Hetem Qerimaj, një ditëlindje në skenë dhe dy të ftuar “Oskar”

Elena Tase

Jeta e ka mësuar që të jetë një gladiator dhe të luftojë për të fituar zemrat e publikut. Asgjë s’ka qenë e lehtë, megjithatë ai mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi.

Hetem Qerimaj është 85 vjeç dhe sot feston ditën e lindjes me një koncert festiv në Amfiteatrin e Kodrave të Liqenit. Për të është një ditë e veçantë dhe ta festojë kështu, është “vetë jeta”, siç shprehet ai.

Janë 9 artistë nga tre breza, që do të ngjiten në skenë dhe do të interpretojnë një program të pasur muzikor me pjesë shqiptare, por edhe nga fqinjët tanë ballkanikë, por edhe europiane, nga Franca deri në Irlandë.

Koncerti titullohet “Harku i Triumfit të Qerimajve” dhe do të sjellë përvojën e gjatë të patriarkut të familjes, pasuar deri te muzikanti më i ri i saj.

Të ftuar të veçantë në këtë mbrëmje do të jenë edhe dy instrumentistë, të cilët kanë marrë pjesë në interpretimin dhe realizimin e kolonës zanore të filmit fitues të çmimit “Oskar”, “Gladiator”. Koncerti, i cili do të nisë në orën 20:00, është menduar të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta dhe do të sjellë për publikun një repertor të pasur.

                 Fatos dhe Hetem Qerimaj

Të ftuarit e veçantë

Filmi “Gladiator”, fitues i pesë trofeve “Oskar” në edicionin e 73-të të Academy Aѱards, me regji të Ridley Scott dhe interpretimin e shkëlqyer të Russell Croѱe, do të mbetet në historinë e kinematografisë botërore edhe për kolonën zanore, kompozuar nga Hans Zimmer dhe Lisa Gerrard.

Dy prej instrumentistëve që kanë interpretuar në realizimin e muzikës së filmit janë të ftuar në koncertin e 85- vjetorit të Qerimajt. Njëri prej tyre është Sarge Arribas, ndërsa tjetri, instrumentisti franko-armen, Lévon Minassian, i cili ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Charles Aznavour, Helene Segara, Peter Gabriel, Tony Levin, Armand Amar apo Sting.

“Jam shumë i kënaqur që do të jem në këtë koncert në Tiranë. Do të luaj me duduk, një instrument 3-mijëvjeçar, që ka qenë pjesë e shumë kolonave zanore. Ka qenë shumë e rëndësishme që edhe në filmin ‘Gladiator’ është evidentuar më shumë ky instrument nga origjina ime armene. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi”- shprehet instrumentisti francez Levon Minassian.

                   Instrumentisti franko-armen, Lévon Minassian

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *