Shqiptarja kandidon për PE në Itali, Meta e mbështet: Shembull frymëzimi dhe nxitje

DITA Online

Aktivistja shqiptare dhe studiuesja e emigracionit Gerarta Ballo do të kandidojë për Parlamentin Europian në Itali.

Lajmin e bën të ditur presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ku shpreh mbështetjen për shqiptaren.

“Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.

Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE.

Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian”, shkruan Meta.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • po per 100-ra shqiptare ,

    qe vret greku neper burgje perse nuk ka reaguar njiher

    ky maskara ?

    E di ky qe e ka per detyre te mbroj qytetaret e vendit te tij ,e jo te vrapoj cdo dite e kapi x e y me bo foto fb si
    njeri ordiner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *