Derbi, Partizani mposht Tiranën

redaktor

Demiri dhe portieri Caka “bashkautorë” në golin e vetëm të ndeshjes

Ertan Demiri, në “bashkëpunim” me portierin e Tiranës, Caka, i dha fitoren Partizanit në derbin e parë në Kategorinë Superiore që nga viti 2009. Shfaqja në fushë nuk i ngjit kurrë në nivelin e shfaqjes në shkallët e stadiumit, të mbushura si rrallëherë për një ndeshje kampionati. Ndeshja ishte pothuajse e barabartë, me Tiranën disi më ngulmuese, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta dominonte tjetrën. Në minutën e 57-të, pas një goditjeje të lirë nga e djathta e sulmit, Caka grushtoi shumë keq, duke e çuar topin prapa, ku Demiri e shtyu me kokë në portën e boshatisur. Tirana u përpoq të barazonte, por ato pak raste u neutralizuan nga portieri Alban Hoxha, krejt ndryshe nga kolegu i tij bardheblu. Partizani ruan vendin e tretë, tani me vetëm një pikë më pak se Skënderbeu dhe Teuta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *