

E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

 

Në vendin tim e në vendin tënd

Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

 

Në vendin tim e në vendin tënd

Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

 

Në vendin tim e në vendin tënd

Një i çmendur, një vend e çmënd.

 

Pela

Pela do mëz, po kali është i tredhur,

Dhe tjetër kalë nuk ka.

Pela me barrë nuk ka për të mbetur,

Plepin me dhëmbë e ha.

 

Pela do mëz, po kali është i tredhur,

Me jargë veç vithet ia lan.

Pela bishtin përpjetë e ka hedhur

Si shatërvan…

 

 

KALI DHE GOMARI

 

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,

gomari para ,pas gomarit kali.

Të dy ngarkuar me thasë mirë,

nga vapa të munduar e djersirë.

 

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,

ndaj kalit vitheve me shkop i binte.

Por kali më në fund durimin humbi,

e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

 

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,

ti para meje pse ma nxjerr gomarin?

E nga të vete s’di fare unë i ngrati,

kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

 

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,

dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.

Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,

Përpara nxjerrin veç gomarë.

Share This Article
52 Comments
  • Jete te gjate gjeniut te letrave Shqipe dhe njeriut te pa perserishem qe me penen e tije ka bere vepra te pa vdekshme. URIME URIME DHE JETE TE GJATE!

  • Jo vetem kaq ,eshte i lidhur ngushtesisht me rrenjet e partise meme, asaj komuniste ,pastaj enveriste .Tani me raste behet berishiste …leseiste dhe nuk mund te mungoje ajo socialiste
    E kemi pragmatist te shkelqyer Driteroin ….
    Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti ?????
    Te Driteroi i gjen me siguri .

    URIME PASHAIT TE KUQ !

  • Ka qene nga te paktet deputete te kuvendit dhe i vetem i PS,qe voti kundra ligjit antikombetar
    7501.I urojme jete te gjate e pleqeri te mbare.Eshte nje aset i kombit.
    Per Dreamin :
    Rrenjet e partise i ke tek ato parti qe hartuan dhe zbatuan ligjin 7501,sipas porosive katoviciane.

    • Je I mrekullushem poeti im I zemres, pac jete te gjate te gjate sa me ska.
      I puth duart Sadijes per perkushtimin dhe dashurine qe dhuron.

  • Dream!!! Ato rrenjet e humbura i takojne Kadarese,prandaj ruaji per ditlindjen e tije. Sot po flasim per rrenjethellin Dritero. Sa keq kur halet flasin kunder maleve.

    • Respekt KOLE !
      Vargu i juaj ka qene i pazevendesueshem ,ju kam lexuar me kenaqesi per shume kohe ,gjithmone nqs jeni ai i dikurshmi .
      Jane e njejta klase me Kaderene ,mik i nderuar .Preferoj me shume Ju se Kadarene dhe kte kokethinjurin Zyko ….sherbetorin e gjithe pushteteve .

      • @Dream
        Je nje “cesspool” qe vetem ndot blogun por kurrsesi madheshtine dhe permasat e memedhetarit Dritero. Kam nje kerkese te sinqerte: mos e ndot blogun me erren e zgjebsit qe gjykoj se buron nga basifondet e SHQUP-it.

  • O dreandhe lora! Te kujte jane vargjet qe cituat: ” Ku t’i kerkoj rrenjet e tua parti,si njerrap madhesh….”

  • jete te gjate lustraxhiut te komunizmit, ate qe betohej se per Enver Hoxhen do te thurte kenge te gjithe jeten dhe Zani Çaushin do ta quante Robin Hudi shqiptar.

  • Jete te gjate dhe gjithe te mirat per familjen Agolli. Nuk ka njeri ne moshe mbi 40 vjeç qe nuk di permendesh nje vjersh apo nje fragment poeme te te madhit Dritero.
    Gjithashtu dhe diskutimet ne parlament ishin shume te dobishme.Mosha ben te veten SUKSESE PER çmimin e marre ne itali dhe zemra mos i pushoft kurre.

  • Uroj nga zemra jete te gjate per te miren e ketij populli!Mos u mplakte kurre vepra jote!Atyre qe ngaterrojne krijimtarine tuaj do ti kujtoj dy vargjet e fundit te margaritarit:Mundja e Leke Dukagjinit,botuar ne 1967;.-E munda,por syte c`me pane!

    • Per te miren e ketij populli?!? Cfare flet mer teveqel, ly te rroje ndonje dite me shume qe te pije ndonje paqete cigare me shume e ndonje gote raki me teper. te miren e ketij populli, thote, per te miren e leshit.

  • Për dream! Ku ti kërkoj rrënjët e tua Parti, sa për dijeni, s’është e Dritëroit por e Kadaresë. Mëso të njohësh shkrimtarët…dhe për Dritëroin ne shqiptarët jemi krenarë. Shkrimtar me rrënjë në popull, Robert Bërns i Shqipërisë. pastë jetë e shëndet se njerëz të tillë i bëjnë nder vëndit.

    • Okkkkk ,shoqja Rezi ,shoku Pelivan etj etj …e di qe eshte e Kadarese
      Me kane detyruar ti lexoj per 8 vjet arsim qe na bente marksizmi .
      Po ne shtepi i hidhja ata libra .Lexoja Hygoin dhe H.Nelen .
      Doja thjesht tu tregoja ku kishit rrenjet tuaja …ato rrenjet e thella te rr.apit madheshtor …
      Shoqja Rezi ,ju keshilloj te lexoni perkthimet e L.Poradecit nga Berns …ju garantoj qe eshte tjeter muzike …tjeter poezi .

      Te dashur ar miq …eshte nje enverist i peshtire …dhe pse ju shkruan …i ka kenduar DIKTATURES …asaj qe mori shume jete njerezish …
      SHQIPTARE MOR TE MARRE !!!!!!!!!!!!

      Ah blogu ,Urrrrrrime te perzemerta dhe per dt 15 …e keni ditelindjen e babes !

      • DREAM, shume replika ben, por ato pikeçuditeset, retiçencat, germat e medha, diktatura ect , sikur i ben torollumb dhe kjo tregon se pavaresisht se ke lexuar Hygon, nuk e ke kuptuar. Megjithate lirine mos e merr per çthurje dhe demokracine per pushtet te atyre qe permbysen pushtete. Dritero Agolli, ashtu si Kadare jane dy penat me te fuqishme te kombit tone qe kane jetuar ne hapsire dhe kohe dhe si te tille, klima ka bere punen e saj. Minçurini e mori mandarinen nga vendet e ngrohta dhe pas 20 vjetesh e pershtati ne zona te Siberise. Prandaj duhet te jemi shume te ekuilibruar nga pasionet, cmira apo veset e tjera njerezore qe bejne vetem dem. Driteroit i uroj jete te qete ne madheshtine e tij dhe perkushtimin ndaj vendit te tij, pse jo edhe per kenaqesine qe na ka sjelle me poezite dhe shkrimet e paperseriteshme per ne qe duam te lexojme e kuptojm e kete bote plot ngjyra.

  • i madhi,DRITERO, reze drit ke leshuar,filozofi qe te kupton i vogel e i madh,i thjeshte, burreror, nder o kombit.
    jete te gjate, e me shendet.
    ARDIT GJEBREA, e skaliti kete poezi, i lumte mendja per kengen
    Dritero Agolli – Ketu S’do Jem

    Ketu s’do jem do jem larguar
    Ne toke I tretur si te tjeret
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret

    Dhe neper udhet ku kam ecur
    S’do ndihet kolla ime e thate
    Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
    Nje qipariz si murg I ngrate

    Ti do trishtohesh atehere
    Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
    Dhe kur ne xham te fryje ere
    Do qash me eren dalengadale

    Por kur te jesh merzitur shume
    Ne raft te librave kerkome
    Aty do jem I fshehur une
    Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
    Ti si dikur me mall do qeshesh
    Si nje blerim pas nje rekeje

  • ‘ARTI MATET ME PAKE’-Agolli eshte ‘binomi’.shqipetar-artist i fundit gjalle.Mbas tij do kete boshllik ne letrat shqipetare.Lum kush arrin ta kuptoje:
    Une qepen e dua kur kam te ftofte
    dhe pa e prere e ve ne nje pjate
    e prek me dore e kthej nga nje gote
    ja òvesh xhaketen dhe kemishen e bardhe

    Dhe qepa lakuriqe si balerine
    ne tryeze e vetmuar me mua mbetet
    atehere lotet nga syte ne faqe me vine
    dhe larg veshtrimi me tretet.

    Degjoj si qepa nudo me thote:
    ”Ti qan per mua qe petkat mi xhveshe
    dhe krejt lakuriqe me le neper Bote
    krejt lakuriqe siç deshe”.

    • Haahahaahaaaaaaaaaaaaahhah zt Kolonja mos vdeksh kurre
      E pranoj ,kam mangesi ne studimin e artit {?} te Driteziut …zot na mbaj mendjen
      Artistet qe i kendonin qepes ….preshit …hahhahah vetem ate ju kish lene partia
      Gota kthente 2 a 3 …dhe 5 ,ky shkarrashkruesi …pastaj i fuste nje poezi …
      Hhahaahhahahahaahhaah me gajaset !
      Ne fund ka thene te verteten ppppoeti …

      DHE KREJT LAKURIQE ME LE NEPER BOTE
      KREJT LAKURIQ SIC DESHE …!

      Ne fakt riformimi i njeriut te ri ,ju zhveshi nga cdo vlere MORALE ,ju la jashte dhe brenda ne shpirt nje lakuriqesi te shemtuar ,te neveriteshme !!!
      Ju la servile te teserave …ja shiko kte muzen tuaj frymezuese …
      NEVERI THINJAVE TUAJA !

      • Ti DREAM, QENKE VERTET I PESHTIRE,POR DHE INJORANT ME DIPLOME…
        Mjere Shqiperia me injorant si ty!…
        Me keto shkarravinat e tua do te njollosesh Poetin dhe shkrimtarin qe ka pushtuar mendjet e qindra mijera shqiptareve!…
        E kuptoj qe njerez si ty Boten dhe Historine e duane te behet me sikur…Kadareja,Migjeni, Driteroi, Qosja, Lasgushi, (po flas per keta te ketij shekulli ) jane majat me te larta te Letersise shqiptare, ashtu siç radhiten malet…Korabi, Jezerca, Tomorri…
        Sikur Ali Pasha te ishte demokrat…
        Sikur Naim Frasheri te ishte shkrimtar realist…
        Sikur Driteroi ti kundervihej Enver Hoxhes…
        Sikur Enver Hoxha te ishte kapitalist….
        Jo o dritshkurter,
        Çdo shkrimtar, personalitet, artist, politikan, matet me kohen kur ka jetuar!…
        Driteroi, Kadareja, Rexhep Qosja,Lazgush Poradeci, Fan Noli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja etj. etj., jane pasqyre e kohes kur kane jetuar ne vepren e tyre.
        Ne se njeri ishte realist kritik, , ne se tjetri ishte romantik, realist socialist, apo thjesht idealist, secila nga keto rryma jane pjese e kultures boterore si nje e tërë, ashtu si Ylberi formohet nga ngjyrat e tij, pa te cilat nuk do ti thoshin Y l b e r …
        Te kerkoj ndjese ne se kam perdorur nje gjuhe te ashper, por u revoltova shume kur lexova qe Driteroin tone te mrekullueshem e quan Dritzi…
        Ti dhe nje takem si ty, jeni ende te kancerizuar me semundjen e luftes famkeqe te klasave…Perfitoni nga liria e mendimit dhe çdo spiun, çdo kriminel, çdo hajdut, qe u denua maksimalisht me vdekje, kerkoni sot te na i shisni si heronj….Sigurisht, per nje kohe te gjate, edhe gabime e faje jane bërë…
        Jo zotri, e verteta eshte krejt ndryshe.Driteroi yne eshte poet i vleresuar jo vetem ne Shqiperi.
        .Driteroi eshte nje demokrat i vertete me nje kulture shume te gjere.
        Mundohu la lexosh dhe do ta shohesh boten ashtu siç eshte dhe siç duhet te jete!…
        Nuk kisha ndermend te komentoja, por ti DREAM, JE PROVOKUES FODULL DHE CINIK…, ndaj matu kur shkruan, se bota eshte shume e madhe , me ngjyra dhe jo e zeze dhe aq sa shikon ti nga fundi pusit…

        • Neti pershendetje !
          Me vjen keq qe te “detyrova” te komentosh . Une nuk detyrohem nga asnje per asgje .Eshte semundje e vjeter ,ja si per ty semundja e duartrokitjes ,e shallit te pionerit .

          Te skjaroj dicka si fillim
          LUFTEN E KLASAVE E MESOVA NGA TY ,NGA SERA JOTE DHE E DRITEROIT !
          Por nuk do ju pushkatoj per kete …ju keshtu beret ..por nuk jemi njesoj ,une nuk jam si ti .
          do mjaftoj tu them te verteten per gjithe jeten .

          Problemi i Dritefikurit ,eshte jo pse nuk ju kundervu enferrit …por sepse E MBESHTETI …KALEMXHIU MEDIOKER E HYJEZOI para juve …koperativisteve injorant …ti me duket se ke qene raportor …raportues …eh …nejse e di vete cfare ke qene .
          Po kerkojme tu shesim heronj ????
          Jo i dashur raportues ,nuk na duhen heronjte .Ju jeni klasa e deshmoreve …ata qe vrisni naten i qani diten .
          Sigurisht dhe gabime jane bere ???
          Sa keq sa keq ,qe nuk na vrau te gjitheve !
          Apo do ishte me mire …
          Epo ca i vrau ,po skagje ,beri plot te mira ngriti bunkere per te gjithe !
          Apo do ishte me mire
          ‘Nje bie mijra ngrihen ” …kjo ishte parulla e juaj …
          Jo nuk ka pune kultura boterore ketu .Nuk mund ti besh kto krahasime .Kultura boterore ishte “liber i verdhe ”
          ishte Molle e Ndalume ,ti lexoje vetem Driteshkurterin …ne fakt prandaj brohoret per ate .
          Ti nuk mund te flasesh per boten se ti pe dhe u brymose vetem me bunkerin ,deshmoret dhe enferrin .

          Ylberi qe shoh une kto dite eshte gri .Ka vetem ngjyren e trotuarit ku u ngujua LIRAK BEJKO .Vjet ne kte kohe kur ju festonit ditelindjen ,ata MARTIRET e demokracise po ju beheshin PISHTARE perseri .
          Driteroit te mendjes tende ,kurre nuk i shkoi mendja te shkruante nje llaf per kta …per kta “armiqte” qe zhgaravinat e tij krijuan .
          Neti ,mos u detyro me te shkruash …festo ditelindjen .
          Te ka lindur babai ….me kontribut vullnetar !

          • Dream alias V…
            E paske ndryshuar edhe nickun…por kuptohesh nga sallata qe grin…
            Ne fakt Driteroi dhe shoket e tij kane bere gabim te madh qe nuk lejuan qe rruget e Europes te mbusheshin me kurva nga Shqiperia dhe djemte e Shqiperise ti lejonin te shisnin droge e te mbushnin burgjet e Greqise dhe te Italise…
            çdo rend shoqeror moj mendjefyçke ka kontributin e vet dhe ky kontribut matet me ate sa prodhon nje vend, sa shkollon popullaten e te tjera e te tjera….
            Ne fakt kane bere shume “gabime” qe nuk i lane kriminelet, spiunet , hajdutet, shkerdhatat te lulezonin….Amerika ben gabim te madh qe kete kategori e çon ne karrike elektrike ose i fut nje shiringe ne fund te kurrizit…Ti nuk ke faj se keshtu te kane edukuar…
            Babait tim mos i qaj hallin se ka qene shume prodhimtar dhe ka nxjerre tok me mamane time nje skuader futbolli, por te gjithe njerez te ndershem dhe jo llapaqene e kritizere te semure si puna jote moj Dream- e, alias V…

          • Neti te paskan lene nervat .
            Injoranca nuk eshte argument .
            Aty ku jeton ,ne Europe je bere si ata shembujt me siper qe permend ???
            Apo ktu jetonit vetem per ndershmerine nga biografia …dhe tani qe ju ka vdek partia po tregoni se cfare keni qene ?!

            E kisha fjalen per baben tend shpirteror ,sepse edukata qe me kane dhene nuk do me lejonte te merresha me familjen tuaj .
            KLM !

    • Sh. Kolonja! Na kënaqe me këtë poezi të Dritëroit. Na kénaqe dyfish dhe e di pse? Sepse ishim duke pirë raki me qepë e gjizë në çastin që e lexuam! Nderime qytetar! Një shëndet për ju sepse na sollët në tavoline dhe qepët e famshme te dritëroit e të devollit!? Por nuk e di se a po pi dhe xhota (xhevdet shehu) me qepë në këto momente?

  • VR!!! Dritëro i dashur! Gëzuar ditëlindjen dhe e paç jetën të gjatë sa vepra jote e pavdekshme! U edukuam, u rritëm, u bëmë burra me poezinë tënde. Sa më shumë e donim aq më të mirë,më të moralshëm,më dallgëpritës bëheshim. Sa herë të shoh menjëherë më vijnë ndërmend vargjet e poemës ” Devoll,devoll”. E hatashme…! Më çòn në rinine time,në gjimnaz,në ato vite të paharruara. Aty si duket u ngjiz dhe paharresa juaj,e poezive,e poemave tuaja. Sepse u bashkua me rininë tonë,me shperthimin tonë,me endrrat tona! Qysh atëhere t’u vumë pas,nuk t’u ndamë sepse tërheqja e asaj që shkruaje ishte magjike ashtu si “devoll,devoll”! Devoll,devoll sejcili mund ta lexonte shume mire te pershtatur dhe me vendlindjen e tij p.sh “vlorë,vlorë”, “shkoder,shkoder” , ” skrapar,skrapar” dhe pa më te voglin dyshim do ta ndjente vehten në ekuilibër e ne paqe me vendlindjen e tij njelloj si ju me devollin. Sepse kjo poemë ishte shkruar per të gjithë shqiptarët,për të gjitha krahinat e tyre,për shpirtin dhe ndjesitë e tyre te njëjta. Edhe plaku mere, robert çimçakizi e demka është banor i kudogjendur në tërë krahinat e shqipërisë. Prandaj ju kini qënë e do të jeni poet dhe shkrimtar ndërshqiptar! Ndër më të mirët në mos tribuni i tyre. Le të thonë çfarë të duan mizantropët dhe baltosësit e tu? Mbi ta sundon këngetari i baltës se ëmbel shqiptare dritëro agolli! Tu bëftë dritë dhe jetëgjatë udha në shkrimin shqip! Ta pimë nje dolli për “sundimtarin” e baltës mjaltë të devollit dhe të baltës mjaltë të të gjitha trevave shqiptare Dritëro Agolli! Xhevdet shehu pije me fund!!! Edhe njëmijë Dritëroi i rinise dhe i burrerisë time!

  • Ju uroj nga zemra pervjetorin e 84-te, desheroj qe te roni sa te doni vete dhe ne shqiptaret. Me emerin tuaj i nderuar Dritero nuk e shkeput dot qendrimin tuaj ne Kongresin e te quajturit reformim te P.P.Sh-se”. Nuk do te haroj kure dhe fjalet tuaja profetike qe ‘Te dyja partite, Soci-aliste dhe Demokratike kane dale nga e njejta miter e pergjakur e P.P.Sh-se”. Gjithashtu nuk haroj fjalet lapidare te “asaj bajges qe i shkoi ne mes rrota e bicikletes”. Rofsh sa malet o i ma-dhi Dritero.
    Gjergji Angoni San Diego CA, U.S.A.

    • Ki kujdes ne San Diego se mos te vjen ndonje meksikan nga kufiri dhe te merr per enverist dhe te con ne Meksike qe te kujtosh atje me mire Kohen e Qepes te Driteroit te Partise se Punes.

  • Urime Driteroit!Një jetë me vargje të poezisë dhe shkrimeve që e ngjisin autorin në Parnasin shqiptar dhe ate europian!Cmimi “Primo Levi”,një tjeter kulminacin që duhet të gëzojë cdo shqiptar! Ky,Dream i mjerë dhe nervastenik meriton të ndihmohet për kurim psiqik!Primo Levi i duhet treguar me finesë se nuk ka qënë Enverist,koha e të cilit,pas rrezimit nga Sovrani të Katovicarit Berisha,ende nuk ka filluar mirë dhe Dream nje ditë pasi të shërohet ndofta do kuptojë lojën e Beogradit,në krah të Enverit,që gjithsesi u shpartallua me fitoren e pavarsisë së Kosoves!…Nuk është vendi këtu të kuptohet perse ai qe drejtonte politiken orjentonte me thike pas shpine të “Forcohej lufta e klasave”,të rriteshin interrnimet,burgjet dhe vrasjet,ne menyre që kur Kosova të pretendonte lidhje me Shqiperinë,të puthej Tito,Milloshevici…Jago i Beogradit,ngjiti në skenen qeverisëse shqiptare,Jagot e veriut,bandë antikombetare që Sovrani e shpartalloi më 23 qershor, por ende nuk e ka varrosur!…Dritëroi një ushtar i planit “Shperthimi”,që u realizua edhe me ndihmen e “ustallarëve” nderkombetare që Hoxhen e kishin aleat ne luften e madhe te pavdekshme clirimtare,ku tradhetaret dhe bashibozuke te tjerë moren damkën nderkombetare”KOLOBORACIONISTE” dhe natyrshem plumbin ballit,ndaj Dreamët bijë e sterniper te pixgosur,u djeg Enveri!…Dhe shajnë si të mjerë luftetarin e lirisë Dritero Agollin!…Mosreflektim dhe skizofreni që u duhet kuruar!…Primo Levi cmim i merituar në një kohë të pershtatshme!Gezuar dirlindjen MJESHTËR i MADH i ARTIT të të SHKRUARIT!

  • ” Çdo shkrimtar, personalitet, artist, politikan, matet me kohen ku ka jetuar!”
    Kjo eshte nje devize per cilindo, qe kerkon te jap nje mendim, opinion apo koment per te bere vlersimin objketiv dhe jo perralla kalamajsh inatçor ne nje rrjet social.
    E nisa komentin tim me kete fjali te thene ne nje prej komenteve te mikut tim jo vetem virtual dhe nje prej personaliteteve me te spikatuar te gazetarise shqiptare, tashme ne emigracion, zoterise qe prezantohet ne kete blog me nick “Neti Vjosa”.
    Po! Vlerat e nje personaliteti dhe prodhimtaria e tij e cilesdo fushe qe i perket, matet me peshoren e kohes ku ai prodhoi dhe jo me kutet apo kandare liliputesh qe kerkojne te prezantohen si gjigande. Mellefet, inatet personale, qefmbetjet apo shpirtvogelsia e hakmarrjes primitive, jane pjese e meskinitetit dhe barriere telash me gjemba(si dikur kufijte) per te penguar vlersimin e drejte dhe objektiv te cilitdo personaliteti, me te mirat dhe te keqiat e tij. Se historikisht, kur behet fjale per njerez te gjalle te çdo vendi, nuk ka patur dhe nuk mund te kete te kulluar, pa gabime apo dhe faje qofshin. Te mohosh vlerat dhe t’i meshosh antivlerave, duhet me patjeter ose te jesh qorr ose te jesh nje horr dhe spekulant i pandreqshem. Endruesit me sy hapur qe dine vetem te shohin endra ne diell, natyrisht qe nuk mund te jene asnjehere objetiv ne vlersim dhe asnjehere mirenjohes ndaj vlerave reale te personaliteteve por dhe te gjakut, sakrificave, djerses dhe mundit te derdhur nga populli i thjeshte. Ndaj dhe jo rralle here, duke abuzuar me fjalen e lire, fyhen dhe baltosen ata qe bene luften, qe ne themele te lirise vune jeten dhe gjakun e tyre, ata qe rindertuan kete vend, ata qe kontribuan ne ne rritjen e kesaj inteligjence dhe te klases se intelektualeve te çdo fushe. Vetem qorrat dhe horrat kete kontribut me vlere te pallogaritsheme e perçmojne apo perbuzin me etiketime poshtruese dhe denigruese qe u sherbejne padroneve per qellimet e tyre te mbrapshta.
    Dy fjale per shkrimtarin e madh popullor shqiptar dhe politikain si gjithe politikanet e tjere shqiptar, zotin Dritero Agolli:
    Ta gezosh ditelindjn dhe arrifsh dhe 100 vjeç me zemer te forte dhe mendje te kthjellet!
    Kujdes dhe shmangiu debateve me sharlatanet politik qe kerkojne te perfitojne per shkak e pleqerise (nuk eshte fyerje) duke u lepire me fjaleza servilesh “Patriarku”, por dhe me ndonje buqete me lule, per te bere bindese qendrimet dhe veprimet e tyre bllokuese ndaj reformave qe synojne ringritjen e ketij vendi. Ju as keni qene dhe as nuk mund te jene patriarku as i politikes shqiptare dhe as i ndonje force politike, ju jeni nje nder patriarket, nese mund te cilesoheni dhe keshtu, i letresise shqiptare te shekullit te XX.

    • Vezhguesi F …kohen e bejne njerzit …dhe kur “njerzit” qendrojne INDIFERENTE NDAJ VUAJTJES SE TE NGJASHMIT TE TYRE ,PRA NJERIUT ,KUR NGRENE NE PJEDESTAL SADISTET ,
      ATEHER NUK E MERITONI EMRIN NJERI !{SADIU}

      Koha juaj e pa lavdishme qenka histori ,vuajtjet dhe kalvari i jone qenka inat kalamajsh inatcor ????

      Ky “inati” im po ju inatos te gjitheve …do jete ndergjegjia qe nuk ju le te qete !

      • Absolutisht jo! Ndergjegja ime dhe atyre qe kerojne te qendrojne si mal me te verteten e tyre ndaj genjestres, mashtrimit dhe hipokrizise me njemije fytyra, jane jo vetem te pastra si qelibari, por as qe duan t’ia dine per inate dhe grindje te njerzeve meskine.
        Koha e shqiptareve (dhe jo vetem koha ime dhe e miqeve te mij dhe prinderve tane per te cilet aludon me dashakeqesi armiqesore ti) qe nga 800 mije deri ne nje dekade para mesit te shekullit te XX-te, arriten ne gati kater milon ne fund te shekullit te kaluar, eshte kohe e mbushur vetem me lavdi dhe sakrifica njerzore. Eshte koha kur shqiptaret e thjeshte dhe jo bythedhjamurit, u rrjeshtuan ne luften e lavdishme nacional-çlirimtare kunder pushtuesit fashist dhe sahalepiresve te tyre dhe jo vetem çliruan vendin por dhe e rrjeshtuan kete vend te harruar nga bota ne nje krah me fituesit e kesaj lufte boterore. dhe per kete u desh jo vetem sakrifice por dhe gjak njerzor, qe ti dhe mjaft si ti, kerkoni sot t’i baltosni.
        Koha jone eshte koha e rimekembjes dhe ndertimit te nje vendi, eshte koha e ngritjes se nje shteti me kushtetuten dhe ligjet e tij, eshte koha e nje zhvillimi modern, eshte koha e zhdukjes se analfabetizmit dhe arsimit te gjithe popullit.
        Po! Koha jone eshte koha ku ka patur dhe gabime, pse jo dhe faje! Por keto nuk mund te eresojne asnjehere lavdine e saj.

  • Gjithmone ja njoh helmin neperkes jozefine edhe pse cdo dite i ndrron pseudonimet dje ishte flexi,sot perfaqesohet me pseudon e vjeter dream.Mire Driteroin e ka hedhur,po hivzi nelen ku e ka gjetur,apo ja dha Berisha nen dore bashke me traktet e Hysen Shoshorit?Driteroi eshte Drite per kulturen shqiptare,nuk e fsheh vepren e tij

  • E thote vete Driteroi” perkulem si kallam” kjo do me thene qe pekulet nga te fryje era è gjithmone 90 grade ndaj politikes

  • Dream si shume I mllefosur me dukesh.Te porosis mere me te qete.Kush i doli perball ortekut e perlau,kush I ndenji anash shpetoi ,pati nga ato qe e shtynin qe te bente me shumme dem por pati edhe nga ato qe perpiqeshin e i hudhshin nga nje pengese te vogel para qe te ndalte shpejtsine ne rrokullisje per te minimizu demet. Per mua Driteroi ben pjese te keto te fundit ,çdo fjale e tije eshte me dy kuptime ose thene ndryshe eshte kuvend apo bisede luznakesh. Se kush jane luznaket pyet ndonje dibrane.Driteroi edhe 100 vite te tjera.

  • ENVERISTET NE DITA MALLENGJEHEN ME DRITEROIN E PARTISE SE PUNES DHE JA KANE FALUR GJYNAHUN SE I U PERKUL SI KALLAM SHEQERI SALIUT DHE MAFIES SE TIJ KOMUNISTE

    Njesoj si i u perkul Enver Hoxhes do vite me pare kur perzuri nga Shqypnia gruan e tij sovjetike me djalin e tij. Kur Enveri e mesoi kete lajm nga spiunet e tij i the Driteroit me qesendi:

    PO NA PRISHE ME SOVJETIKET O DRITERO CFARE KE BERE KESHTU?

    Driteroi ja ktheu menjehere Diktatorit me ze te mefshet:

    BERA ASHTU SIC ME THA PARTIA NE VESH O SHOKU ENVER.

    Prandaj edhe ne, te persekutuarit politike te regjimit sadist te Enverit te themi ne kete jubilej o Dritero Agolli:

    RROFSH E JETOFSH ASHTU SI TE KA MESUAR PARTIA E PUNES O DRITERO!

  • Dritero Agolli eshte nje magji ne jeten e popullit shqiptar ne veshtrimin filozofik eshte nje demostrim kulti qe me mendje te ftohte do na dukeshin te pa mundura ,por vullneti anullon vuajtjet dhe vdekjen e politikanit dhe poetit .Ky vullnet do fitoi mbi ligjet e natyres Driteroi do jetoi sa do vete !..Dritero Agolli eshte ushqyer me qumshtin e nenes trime e zgjuar Devollite qe ne lindje,eshte shkolluar ne zjarrin e shpuzes se luftes patrjotike legjendare ,eshte kntribuesi vezhguesi dhe ndertuesi i shqiperise nga themelet nga analfabetizmi 90% te popullsise deri tek akademia e shkencave dhe lidhja e shkrimtarve shqiptar .Nga parmenda e drurit deri tek industria e rende mekanike.Ka asistuar ne spektakle te mahnitshme te arritjeve te shqiperise komuniste.Ka rezistuar luftes klasave dhe luftes brrylave ne regjime te ndryshme .Si njeri me vullnet te magjishem ju eshte imponuar gjithmon te tjreve ,por si njeri njeri me magji ,manjetizimi I tije ka terhequr dashurine e popullit shqiptar me vullnetin dhe zemren e tije te sinqerte te dashur ndaj popullit .Ai ka arritur tritolin e S.Berishes ,kamikazet te P.Demokratike qe vodhen dhe shkatrruan shqiperine ,KA ARRITUR SHKARRIMIN E USHTRISE ,ka arritur makinat luksoze te politikanve dhe benzin e blinduar te Saliut se bashku me antiplumbin qe mben veshur ne demokraci.Ka arritur grushtin e shtetit te v.98 me arkivol ne krahe te A.Hjdarit,ka degjuar lavderimet dhe trillimet e mashtuesit demagog te F.Nanos.SHkurt Dritero Agolli eshte si nje liber enciklopedije qe te lexojme punen e ngerthyer nga te fortet e kesaj shqiperije,nga nje agjenture e nendheshme qe duket sot ne makinat dhe vilat luksoze qe disponijne sot politikanet shqipter ,keta borgjez te rije ,keta katila te kohes moderne.Pra Driteroi eshte nje liber qe duhet lexuar e shkruar!?…Eshte nje energji e madhe per tu mesuar brezave te ardheshem politikanesh se si jetohet pa vjedhur por me vullnet ,punon per popullin tende e vene jeten tende ne sherbim te atdheut dhe popullit ,ky eshte Dritero Agolli i uroje jete sa me te gjate.

  • Thoni cfare te doni, por ju lutem vetem mos me thoni qe edhe Driteroi na paska qene disident. Pse mer per pelen qe kali nuk e bente dot se e kishin tredhur, apo me gomarin para kalit e luftonte Driteroi Partine? Eh, u prish edhe kjo dynja kur m’i thoni edhe Driteroit disident, hapu dhe te futem.

  • DRITEROI nuk eshte disident por nje shkrimtar i madh i kombit.Nje shkrimtar qe shkruan edhe per politiken mbetet shkrimtar prandaj mendoj se qenerit,çakejt ,lepujt qe shajne Driteroin apo ndonje shrimtar tjeter, mbeten kafshe qe ushqehen me jashteqitjen e tyre.

  • Si gjithmone,i cfaqet sindroma e servilizmit per ate qe eshte ne krye.Edhe ne kete rast,servilizmi i drejtohet Presidentit Berisha.

  • Agolli do vazhdoje te jete i madh per aq kohe sa ne Shqiperi te kete nostalgjike te komunizmit,te cilet ne shumice dermuese jane fshatare,si dhe te indoktrinuar nga keta te fundit .

  • Gjende mire nuk ka shume si kjo Drimja apo Drania si quhet qe na tregon luften e klasave dhe haron dramen e nje kombi te tere nga dhimokracia Berishjane.Ngushellime Drim,endero per pushtet qe perfaqeson.

  • Dritero i nderuar
    kur te shkosh n’at bote
    po te marresh Berishen
    do te qajme me lot……

    Sido qe te jete pac jete te gjate!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *