“Foreign policy”: Detyrë e SHBA-ve bllokimi i influencës ruse në Ballkan

DITA Online

Prestigjozia “Foreign policy”, nënvizon se SHBA-të dhe BE kanë triumfuar në një mënyrë spektakolare në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë Veriore, teksa arritën që të përbashkojnë dy shtete në marrëveshje. Në shkrim nënvizohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë po bashkëpunojnë dhe ky është hap i mirë për politikën amerikane dhe globale.

Në pjesën për Kosovën, thuhet se shteti i Kosovës dhe Serbia duken më të papajtueshme me njëra – tjetrën dhe akuzojnë vazhdimisht njëra – tjetrën se janë kriminale. “E njëjta perspektivë si në Maqedoninë Veriore është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiç, as presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, nënvizohet nga “Foreign policy”.

Çështja e Kosovës është urgjente, sepse ajo vazhdon të mbetet një plagë e hapur rajonale. Me Bosnjën e ndarë, Rusia vazhdon që të ketë influencën e saj në Ballkan. Kështu që , detyra për ta kthyer Ballkanin nga perëndimi i bie Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mos lejuar influencën ruse aty”, raportohet nga media prestigjoze amerikane.

Çështja e Kosovës, vijohet në shkrim, mbetet ende e paqartë, përpos faktit se si Vuçiç dhe Thaçi kanë thënë se duhet angazhim edhe më i madh i SHBA-ve. Sa i takon ndarjes së mundshme të Kosovës, “Foreign policy” analizon se kjo ide nuk mund të bëhet konkrete dhe as do të kishte mbështetje.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • …ateher ,te largohen lideret aktual dhe te gjinden lider serb te serbise dhe shqiptar te kosoves te cilet do jene me bashkepunues me BE dhe SHBA dhe kjo eshte shume e thjeshte

  • Foreign policy eshte e North American apo South American?E bera kete pyetje sepse be titullin e artikullit shkruhej:Foreign policy detyra e SHBA ve eshte bllokimi I influenced ruse.Shkuhet SHBAse.Gazetare analfabete dhe te paformuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *