Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, kryetarja e komisionit të medias: S’ka nxitim

Bora Basholli

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri reagoi sot lidhur me debatin për reformën në Akademinë e Shkencave.

Në një dalje për mediat, Dhimitri tha se e konsideroi këtë një proces të parregullt ndërsa apeloi akademikët të mos bëhen palë në të.

Ndër të tjera, ajo kërkoi nga dorëheqjen e Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara për të qenë në krye të Akademisë, në mënyrë që kjo e fundit mos kapet nga politika.

“U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore që kompromentojnë të ardhmen e Akademisë së Shkencave dhe e vendosin ligj-vënësin para faktit të kryer.

Nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 maj, tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces. Kokëfortësia, mungesa e transparencës e një grupi apo edhe një individi vetëm e dëmton akademinë dhe shkencën shqiptare.

U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese që bien në kundërshtim me ligjin. Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike.

Zoti Gjinushi, ish-kryetar partie që ka dhënë dorëheqje 4 ditë më parë, ish kryetar Kuvendi dhe ish ministër në diktaturë, po pse edhe shkencën ne politikanët do ta drejtojmë? Zoti Gjinushi tërhiquni nga zgjedhjet! Mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor në vend” – u shpreh ajo.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Akademiku Prof. Dr. Skender Gjinushi aktualisht nuk ka asnje funksion politik, ndersa kryetarja e Komisionit te Medias ne Kuvendin e Shqiperise, Fatjona Dhimitri, perdor postin politik te saj per te nderhyre padrejtesisht ne punet e brendshme te Akademise se Shkencave.

  • Z.Fationa edhe une jame plotesisht dakort me ty Drejtues te ASH te vendoset Ver Llapa se nuk eshte marre asnje here me politike.
    ASH e nderojne shkencetaret moj zoje dhe jo gomeret.Po keshtu edhe se kur don me te dhene mend edhe e padishmeja.Prof.Gjinushi i ka dhene gjithe mone arsimit dhe shkences ne vendin tone.

  • Nuk ka faj kjo laraska e dale nga halet vicidolase,por rame dylberi,qe i ka dhuruar keto poste.
    I madhi Karajan do te thoshte:
    Ku kimija
    Ku kjo e dhjera Dhimitrija!

  • Bravo Ilir Yzeiri! Per fat te keq, kryetarja e Komisionit te Medias ne Kuvendin e Shqiperise, Fatjona Dhimitri (PD), sapo e sulmoi politikish reformatorin e Akademise se Shkencave, Ak. Prof. Dr. Skender Gjinushit, i cili eshte dorhequr nga te gjitha funksionet e jetes politike te Shqiperise.
    Para dhjete viteve, nje rapsod kosovar pat vajtuar:
    Thone, ka ra zjarr ne ate Shqypni,
    Se c’u doq nji Akademi!
    Kush e dogji Akademine?
    Artan Fuga me Saline!

    Tani, grupi i Sazeve te Permetit do te kendoje:

    Tritan Shehun zevendesova,
    hi syve njerezve iu hodha;
    Ne jete te jeteve me Saline
    tym e flake ta bejme Shqiperine!
    Zjarr i ndeze zemrat tona,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *