“E-learning” në mjekësi: S’ka më diploma e kredite me manipulime, tani…

Bora Basholli

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit ka prezantuar platformën “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin.

Ky është një moment historik për mjekësinë shqiptare. Ish-Kryeministri i Italisë është këtu për të promovuar një produkt ekselent dhe iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë. Kompania ekselente ka pika në Londër, Romë, Majemi, Tiranë dhe është kthyer në pikë reference për “E-learning”, i ofron shërbimit tonë shëndetësor një profesionalizëm të lartë.

E-learning’ fut teknologjinë në mjekësi, duke zhvilluar mjekësinë më tutje. Unë dua të falënderoj ish-kryeministrin italian Dalema, sepse së pari ka qenë një reformë e rëndësishme e kryer në kohën e qeverisë së tij për shëndetësinë, kur është futur ajo ç’ka u bë pastaj shembull për ne, edukimi në vazhdim i detyruar. Sot në mjekësinë shqiptare është një partner profesional shumë i rëndësishëm.

Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pa-manipulueshëm. Është sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore.

Ne jemi duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë, pasi ambicia jonë është që të përfitojmë nga inovacioni, pavarësisht shkallës së zhvillimit të vendit. Ne duam që të jemi përpara në sistemin e teknologjisë, që burokracia të marrë fund. Kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë, por me këtë hap çelet ky shteg. Nuk është vetëm sistem i pa-manipulueshëm, por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është sistem që do të lehtësojë punën e profesionistëve në mjekësi, që informon në kohë reale aktivitetin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë”, tha ai.

 

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Kesaj françezet i thone mettre la chartue avant le boeuf! Dmth me i nis punet bythprape.
    Formimi i mjekeve nuk eshte problemi kryesor pse deshtojme ne mjekesi se edhe po te jete superi formuar kur duhet prej kukesit me shkuar ne Tirane per nje analize apo nje radio a skanner , nuk eshte faji i paaftesise se mjekut po faji i paaftesise se qeverise me pajise spitalet me mjetet qe duhen pa tjeter.
    Elearning ka plot interneti e gati cdo fakultet te botes pa pare I ka keto, ku mjeket e studentet te mjekesise munden me mesuar sa te duan . po kur kete mesim nuk mundesh me zbatuar kot eshte…ky investim sa do i kushtoje buxhetit ? Edhe a eshte bere nje analize cost efektiv karshi elearninget falas apo prape eshte nje tender per me zhvathur xhepat e shendetsise,dmth shqiptareve?
    Ku mendohet me u ba ekonomia ketu? Ku mendohet me pasur perfitim per buxhetin tone?
    Kete askkush nuk na tregon 0. Pos fjale te bukura asnje objektiv e asnje tregim per si do te mbaten keto objektive te qeverise, ne qofte se ka pasur te tilla…..

  • NJI PUNE E SHKELQYER E SHMANGJES SE

    FAKE DIPLOMAVE E TRAFIKUT TE SHEMTUAR NE

    UNIVERSITETE MODEL I PLEPAVE TE UNIVERSITETIT TE FISIT

    SHPELLA SALEH !!!!!!!!!!!!!!

    MADJE NUMRI I STUDENTEVE DUHET TE

    PEERGJYSMOHET DHE STUDENTET TI

    NENSHTROHEN NJI TESTI KULTURE QYTETARE

    E NATYRISHTE PRANIMI TE KUFIIZOHET NE

    MESATAREN { 8,5 – 10 }

    Shqiperia ka nevoj per K U A L I T E T jo

    K U A N T I T E T

    si sot qe rrugace te diplomuar mbushun rruget e kafenete ,
    parazite te pashrese

  • O psikopat, rrogat kur do ti rritesh.

    Boll vodhe per vete, o gjysmak, mendo pak per popullin.

    Nuk ben njeri nje qerre me shkolle, qe te paguhet 400

    Euro/muaj, dhe me kushtet me te keqija te mundshme.

    Merru me problemet more gjysmak, se ka specialste

    qe e vleresojne aftesine e mjekeve.

    O gjysmak, mjere ky popull qe te ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *