20 Maji është dita jozyrtare e “Shën Valentinit” në Kinë, sepse në gjuhën Mandarin shqiptimi i numrave “520” (5 për numrin e muajit, dhe 20 për datën) tingëllon i ngjashëm me fjalinë “Të dua” (wo ai ni).
Këtë ditë, një gjysh 97-vjeçar shprehu dashurinë e tij për bashkëshorten 99-vjeçare duke i dhënë asaj një buqetë me trëndafila.
Me duart që i dridheshin, historia e çiftit kinez ngrohu zemrat e shumë shikuesve online.
Momenti dhe pamjet e çiftit që ecnin krah për krah, duke ngrënë dhe duke qeshur së bashku u filmuan në qytetin Shandong të Linyi.
Mbesa e tyre thotë se të dy janë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe shpesh herë thonë: “Nuk na ka mbetur dhe shumë kohë, prandaj përpiqemi ta duam fort njëri tjetrin çdo ditë”.
j.l./ dita

Confusi thoshte ;
merri ere trendafileve qe te dhuron i dashuri ,
dhe petalet e tyre shtroji mbi shtrat shtrire mbi to nudo
mbyll syt dhe endero pejetesine e asaj arome dashurie 😛