Për muajt maj, korrik dhe shtator, KPK nuk do të hedh shortin për të kaluar në vetting subjekte që janë në proces vettingu.
Kjo pasi për këta tre muaj komisionerët dhe ekspertët e këtij institucioni do të shqyrtojnë me prioritet kandidatët për SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë nga kryetarja e KPK-së Genta Tafa Bungo në 7 maj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka vendosur të pezullojë për tre muaj shortin për rivlerësim për muajt maj, korrik dhe shtator të këtij viti.
Ky vendim mban numrin 29 dhe është nxjerrë në 7 maj 2019. Në vendim argumentohet se shkak për ndërprerjen e shortit është bërë ngarkesa e madhe aktuale, procedurat e përshpejtuara për krijimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese e të cilat po shqyrtohen me prioritet.
Sipas vendimit, aktualisht në KPK janë në procedura rivlerësimi 115 çështje dhe të mbartura nga viti i kaluar 72 çështje, të cilat janë shpërndarë me procedure shorti gjatë periudhës janar-mars 2019.
Gjithashtu në vendim arsyetohet se zhvillimi i procedurave të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon më shumë kohë për tu realizuar në mënyre efiçente.
Deri tani në vetting kanë kaluar rreth 150 subjekte, ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar dhe i janë drejtuar shkallëve të tjera të ankimimit.
b.b/dita

Sihariq, pezullohet Vettingu. Një marri e shkuar marrisë, një bashkëfajësi në një krim që vazhdon, që nuk duhet injoruar e sponsorizuar, por denocuar, hetuar dhe ndëshkuar me tërë fuqinë e ligjeve dhe jo injoruar vendime gjykatësish e prokurorësh qe abuzojnë me pushtetet në dëm të taksapaguesve, pasurisë kombëtare dhe asaj private qe lanë pas mijra të vrarë e gjymtyer në ditë e vite deri më sot. Mjaft është MJAFT me avokatin ndaj djallit të denoncuar e vërtetuar si pjesë e botës së krim- korrupsionit me dëshmi të gjalla sa institucionale e medjatike aqë dhe me shume popullore.