Kreu i KLP-së: Nuk ka afat për SPAK-un, varet nga Vettingu

DITA Online

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit e njohur ndryshe si SPAK, ende duket larg ngritjes së saj. Në një interviste për Tv Klan, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi sqaron se aktualisht po bëhet vlerësimi i prokurorëve që kanë aplikuar për qenë pjesë e SPAK nga një komision i posaçëm, i cili e mbaron punën e tij në datën 6 Qershor.

Këshilli në tërësinë e vet ka 3 javë kohë për të finalizuar vlerësimin, një vlerësim që do të bëhet me pikë. Këtu e mbaron punën e tij Këshilli. Këshilli ka hapur 15 vakanca. Do t’i rendisë të 25 kandidatët sipas meritës dhe këtu mbaron puna jonë.

Por nuk krijohet ende SPAK-u, sepse ligji thotë që të krijohet Prokuroria e Posaçme, të gjithë ata kandidatë që ka vlerësuar KLP, duhet ta kenë kaluar vetting-un, në të dyja fazat e tij. Se sa kohë do t’i duhet vetting-ut për t’i trajtuar këta kandidatë, në të dyja shkallët, është një çështje që nuk mund t’i përgjigjem”, thotë Brahimi.

Aktualisht, vetëm 2 nga 25 prokurorët që kanë aplikuar kanë kaluar vetting-un. Në KLP ka diskutime që SPAK mund të ngrihet me më pak se 10 prokurorë minimumi që parashikon Kushtetuta.

Ka dy pozicione në Këshill. Një pozicion që thotë se ne jemi të detyruar që të presim derisa 10 prej këtyre kandidatëve që ne i kemi vlerësuar ti kalojnë të dyja fazat e vetting-ut dhe vetëm pas këtij çasti ne mund ta krijojmë me vendim Prokurorinë e Posaçme.

Ka një mendim tjetër, ky orientim kushtetues ka të bëjë me faktin që në përgjithësi Prokuroria e Posaçme nuk mund të ketë më pak se 10 anëtarë, por ky nuk është urdhrim për ne që të mos e krijojmë SPAK-un, edhe me më pak sesa me 10”, shprehet kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ngritja e SPAK po mban peng edhe një strukturë tjetër të rëndësishme të drejtësisë së re, Byronë Kombëtare të Hetimit.

Sipas Brahimit: “Procedurat për fillimin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është praktikisht Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, do të fillojë vetëm pasi të krijohet Prokuroria e Posaçme”.

Gjithashtu, edhe ligji 41-bis, i cili do të krijojë një tjetër regjim për të burgosurit VIP, është në pritje të SPAK, pasi mund të vihet në lëvizje vetëm nga një prokuror i kësaj strukture.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Ju mire eket,kerkoin ta piqeni mire, pore me c`fare po shofim ju nuk po e picni problemin pore ju po e DIGJENI.!
    Keshtu duan vipat e medhej qe ju ti dhigjeni se keshtu atyre u jepet mundesia te shpetojen.
    Perfundimishte Spaku do te ngelet perseri te merret me cironkat se peshqit e medhej ja mbathin.! Ata po e coptoj rrjetiun pa hyre nbe rrjete.!
    Vazhdoni Vazhdoni Digjeni Digjeni se per ta pjekur nuk e keni ndermende.!

  • Mungesa e mundesive qe na informon me ngjane si perralla e mushkajes.
    Mos krijimi sa ma shpejt i SPAK-ut len pa krijime edhe degezime te tjera.Nji soj si:Prit gomare te mbije bare.
    Keshtuqe hapja e negociatave nuk behen dhe kaq.Ka rrezik te shuhet e shembet gjithe mundi i arritun deri ne kete qast qe informohemi aspak pozitivisht qe populli mban shpresen se SPAK do ti hyje punes dhe ne do ndjejme gezim dhe qetesi me arrestimet dhe dhenien llogari para drejtesise te gjithe hora e krimit e te korrupsionit me ne krye Berishen dhe Bashen.Etj etj pa mungue te tjeret nga te gjithe krahet e partive te politikes shqiptare.

  • e moret vesh si ja hedhin topin njeri tjetrit kta mashtrues ?

    Kta jane te gjithe te korruptuar nga banda e krimineleve

    sali berisha ilir muta etj etj .

    Vettingu dhe SAPK do ishte e besushme per shqiptaret ,

    vetem ne rast se ajo ,do ishte nji nisme Europiane + Amerikane

    dhe vet prokurori i pergjithshem i Sjhqiperise nuk do ishte nji vendase ,e cila ne kushtet ku eshte formuar
    e jeton,nuk eshte e afte te bej nji Xerro ne Drejtesin

    e atij vendi ,
    por nji Prokuror i Huaj i ngarkuar nga BE-ja oer te zbatuar Reformen e deshiruar dhe qe ata vet ja kerkojne Shqiperise si kusht per tu bere pjes e saj .

    Perndryshe gjithcka eshte nji Tallje qe i behet shqiptareve nderkohe qe ne shqiperi gjithcka degradon .
    Mos presin valle BE-ja qe shqiptaret te zhduken nga Shqiperia te gjithe pastaj te ndertojne aty Shtetin me banore te huaj sjelle ne Shqiperi nga gjithe Bota ?

    un dyshoj per nji plan te tille djallezore ,sepse nqs duan te bejne Drejtesin e bejmne brenda nji viti .
    Shqiperia eshte baraz me nji ´Qytet Europian dhe
    hipet mbi shina lehtesihte ,nqs duaN BE + USA

    perndryshe e gjitha ishte nji KINEZERI me shqiptaret

  • Cfare sabotimesh mafioze ! Ate qe shqiptaret e kerkojne
    me urgjence: krijimin e SPAK-ut dhe BHK-s, pikerisht ke-
    tu fillohet me venjen jo “shkopinjeve” por “kercunjeve nen
    rrota” ! Shqioeria nuk ben prokopi sepse te gjithe politika-
    net dhe antidrejtesia qe kane kapur per fyti pushtetin legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqesorin ndodhet ne duart e mafias se kryesuar nga binomi : Berisha- Meta dhe levat
    e tyre kudo ne qender dhe ne baze. Hajduti bertet kapeni
    hajdutin. Akuzuesit,qe me sharlatanerine e tyre po habitin
    boten hedhin kudo ne bote se gjoja K/ministri aktual,em-
    rin e te cilit e kam bezdi ta permend,sidomos keto muajt e
    fundit ka “kapur” gjithcka: gjyqesorin, pushtetin politik,me-
    dian,gjithecka eshte krejt mashtrim dhe alibi per t’i hedhur
    hi shqiptareve por sidomos te huajve. Ndjek me kureshtje
    pothuajse te gjitha kanalet televizive dhe me perjashtim te ndonjerit, te gjithe jane hedhur ne sulm kunder ketij
    K/ministri, nuk lene gje pa thene deri edhe ne ofendime
    ndaj nje pushtetari qe ne fund te fundit eshte zgjedhur nga nje popull qe e ka pare te aresyeshme qe te jete Ai
    dhe JO NJE SALI, apo “derivat i tij” ! Edhe shtypi, merja-
    shtim te gazetes “TEMA” qe vazhdon ende te perkrahe
    K/ministrin aktual dhe “DITA” e cila kohet e fundit duke fi-
    lluar nga sjellja e “FOSILIT” pertej Oqeanit, me te cilen edhe une si qytetar anonim jam plotesisht dakort dhe
    ndaje te njejtat mendime me gazetaret: V.Malaj,B.Islami,
    A. Duka, SH. Murati etj. me te cilet kam komentuar qe di-
    ten qe “FOSILI” u ngrit ne piedestal aq sa K/ministri u beri thirrje partizaneve LEGJENARE,mbare shqiptareve te “ULNIN KOKEN” dhe te kalonin nen “HARKUN e TRI-
    UNFIT BALLIST” ! duke veshur keshtu “xhyben e turpe-
    shme” te “Ballit Kombetar” ashtu si vite me pare paraar-
    dhsi i tij “veshi pelerinen e turpshme” te Mbretit duke en-
    derruar qe nje dite edhe KY do te behej mbret e “naltma-
    dheri” e shqiptareve kudo ne bote. Tash shqiptaret kane
    nje “KRYEZOGIST” dhe nje “KRYEBALLIST” . Por,nder-
    sa banda pedeiste eshte zevendesuar me Lulushin enda-
    cak neper bote, socialistet ende nuk e kane zevendesuar
    kryetarin e tyre….?! O tempora, o mores !
    Le te kthehemi perseri tek situata aktuale: per te qene re-
    aliste ne qytetaret anonime shqiptare duhet te bindemi se
    vendi sot,ashtu si dje sundohet nga mafia e organizuar dhe e strukturuar ne menyren me perfekte, bile me e sofi
    tikuar se ajo italiane dikur. Sali Berisha dhe Ilir Meta jane
    bashkekryetaret e mafias shqiptare. E gjithe situata kaoti-
    ke qe ekziston ne Shqiperi sot eshte produkt i rrjetit ma-
    fioz qe vepron “underground” ne te gjitha qelizat e shoqe-
    rise shqiptare. Kot mburret K/ministri aktual ku deklaron se do te ” NDERTOJE SHTET” , nje MUT ! Mafia shqip-
    tare e kryesuar dhe dirigjuar nga binomi e lartpemendur
    eshte shume e fuqishme se sa s”SHTETI” i Kministrit.
    Per t’u bindur shimoni si zvarriten gjerat,sabotohen qelli-
    sht qe te shkohet deri atje sa te deklarohet se “Reformes
    ne Drejtesi do t’i duhen te pakten edhe 8 vjet te tjera qe te perfundoje” !? Keshtu deklarojne “autoritetet ligjvenes”
    qe do te thote te gjithe pushtetaret pas 8 vjetesh kushedi
    nga do t’i shijone padurine e plackitur dhe asfare nuk do
    t’i hyje “gjemb ne kembe”! Na rrofte Reforma ne Drejtesi”,
    narrofshin ” Vetingu”, SPAK-u, BHK…..!!! Dhe shqiptaret
    do te pesojne nje disiluzion te vertete. Eshte kjo aresyeja
    qe rinia shqiptare po iken nga syte kembet neper bote
    duke mos ushqyer asnje iluzion ndaj ketyre forcave poli-
    tike, te majte apo te djathte qofshin. Do vije dita qe ne
    Shqiperi te ashtuquajturat parti njera,ajo ne pushtet do
    te kete si “turme” ne shesh opoziten qe do te alternojne
    pushtetin paqesisht nje here ne 4 vjet sepse nuk durojne
    per me shume kohe pa pushtet….! Nga nje perllogaritje
    te perafert del se me shume se gjysma e popullsise
    shqiptare,sidomos rinia ka ikur nga Shqiperia dhe jane
    vendosur ne dhe te huaj. Dhe pushtetaret e justifikojne
    para shqiotareve se ata “kane ikur per nje jete me te mire” ?! Si nuk u vjen turp,sinqerisht ! Kjo eshte nje tallje
    e hapur. Nga ana tjeter opozita aktuale,sikur shqiptaret
    te mos e njihnin pafytyresine e saj, i premtojne rinise
    shqiotare qe kargohet nga syte- kembet, qiellin dhe token
    “parajsen e amshuar”! Sikur shqiptaret te mos i njihnin fy-
    .tyrat e Berishes,Metes,Bashes dhe “dishepujt” derivate
    do ta hanin kollaj kokrren e ullirit qe i serviret me premti-
    me te bujshme,por ja qe keta mytebere shqiptaret i kane
    njohur aq mire sa qe sot ngado qe hedhin syte u ngjallin
    panik e frike duke marre turravrapin si ” djalli nga temjani”
    Kjo eshte panorama e erret e paperspektive e Shqiperise
    aktuale….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *