Kolumbia, në botëror pas 16 vjetësh mungesë

redaktor

Barazim dramatik me Kilin pas disavantazhit 0-3 në pjesën e parë, Bogotá në festë

Kolumbia është kualifikuar në finalet e kampionatit botëror pas 16 vitesh mungesë. Për t’ia arritur iu desh një barazim dramatik me Kilin në ndeshjen e luajtur në Bogotá. Miqtë kryesuan 3-0 që në pjesën e parë, me Vidal që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të me penallti, para se Aleksis Sançes të shënonte në minutat 22 dhe 30. Reagimi i Kolumbisë erdhi në pjesën e dytë, fillimisht me Gutierres që shkurtoi në 3-1 diferencën në minutën e 68, para se të dilte në skenë Radamel Falkao. Sulmuesi i Monakos realizoi dy herë me penallti, në minutat 75 dhe 84. Në dy sfidat e tjera të Amerikës Latine, Ekuadori mposhti 1-0 Uruguain, ndërsa Venezuela barazoi 1-1 me Paraguain. Ndeshjet e raundit të fundit të eliminatoreve do të përcaktojnë dy skuadrat e fundit që kualifikohen direkt për në Brazil, ndërsa e pesta do të luajë në play-off.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *